aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


RRĖSHQITJET E TOKĖS - RREZIK I PAVLERĖSUAR SI DUHET
» 12/10/2009 - 05:23
Nga Prof. Dr. Skėnder SALA , Departamenti i Gjeografisė , Fakultetit Histori-Filologji , Universiteti i Tiranės

RRËSHQITJET E TOKËS - RREZIK I PAVLERËSUAR SI DUHET

 

   Nga  Prof. Dr. Skënder  SALA , Departamenti i Gjeografisë , Fakultetit Histori-Filologji , Universiteti  i Tiranës

 

 

     Lidhja midis njeriut dhe mjedisit është një histori e gjatë dhe zë fill kur njeriu filloi të përdorë burimet e natyrës për të plotësuar nevojat e veta. Kjo lidhje është mjaft e ndërlikuar dhe e formave nga më të ndryshmet. Por burimet natyrore kërkojnë vemendje në drejtim të ruajtjes dhe ripërtëritjes të tyre, sepse ato herët apo të vonë e kanë një mbarim. Gjatë këtij zhvillimi, njeriu vepron mbi mjedisin, e ndryshon e humanizon atë, por kur ndryshimi bëhet pa  kriter, pasojat negative janë si për njeriun edhe për mjedisin. Për të mos arritur deri këtu, më parë njeriu të njohë dhe të respektojë mjedisin ku jeton dhe ushtron aktivitetin e tij ekonomiko-shoqëror.

    Rrëshqitjet e shumta të ndodhura gjatë vitit 2009, tregojnë më së miri se në lidhjen e njeriut me mjedisin ka gjëra që nuk shkojnë. Shqipëria përfshihet në grupin e vendeve mesdhetare që kërcënohen shumë nga ky rrezik natyror. Këtë proces natyror e favorizon shumë relievi i ri, pjerrësia e shpateve kodrinorë e malorë, prania e shkëmbinjve argjilorë, të cilët nuk e përshkojnë ujin, dhe ujërat sipërfaqësore apo të shiut. Shirat që zgjatën disa dite  në këtë pranverë, nxitën në shumë pjesë të territorit procesin e rrëshqitjeve. Shumë sektorë të rrugëve u bllokuan nga dherat e rrëshqitura, shumë fshatra të preken nga rrëshqitjet dhe mjaft shtëpi të bëhen të pabanueshme. Shëmbulli më i fundit është rrëshqitja në Bago të Kavajës në Gramsh dhe në Qafë Dardhë të Elbasanit.  Ka vite që rrëshqitjet më problematike kanë qënë ato në hyrje të qytetit të Pogradecit dhe në varrezat publike të këtij qyteti, në Godolesh dhe Gurshqipe, Polis të Elbasanit, në Luz të Krujës dhe në Libohovë të Gjirokastrës, në qytetin e Lezhës, në fshatrat Lalar dhe Ngrcan të Mallakastrës, në Babje të Librazhdit dhe nëkomunën Lekas në Korcë, etj. Nuk ka patur viktima në njerëz, pasi rrëshqitjet kanë qënë të ngadalshme  e kanë ndodhur kryesisht ditën dhe banorët kanë dal prej banesave.

    Pothuaj të gjitha rrëshqitjet janë shoqëruar edhe me probleme të theksuara të karakterit social, pasi shumë familje kanë mbetur pa shtëpi dhe mjaft të tjera nuk mund të jetojnë brenda shtëpive me mure të cara, pasi rrezikojnë drejtpërdrejt jetën. Janë dëmtuar toka me të mbjella, rrugë, ujësjellësa, kanale etj.

  Profesioni ynë i gjeografit dhe i gjeomorfologut, na vë në dukje këtë rrezik natyror, numrin më të madh të rrëshqitjeve, dhe  kemi folur për to.  Nga vëzhgimet tona në terren, kemi arritur në përfundimin se për mjaft rrëshqitje faktori më kryesor i riaktivizimit të tyre ka qënë vetë njerëzit. Për fat të keq banorët kanë harruar se është më mirë të ruhemi nga sëmundja, sesa të marrim ilace për t’u shëruar prej saj. Zhvillimi është shoqëruar me rritje të presionit të tij mbi mjedisin, por. jo gjithnjë. ai është treguar i kjdesshëm në këtë përdorim.  Shpesh ai është udhëhequr nga fitimi i shpejtë ekonomik, duke prerë bimësinë natyrore, duke keqpërdorur tokën bujqësore, duke hapur rrugë dhe kanale etj, pa e njohur dhe vlerësuar rrezikun nga rrëshqitjet.

 Përvoja e vëndeve të zhvilluara në tregon qartë se para se të veprojmë mbi mjedisin, duhet të parashikojmë ekuilibrin natyror që prishim, dëmet e mundshme ndaj tij dhe njeriut. Nëse një gjë e tillë do të ishte bërë edhe tek ne, atëherë, banorët sot nuk do të kishin shqetësimet e dëmet serioze nga rrëshqitjet e tokës. Ndonëse njeriu ka ecur shumë në arritjet e tij në shkencë dhe teknollogji, ka ndikuar në shumë drejtime, pra edhe ndaj rrëshqitjeve të tokes, por ai asnjëherë nuk mund të arrijë të bëjë “zap” plotësisht forcat e natyrës. Kush kërkon të sundojë natyrën, është utopist. Ka njerëz që këto i quajnë forca të verbëra të natyrës, njeriu nuk ka se cfarë t’u bëjë, etj. Por përgjigjen e ka dhënë më shumë se një shkull më parë edhe shkrimtari Viktor Hygi, i cili shkruante afërsisht se nuk ka forca të verbëra të natyrës, por paaftësi e njeriut për të njohur ligjësitë e natyrës.

  Nga rrëshqitjet që kemi vrojtuar nga afër rrëshqitjet në Ngracan dhe në Lalar të Mallakastrës, Në Bago, në Qafë Dardhë etj., duket qartë se keqpërdorimi që u ka bërë banorët tokës dhe bimësisë pranë vendbanimit të tyre, janë faktori më kryesor i riaktivizimit të këtyre rrëshqitjeve. Ata kanë nxitur këtë rrezik natyror, me të cilin po përballen tashti. Ky veprim ka qënë i ngadalshëm, ndërsa pasojat e tij janë shumë të shpejta dhe të rënda.

    Përvoja e viteve 1960–1985 në vendin tonë ka treguar se nëpërmjet masave konkrete janë kufizuar ose parandaluar mjaft kërcnime prej rrëshqitjeve. Për të shmangur, zvogëluar sa të jetë e mundur dëmet ekonimike dhe viktimat në njerëz, bëhet e domosdoshme qeverisja sa më korrekte e këtij rreziku. Me këtë do të kuptojmë studimin shkencor të fenomenit të rrëshqitjeve, përdorimin e kujdesshëm të tokës, zgjedhjen e kujdesshme të vendit të cdo lloj ndërtimi, marrjen e masave teknike mbrojtëse sa më vlefshme.

   Rrëshqitjet janë të pranishme pothuaj në të gjitha zonat rurale të vendit tonë. Hapja e tarracëve, kanaleve, transheve, rrugëve etj. rrallë janë shoqëruar me masat përkatëse mbrojtëse, ose nuk kanë respektuar vecoritë dhe mundësitë e relievit ku ato janë vendosur, ndaj rrëshqitjet janë bërë rrezik real, jo vetëm për këto objekte, por edhe për vet jetën e banorëve. Në shqetësimin që kanë tashti shumë banorë një pjesë të mirë të përgjegjësisë duhet të kërkojnë tek vetja, në pakujdesinë e tyre për të jetuar në harmoni me mjedisin e tyre. Ky është edhe një ndër shkaqet e largimit të popullsisë nga fshati drejt qyteteve.

     Ndër zonat kodrinoro – malore më të prekura mund të vecojmë: Krraba, Mallakastra, Cermenika, Mokra, Sulova, malësitë e Pukës, Mirditës, Tiranës, Dangëllisë, Beratit, Mokrës, Krujës etj. Në këto zona ka fshatra që janë shkatërruar nga rrëshqitjet, apo janë nën kërcenimin e drejtpërdrejt të tyre. Si rastin më freskët do të mjaftonte të përmendnim fshatin Cërrujë në rrethin e Elbasanit, ku rrëshqitja e ndodhur në vitin 1996 shkatërroi plotësisht më shumë se gjysmën e shtëpive, tokat e mbjella me pemë dhe kultura të tjera bujqësore, ndërsa në vitin 2002 ajo shkatërroi edhe shtëpitë e mbetura. Tashmë ky fshat pothuaj është i zhdukur nga harta.

     Nga vëzhgimet tona të drejtpërdrejta  për rrëshqitjet në shumë zona të vendit kemi arritur në përfundimin se shumë fshatra janë ndertuar në terrene mjaft të prirura ndaj rreziqëve të rrëshqitjeve. Ka një prirje të dukshme, të paktën këto 15 vitet e fundit që fshatarët në zonat kodrinoro - malore të shmangin ndërtimet në terren shkëmbor, duke i vendosur atë në tokën arë. Kjo e fundit po keqpërdoret shumë nga pronarët e saj. Por janë të pakëta rastet kur shtëpitë e reja i janë shmangur rrezikut të rrëshqitjeve. Raste të tilla gjenë edhe në periferinë e qyteteve të Tiranës, Durrësit, të Vlorës, të Ballshit, të Pogradecit, të Librazhdit, të Lezhës, të Elbasanit etj. Nëse gjatë dimrit shirat do të zgjatin më shumë se 4 – 5 ditë, rrëshqitjet do të kërcënojnë shtëpitë dhe jetën e këtyre banorëve të ardhur.

    Pushteti vendor dhe ai qëndror duhet të veprojnë shpejt, duke aktivizuar drejtpërdrejt grupe specialistësh, për t’i klasifikuar fshatrat në gupe sipas shkallës së rrezikut. Dhënja e kredive të buta, për ata që u janë shënbur shtëpitë, apo janë në këtë rrugë, duhet të paraprihet nga studimi i vendit ku do të rivendosen këta banorë, me qëllim që më vonë të mos gjënden përballë rrrezikut të rrëshqitjeve, por edhe të përmbytjeve, të erozionit etj.

   Rrëshqitjet kanë kapur edhe  mjaft tokë arë. Po të kemi parasysh se Shqipëria përfshihet në grupin e atyre vendeve ku sipërfaqja e së cilës për frymë të popullsisë është mjaft e vogël, bëhet shumë i qartë edhe një drejtim tjetër i dëmit nga rrëshqitjeve. Mbi 4110 ha janë kapur nga rrëshqitjet e shëmbjet dhe mbi 113 000 ha të tjerë janë gati të përfshihen nga ky rrezik. Fenomeni është më shqetësues në rrethet Korcë, Elbasan, Delvinë, Tiranë, Mallakastër etj, ku shifrat vazhdimisht rriten.

     Në gjëndjen aktuale cfarë duhet bërë?  Para së gjithash duhet bërë studimi i integruar i  fenomenit të rrëshqitjeve, duke kaluar nga njohja e gjëndjes reale në vlerësim të masave përkatëse dhe më pastaj në realizimin konkret të këtyre të fundit. Kjo  do të ishte rruga më e mirë e zgjidhjes së këtij problemi . Sipas rastit këto veprime mund të jenë parandaluese apo korigjuese. Studimi duhet të realizohet nga specialistët: gjeografët, gjeomorfologët, gjeologët, inxhinierët ndërtues etj. Bashkëpunimi është i domosdoshëm, vecanerisht për ndërtuesit, të cilët ende e shohin disi me frikë natyrën, vecanrisht rrezikun e rrëshqitjeve. Është momenti që ky problem të mos ngelet vetëm shqetësim i specialistëve, i njoftimeve në mediat e ndryshme.

      Sigurisht, për momentin të gjithë e dimë se kjo lidhje dhe bashkëpunim nuk funksionon ashtu sic e dëshirojmë. Ka mjaft gjëra që duhen ndryshuar në dobi të këtij bashkëpunimi. Vendimmarrësit dhe politikbërësitduhet të kërkojnë ndihmën e specialistëve për zgjidhjen e problemit, pasi ata e njohin mirë, kanë studime dhe botime në dobi të këtij qëllimi. Eksperienca e vendeve të Europës Perëndimore tregon se projekteve të mbrojtjes prej rreziqeve natyrore, ku futen edhe rrëshqitjet, u janë dhënë përparësi. Le të veprojmë edhe ne kështu. Europa na do në gjirin e vet edhe me një mjedis të ruajtur e të pastër. Pra, shteti duhet të investojë për këto studime, por të njëjtën gjë, ndoshta më shumë, duhet të bëjnë të gjitha ato organizma që sigurojnë ndërtime e biznese të ndryshme. Eksperienca që përmendëm më sipër është mjaft e pasur edhe në në këtë drejtim. Financimet që ato bëjnë për studimin e rreziqeve natyrore, u duhen për të siguruar ndërtimet, bizneset etj, sipas shkallës së rrezikut. Për ato ku rreziku nga rrëshqitja e tokës është i madh, edhe pagesa e sigurimit është e tillë.

  

 

 


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara