aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


LIGJET JANE . PERSE NUK ZBATOHEN ? Nga Agim Dalipi
» 12/10/2009 - 05:03
Ligjet nuk bėhen , siē deklarohet shpesh , nė pėrputhje me legjislacionin e pėrparuar europian , pėr tė “kėnaqur “ BE qė tė na pranojė nė gjirin e saj , por pėr ta ēuar vėrtetė Shqipėrinė nė Europė . Dhe kjo bėhet edhe kur pėrpilohen siē duhet ligjet , por sidomos kur zbatohen ato .

LIGJET  JANE . PERSE  NUK  ZBATOHEN  ?

 

   Duket  se  lista  e  ligjeve  , ku  pjesë  e  tyre  është  dhe  kujdesi  për  mjedisin , që  miratohen  e  nuk  zbatohen , është  e  gjatë  dhe  , siç  duket  edhe  mund    zgjatet  akoma .Shpesh  , për  ndërhyrjen  shtetërore    zbatim    këtyre  ligjeve , bëhet  ose  ndonjë  emission  televiziv , ose  kronika    median  e  shkruar . 

    MBETJET  SPITALORE

       Për  to  ka  disa  ligje e  rregullore : Ligji Nr.8094, datë 21.3.1996 “ Për  largimin  publik    mbeturinave “ ; Ligji Nr.8934 dt.05.09.2002 “ Për mbrojtjen e mjedisit “ ; Ligji Nr.9010 dt.13.02.2003 “ Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta “ ; Ligji Nr.9115 dt.24.07.2003 “  Për trajtimin mjedisor të ujerave të ndotura “ ; Ligji nr.9537 “ Për administrimin_e mbetjeve të rrezikshme “ ; Rregullore Nr.6 dt.30.11.2007” Për administrimin e mbetjeve spitalore “ ; VKM Nr. 99 dt.18.02.2005 “  Për miratimin e katalogut shqiptar të klasifikimit të mbetjeve “. Edhe  mënyrat  e  trajtimit    tyre  janë  rregulluar  me  norma    përcaktuara  qartë . Dëmi    mund    sjellin    mjedis  e    shëndetin  e  njerëzve  është  i  qartë  për  këdo  e  , aq    tepër  për  Ministrinë  e  Shëndetësisë  e  atë    Mjedisit . Por , që    kujtohej  shteti  se  këto  duheshin  zbatuar , u  desh  një  emission  investigativ    televizion  , që    nxirrte      palarat “  e  administrimit    këtyre  mbetjeve . Këtu  nuk  është  problemi  se  një  zyrtar  , diku    institucione , nuk  ka  kryer  detyrën . Në  television  pamë  skandalin ( që  është  pak  ta  quash    tillë ) , se  si  mbetjet  spitalore  hidheshin    kazanët  e  mbeturinave  urbane  si  plehrat  e  shtëpisë . Është  pak  ta  quash  skandal  edhe  atë      Spitalin  Ushtarak  problem  ishte  mungesa  e  1000  litrave  karburantit .

   Le    shohim  çfarë  thonë  drejtuesit . Dr. n/kolonel N. Fejziu, në Institutin e Kërkimeve Mjekësore ( Spitali Ushtarak ) pranon  se    këtë  spital  , sipas përllogaritjeve dalin rreth 60-70 kg mbetje biologjike. Këto deri me 2006-ën digjeshinnim, ndërsa sot  çohen   pjesërisht në QSUT , me të cilën kanë lidhur kontratë. Por  nëndrejtori i QSUT-së, Xh. Draçini  thotë  se "mbetjet spitalore vijnë jo nga spitalet, por nga institucione që jane edhe private, ku në baze të ligjit u ofrojmë kete shërbim duke përbërë dhe të ardhura dytësore për qendrën spitalore. Por sasia është shumë e vogël. Sasia e tyre nuk i kalon 10-15 kg në dite gjithmone dhe këto nuk i sjellin çdo ditë “ . Pyetjes  se  shkojnë    QSUT  mbetje spitalore nga Sanatoriumi apo Spitali Ushtarak , z. Draçini u pergjigj : "Me thënë të drejtën, jo". Athere  si  është  e  vërteta ?

         vërtetën  e  shikojmë    studimin  e  mjekut A. Hoxha,  financuar nga OBSH-ja, UNICEF-i, USAID-i etj… , ku  pjesë e studimit janë  QSUT , Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Materniteti “Koço Glozheni”, Spitali Universitar i Sëmundjes së Mushkërive ”Shefqet Ndroqi” dhe ISHP “Hulo Hajderi”. Aty  sqarohet  se  përpunimi i mbetjeve spitalore kryhet pjesërisht në QSUT dhe nuk kryhet në asnjë rast në spitalet e tjera. Sipas tij mbetjet e spitaleve depozitohen njëlloj si të gjitha mbetjet e tjera në kontejnerët e zakonshëm, kur trajtimi i tyre duhet të bëhet veç të tjerave. Ndërkohë që 25 për qind e këtyre mbetjeve përbëjnë rrezik për jetën e pacientëve në spitale apo për banorët e zonave ku depozitohen. Sipas të dhënave, spitalet shkarkojnë rreth 1439.63 ton në vit mbetje spitalore në pikat e grumbullimit të mbeturinave. Nga këto, 255.46 ton paraqesin rrezikshmëri të lartë . Por  edhe  funksioni i inceneratorit në  QSUT  nuk është i përhershëm  dhe  aparaturat nuk janë brenda standardeve sepse  filtrat nuk e  bëjnë plotësisht përpunimin e gazit që përhapet në mjedis . E  vërteta  duhet    jetë  pikërisht  kjo

 

  ZHURMAT 

      Banorët e pallateve pranë "Living Room" dhe "Folie" , afër  kanë depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e rrethit Tiranë në lidhje zhurmat që i  kanë  shqetësuar   çdo natë, për vite të tëra , shkaktuar nga lokalet . Përpara  se ti  drejtohen  drejtësisë , banorët  kanë kontaktuar disa herë me pronarët e lokaleve , kanë dërguar letra tek krerët më të lartë të shtetit si kryeministri Berisha, kryebashkiaku i Tiranës Rama apo kryetarja e parlamentit Topalli. Letra të veçanta janë dërguar nga ambasadorët e Kroacisë dhe Rumanisë por sërish asnjë zgjidhje. Me  këtë  shqetësim  janë bashkuar  edhe  diplomatët    jetojnë në kompleksin e banesave në rrugën “Abdi Toptani”  si  Ambasadori kroat, Ambasadori rumun , sekretarja  e Ambasadës Italiane , Atasheu kulturor në Ambasadën Britanike, administratori i Torre Drini dhe  zyrtarë    UNDP.

    “ Beteja “  e  banorëve    kësaj  zone  ka  filluar    nga  vjeshta  e  viti  2004 . Ankesat  tek  pronarët  kanë  rënë    athere    vesh    shurdhër . Bile  pati  dhe  “ vetëgjyqësi” kur  disa  banorë  u  kishin  prerë  diskove  ujin  dhe  energjinë .

    Kur  nga  banorët  janë  njoftuar  njoftuar krerët e policisë për situatën e rëndë të zhurmave kanë  marrë  përgjigje  se  lokaleve u është dhënë leje deri në orën 02.00 të natës. Pra  shkelet  ligji  nga  ata    duhet  ta  zbatojnë . Por  lokalet , që  sipas  ligjit  nuk  duhet  ta  kishin  edhe  këtë    drejtë    u  jep  policia  , duke  shkelur  rregullat , edhe pas kësaj  vazhdojnë  deri    orët  e  para    mëngjesit  .

   Edhe  zyra  e  Avokatit    Popullit  është  prononcuar për  këtë  problem . Bile  shefi i kabinetit të Avokatit të Popullit , A. Lazebeu, është  shprehur  se duhet të funksionojë një praktikë gjyqësore që të konsistojë edhe  në dëmshpërblimin e qytetarëve. Po  ashtu  edhe  Komiteti  SHqiptar  i   Helsinkit  ju  sugjeroi organeve përkatëse shtetërore të marrin masa dhe të zbatojnë rregullat për të mos lejuar cënimin e të drejtës kushtetuese të privatësisë. Por  kjo  gjendje , veç  asaj    rëndohet  çdo  vit    plazhet  tona , ku  për  këtë  humbi  jetën  edhe  një  njeri , është    shumë  zona    Tiranës .

          fund , me  një  aksion , Ministria e Mjedisit dhe policia , nxitur  nga  “ zhurma”    ka  disa  javë    po  bëhet    media  për  këtë  problem , fundjavën  e  parë    tetorit  kanë mbyllur dhe gjobitur rreth  30  lokale  e  janë  vënë  gjoba  . Megjithëse  me  tepër  vonesë , ndofta  me  vite , kjo  gjë  duhet  përshëndetur . Por , si  edhe  herë    tjera , edhe  këtu  ka  një  “por” . Dy  lokale  ,  "Magic 4" dhe "Living Room" , kanë  qëndruar  hapur  dhe  kanë  vazhduar  muzikën  e  tyre    pashqetësuar  nga  policia . Të  acaruar  për  këtë  kanë  protestuar  pronarët  e  lokaleve    mbyllura  por , siç  duket rregullat  e  ligjat  nuk  janë  njëlloj  për  të gjithë . Se  kush  bën  përjashtim dhe  arsyen  mund  ta  dinë  policët , por    tepër  ata    kanë  dërguar  atje  forcat  e  rendit  për këtë  aksion.  

INERTET  DHE  LUMEJTE

    Eshtë  folur  e  shkruar , janë  marrë  vendime  e  masa , por    lumenjtë  tanë  vazhdon    merren  inertet  me  rregull  e  parregull . Megjithë  periodizimin  që bëri  Ministria  e  Mjedisit , pak  kush  e  respekton  , duke  përfituar  dhe  nga  kontrolli  i  pakët . Kohët  e  fundit  ky  fenomen , sa  për    sjellë  një  shembull ,  ka  përfshirë  dhe  rrugën   Milot-Rubik  e  deri në  Rreshen , që  është  dhe  pjesë  e  autostradës    re . Më  e  keqja  vjen  se  , makinat  e  tonazheve    rënda  , që  dalin  nga  lavatriçet  e  rërës  , po  prishin  dhe  asfaltin  e  rrugës    re  e  “ mbjellin”  gurë  e  zhavorr    rrugë , që  bëhet  dhe  premisë për  aksidente .

     kundërshtim  me  ligjin , disa  dhjetra  lavatriçe rezultojne , që  askush  nuk  i  di  a  kanë  apo  jo  leje , janë  hapur  praën  rrugës    re . Por  dhe  askush  nga  ata që  e  kanë  për  detyrë    kontrollojnë , nuk duket  se  është  bërë  i  gjallë .Mjafton    thuash  se  vetëm  praën  urës   Skurajve, ne  pak  qindra  metra , janë  ngritur  e  veprojnë  pesë lavatriçe që  dalin  drejt  e    rrugë . Ndërsa  për    mbuluar  intertet  me  mushama , siç  është  dhe  rregulli , as    bëhet  fjalë . Por  kjo  ndodh  pothuajse      gjithë  lumenjtë .

     TE  TJERA  LIGJE  QE  NUK  GJEJNE  ZBATIM

   Eshtë  e  kotë    marrësh  shembuj  për  zbatimin  e  ligjit  antiduhan  se  ai  nuk  zbatohet  pothuajse  askund . Me  aksione  e  fushata    herëpasherëshme  është  ndërhyrë    furrat  e  gëlqeres    Krujë . Ministria  e  Mjedisit , prokuroria  e  pushteti  lokal  janë  dorëzuar  para  pronarëve    tyre   i  mbyllin  pak  ditë  e  i  hapin  përsëri dhe  tymi  i  tyre  duket  edhe  nga  zyrat  e  institucioneve    Tiranë .

    KONTROLLI  I  LARTE  I  SHTETIT

     Kontrolli i Lartë i Shtetit , gjatë inspektimit të kryer më Ministrinë e Mjedisit , për  vitet  2007-2008, ka konstatuar se kjo ministri nuk ka hartuar programin kombëtar të monitorimit të mjedisit. KLSH rendit një listë shkeljesh në lidhje me dhënien e lejeve mjedisore në shumë rrethe të vendit   pa respektuar kriteret e ligjit dhe parametrat mjedisorë. Në shumë prej tyre nuk janë përcaktuar materialet që do të përdoren gjatë prodhimit dhe efektet e tyre në mjedis. Një tjetër lloj shkeljeje e evidentuar nga KLSH është në mos zbatimin e kontratave të lidhura me institucionet e ngarkuara për monitorimin e mjedisit. Ndërkohë edhe në vjeljen e gjobave ka pasur probleme të mëdha pasi vitin e parë janë vjelë katër për qind, ndërsa vitin e dytë vetëm shtatë për qind.

   KLSH  thekson  shprehimisht : “U konstatua se inspektorët e mjedisit në rrethet Kavajë, Lushnjë, Krujë, Pogradec dhe Sarandë, kanë marrë atributet e Agjencisë Rajonale të Mjedisit. Disa inspektorë kanë pranuar dokumentacionin, dhënë mendim dhe përcjellë në ministri, pa e shqyrtuar dhe miratuar nga Agjencia Rajonale e Mjedisit. Drejtoria e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis ka dhënë leje, pa marrë mendimin dhe vlerësimin e anëtarëve të komisionit, duke mos pasur asnjë program rreth rehabilitimit të sipërfaqeve që do të dëmtohen ”. Dhe    tej  thuhet se  në dosjet e paraqitura nga subjektet për t’u pajisur me leje, mungojnë të dhënat e përputhjes së projektit me planet kombëtare të zhvillimit ekonomik, me planet e rregullimit të territorit, etj. Shkelje ka për dhënien e tokave bujqësore për qëllime të ndryshme (prodhim tulla, fraksion guri dhe shfrytëzim argjile). Edhe te lejet për shfrytëzimin e lumenjve (karrierave), një pjesë e vendimeve është dhënë pa pasur dokumentacionin e plotë. Vetëm  për  fabrikën  e  çimentos    Balldren  “në lejen mjedisore nuk janë pasqyruar sasia e mbeturinave të rrezikshme që do të përdoren gjatë fazës së ndërtimit, si karburant, vajra, etj. Nuk pasqyrohen materialet që do të përdoren gjatë prodhimit në vazhdimësi, por që konsiderohen potencialisht të rrezikshme, si acetilen, gazra, tretës, bojëra, rrëshira, etj. si dhe masat për parandalimin e ndotjes”.

   Lindin  pyetje    tilla  : Kur  Ministria  si  “gardiane    e  ligjit  e  shkel  atë  , po    tjerët ? Përse  institucionet  e  shtetit  duhet    nxiten  për    vepruar  nga  “zhurma “  e  ngritur  nga  ndonjë  ngjarje  apo  nga  mediat ? Përse  vetë  ato  kanë  mungesën  e  madhe    mos  zbatimit  tëi  ligjeve  përherë ?  Ligjet  nuk  zbatohen  as  me  fushata  e  as  me  aksione  tw  pwrkohwshme  sepse  ligjet  po  ngelin    letër , për  këto  dhe  për  arsye    tjera  organizative  apo  dhe  neglizhence . Ndofta  dhe  për  korrupsion . Ligjet  nuk  bëhen  , siç  deklarohet  shpesh  , në  përputhje  me  legjislacionin  e  përparuar  europian  , për   “kënaqur “  BE      na  pranojë  në gjirin  e  saj , por  për  ta  çuar  vërtetë  Shqipërinë    Europë . Dhe  kjo  bëhet  edhe  kur  përpilohen  siç  duhet  ligjet , por  sidomos  kur  zbatohen  ato .

   A. D alipi


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara