aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


SISTEMI ARSIMOR DHE BURIMET NATYRORE Nga Haki KOLA
» 14/10/2009 - 12:43
Paradigma e mbarėshtrimit tė qėndrueshėm tė burimeve natyrore dhe sfidat pėr sistemin arsimor

SISTEMI ARSIMOR DHE BURIMET NATYRORE

Paradigma e mbarështrimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe sfidat për sistemin arsimor

Nga Haki KOLA

    Nga inventarizimet e fundit rezulton që burimet natyrore si pyjet e kullotat zënë mbi 60% të territorit shqiptar, dhe janë burim shumë i rëndësishëm jetese për zonat malore, pothuaj i neglizhuar në rolin aktual qe luan pothuaj në mënyre informale në të ardhurat kombëtare. Pak njihen nga shoqeria e reflektohen nga mediat tona funksionet ekologjike të burimeve natyrore apo përfitime të shumta mjedisore dhe social-ekonomike qe i ofrojnë  shoqërisë. Në heshtje është kaluar ,si nga media ,ashtu edhe politika ,kriza e rëndë mjedisore që kalon vendi apo reduktimi i aftësisë së burimeve natyrore  për ti ofruar këto shërbime dhe përfitime për shoqërinë mbi një bazë të qëndrueshme. Kriza aktuale mjedisore ,karakterizohet  nga shkatërrimi dhe degradimi masiv i pyjeve, kullotave e shtretwerve twe lumenjve  dhe shtimi i ritmeve të erozionit të tokës.

    Duket se kjo krizë mjedisore është tregues i vjetërimit të paradigmave tradicionale. Kjo bën të nevojshme zëvëndësimin e tyre me  paradigma të reja , si instrumenta për të përballuar sfidat dhe krizën aktuale mjedisore. Në pylltari dhe menaxhimin e burimeve natyrore, ky model i ri përfaqësohet nga paradigma e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve. Kjo paradigmë nënkupton një ndryshim në mënyrën që pylltarët profesionistë, tradicionalistë  shohin, mendojnë, ose bëjnë në lidhje me pyjet, burimet natyrore dhe mjedisin. Kjo kërkon jo vetëm ndryshimet në politikat dhe programet, por edhe në qasjet e aftësive të institucioneve dhe individëve të përfshirë në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve.Pyjet kullotat dhe mjedisi, megjithe hallet e tejskajshme që kanë, duket se janë përdorur nga politika, si kusur  apo dhuratë pajtimi. Kjo ka bërë që institucionet të paguajnë harac e të ndodhen në pritje se kujt do ti takojnë më tej. Në fakt përballe kësaj krize çdo institucion që merr përsipër menaxhimin e burimeve natyore duhet jetë relevant  dhe efektiv, ai duhet të jetë në gjendje të bëjë të tijën paradigmën e re të menaxhimit të qëndrueshëm. Kjo bën të domosdoshëm ripërtëritjen e  programeve  dhe procesve në përputhje me kërkesat dhe sfidat e mbarështrimit të qëndrueshëm.

    Kjo nuk mund të realizohet duke u mohuar malësoreve ato marrëdhenie me vendin e tyre që e kanë ushtruar në shekuj. Mbarështrimi i qëndrueshëm është  sistem që ka për qëllim të plotësoje nevojat e shoqërisë për të mira materiale dhe shërbime  nëpërmjet aplikimit të parimeve ekologjike, sociale duke adoptuar metoda të kujdesëshme e raciomale shfrytëzimi që mundëson , ripërtëritje dhe zhvillim të burimeve natyore,  pa degradim apo cënim të kapacitetit të burimeve natyrore për të siguruar në vazhdimësi këto shërbime. 

    Në këtë krizë të thellë e përballë sfidave të , zhvillimit të ardhëshëm do të ishte e arsyeshme që rolin drejtues ta merrnin institucionet arsimore edukative. Në përgjithësi nga natyra e tij arsimi pyjor duhet të jetë në gjëndje të këshilloje ndryshimet e sjelljes në termat e dijeve, qëndrimeve, vlerave dhe aftësive të kërkuara për te realizuar mbarështrim të qëndrueshëm. Këto ndryshime të dëshiruara të sjelljes mund të arrihen nëpëmjet arsimit pyjor formal e jo formal. Janë tre përqajsje që arsimi pyjor shqiptar nuk po u krijon hapësire, e për pasoje , këtë boshllëk po e mbushin donatorët ndërkombëtarë duke bashkëvepruar me shoqërine civile e komunitetet malore.

    Përgjithësisht si media e shkruar edhe ajo vizive dëshmojnë ndjeshëmri të ulët të publikut përkarshi krizës mjedisore. Drejtuesit e shtetit detyrohen që për fjalimet publike të përgatisin sfonde të gjelbëra artificiale, që i transportojnë me mjete të posacme që nga Tirana, si për të manipuluar ndjeshmërinë fare të ulet të publikut. Pa atë maske, sfondi i politikanit modern , do të rezultonte, pluhur, tym, gërryerje apo beton. . Për shkollat pyjore avokacia deri më tani mbetet pothuaj një term i panjohur. Avokacia, apo roli i edukimit me njohuri për burimet natyrore, ka për qëllim  pikërisht ndërgjegjësimin e  publikut. Avokacia synon të rrisë interesin dhe vlerësimin e publikut për të njohur dhe mbështetur politikat, programet dhe strategjite për  menaxhimin e qëndrueshëm nëpërmjet një plani të përgatitur sistematikisht dhe të zbatuar në mënyrë agresive. Për të qenë efektiv, programet e avokacisë duhet të përgatiten për tiu përgjigjur nevojave apo sjelljeve aktuale mjedisore  lidhur me mbarështrimin e qëndrueshëm.

    Nëpërmjet hulumtimeve dhe kërkimeve arsimi pyjor prodhon burimet njerëzore të duhura për mbarështrimin e qëndrueshëm Aktualisht njohuritë shkencore bazë përfshijnë vetëm aspektet biofizike e teknike.. Gjuha dhe interpretimi janë në të shumtën e rasteve të importuara shpesh te vjetra e bëjnë kontrast me veccorite e traditat mesdhetare të vendit. Traditat historike të përdorimit të territorit, nëvlersohen e përjashtohen si pasuri e trashëgimi kombëtare. Po kështu mbetet akoma tabu e paprekeshme historia e të drejtave të përdorimit apo të pronësisë mbi pyllin dhe kulloten. Terminologjia që përdoret eshte larg termave te jetes së përdtëshm,e e të marrëdhenieve te popullatës me natyren Është me shumë rëndësi që ata të pranojnë dhe të përfshijnë edhe dimensionet sociale e humane për të njohur e menaxhuar më mirë marrëdheniet e shoqërisë me natyrën.   

     Përqasja e tretë e cila mbetet jashtë kurikulave, edhe pasi Shqipëria ka arritur një përvoje rreth 15 vjecare me pylltarinë sociale, është ndërtimi i kapaciteteve. Nëpërmjet këtij roli, arsimi pyjor prodhon burimet njerëzore të nevojëshme për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave. Nëpërmjet arsimit formal, pylltarët profesionistë përfitojnë kompetencat bazë (njohuritë, qëndrimet, vlerat dhe aftësite) që kërkohen për të realizuar qëndrueshmëri. Nëpërmjet arsimit apo edukimit jo formal (trajnimeve-kualifikimeve), kapacitetet ekzistuese të pylltarëve profesioniste mund të rigjallërohen, ashtu si edhe shumë sjellje të trashëguara nga ideologjia e shtetit komunist-pronar mund të zevendësohen. Zhvillimi i kurikulave dhe ndryshimet e realizuara përbëjnë një strategji që mund të garantojë që arsimi pyjor realizon me efektivitet ndërtimin e kapaciteteve lidhur me nevojat për mbarështrim të qëndrueshëm.

    Flexibiliteti dhe zgjerimi i tematikave kërkimore si për diplomat ashtu edhe mikrotezat apo tezat për doktoraturat bën të domosdoshme pranine e nën programeve që pasqyrojnë lidhjet e pylltarisë shoqërine traditat e me mjedisin, apo lidhjet e pylltarisë me zbutjen e varfërisë, zhvillimin e turizmit etj. Pa mohuar fillimet do të ishte e arsyeshme të kishte përfshirje më të madhe në programet kërkimore  të temave për ruajtjen e biodiversitetit, pylltarinë mjedisore duke përfshire edhe ndryshimet klimatike apo potencialet në shtimin e rolit të pylltarisë në fiksimin e gazit karbonik, teknikat e rehabilitimit te tokave të abandonuara e të degraduara, e drejta tradicionale për tokën pyjore e kullotën, pylltaria urbane, pylltaria e bazuar tek komuniteti, agropylltaria e silvopastoralizmi, analiza e politikave pyjore dhe ndikimi te  degradimi i ekosistemve psh  të jugut të shqipërise, roli dhe organizmi i shërbimit këshillimor etj

    Kjo jo vetëm që do mundësonte fillimin e menaxhimit të qëndrueshmë, por do ta bënte shkollën shqiptare akoma më të kërkuar e do i rriste asaj kredibilitetin.

 

 

KOMENTE  RRETH  STUDIMIT NGA…

 

Mehmet  META

 

    Shkrimi është shumë i vlefshëm ,  siç i bën z. H. Kola   shkrimet . Ai trajton problemin e lidhjes ( aleancave ) të shkollave dhe nxënësve me natyrën dhe pyjet , deri edhe në marrjen e njohurive elementare , jo thjesht semantike ,  por dhe praktike , në shkollë : çfarë  janë dhe si konservohen burimet natyrore (pyjet, kullotat, ujrat, biodiversiteti, bimët mjekësore, fauna, ekoturizmi etj) , ku të kultivohen njohuri për burimet e integruara natyrore si bazë e jetës dhe prosperitetit tonë. Ka vërtetë një paradigmë të vjetër që ato ende shihen ose si pronë e askujt ose si domain i shtetit .  Për  shembull  jepet prerja barbare e parkut kombëtar të Lurës ku shkon edhe një gazetar i Top-Channel , ndërsa  vetë  komuniteti nuk reagon ende ?!

 

Prof. Dr. Skender Sala

  Problemi kerkon trajtimin e duhur nga institucionet perkatese. Njoh diccka nga programet mjedisore ne shkolla. Nuk i mbeshtes nje pjese te mire te programeve te hartuara per kete teme mjaft tw rendwsishme pwr shekullin e 21. Edukimi mjedisor eshte kompleks dhe nuk nis ne nje cikel e perfundon aty: Ai nis kur njeriu lind dhe perfundon kur njeriu vdes. Ka arritje po te krahasohemi me para viteve'90, por nuk duhet te krahasohemi me ate periudhe, por te mundohemi te bejme krahasimin me komunitetin Europian ku po perpiqemi gjate per te shkuar. Ka pervoje te bollshme per kete problem, i cili dhe ne vendet e zhvilluara ka filluar relativisht vone. Dhe kjo ka arsyet e veta. Por ne kete periudhe me shume se cdo here tjeter njeriu pas se cfare pasoja kishte patur dhe nga analfabetizmi mjedisor jo vetem i komunitetti por dhe i politkberesve dhe vendimmarresve. Per fat te keq, jemi ende ne keto fillime ne Shqiperi, por kjo nuk duhet te na ul perpjekjet per te ecur me ritmin e me te mireve dhe me kohen e duhur.
Ju pershendes dhe ju uroj pune te mbare ne detyren tuaj te veshtire, por fisnike edhe ne drjetim te ndihmeses per edukimin mjedisor.

Lavdosh FERRUNI

    Në këtë shkrim Haki Kola tregon edhe njëherë se nuk është thjesht një specialist i mirë i pylltarisë e gjithnjë me plot ide të reja, por dhe një vizionar i shqetësuar për të ardhmen e vendit. Politika është shumë larg së kuptuari se vërtet votat janë në Tiranë por e ardhmja e vëndit është pazgjidhmërisht e lidhur me zhvillimin në zonën kodrinore e malore të vendit, që përbën rreth 70% të territorit dhe ku lartësohen shumica e pyjeve.  Edhe në planin historik pylli ka qënë burim kryesor i të mirave materiale për shqiptarët. Ultësira perëndimore e vendit , edhe për shkak të rrjedhjes së fuqishme të lumenjve ka qënë mjaft e kënetizuar. Në kushtet kur në dekadat e ardhshme priten ndryshime të klimës  dhe rritje të temperaturave në Tokë, dhe ku Shqipëria bën pjesë në zonë sensitive , vlera e pyllit shumëfishohet. Natyrisht Hakiu e di mirë se e vetmja mënyrë për ta “shpëtuar” pyllin është që të kuptohet ky shpëtim nga brezat e rinj, prandaj ai i mëshon idesë së përfshirjes serioze të “lëndës” së  pyllit në sistemit arsimor.

 

Zamir PODA
-Pwerfshirja e shkollave profesionale si pyjore, mekanike, etj do twe pwerbwente avantazh psh kur flitet pwer riciklim , rritje tw  sipwrfaqeve  twe gjelbra, mbrojten  e  pyjeve,  sepse shpejt kweto do twe behen dhe janw aktorwe twe ccwshtjeve  mjedisore .

-Edukimi nwe shkolla "Mbroni mjedisin", Nuk wshtw shumwe i madh  por as shumw i vogwel , megjithwse mwe kujtohet kur mwe thonin mwesuesit mos shkarravit bankat , mos gris letra ...etj , sepse weshtwe dashur shumwe pune pwer t'i prodhuar .
-Pwerfshirja e komunitetve rurale weshtwe domosdoshmweri ,jo vetwem pwer identifikimin pronwe-tokwe e pylli , por edhe mbrojtje ,edukim, lobim, etj...
-Kurriculat e shkollave duhet twe pwerfshijnwe shkurtimisht edhe objektivat apo standartet ndwerkombwetare twe BE apo Atlantikut , nwe mwenyrwe qwe twe freskohet medota e mwesimdhwenies dhe leksionet e studentweve nwe pwergjithwesi .
 

 

 


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara