aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


KOPENHAGENI – NJE SHPRESE E PERMBAJTUR
» 09/12/2009 - 08:27
KONFERENCA PER NDRYSHIMET KLIMATIKE 7-18 DJETOR 2009

KONFERENCA  PER  NDRYSHIMET  KLIMATIKE 7-18 DJETOR 2009 
 
KOPENHAGENI – NJE SHPRESE E PERMBAJTUR 
 
  "Bota është përballë një sfide pa precedentë . Çasti për të vepruar kundër ndryshimeve klimatike është tani . Nëse nuk e bëjmë këtë , rasti do të na ikë nga dora dhe tranzicioni do të jetë shumë më i kushtueshëm në të ardhmen ". Ky është apeli që ka bërë qeveria daneze në ftesën zyrtare për delegacionet e 192 vendeve që do të marrin pjesë në Konferencën e Kopenhagenit për ndryshimet klimatike , por dhe për të dhënë një “përgjigje koherente e globale “ për ngrohjen globale .          
 Përkthyer në fjalë më të thjeshta e më të qarta kjo do të thotë se marrëveshjet mbi reduktimin e gazrave serrë , në nivel botëror , nuk mund të shtyhen më .Në shënjestër janë karburantet fosilë ( nafta , gazi e qymyret ) që prodhojnë dyoksidin e karbonit , gazi kryesor i efektit serrë .  
   Në 1997 u firmos Protokolli i Kyotos që detyronte vendet e industrializuara të reduktonin gazrat serrë , brenda vitit 2012 , në masën 5-8% , krahasuar me nivelet e vitit 1990. Protokolli hyri në fuqi më 2005 , por disa vende qëndruan pa e ratifikuar atë , ku bie në sy SHBA , emetuesi i dytë botëropr i ndotjes , pas Kinës . 
   Konferenca e Kopenhagenit , që u hap më 7 dhjetor , ka për qëllim të përcaktojë skenarët e pas Kyotos , që mbaron në 2012 . Por , vendet e pasura e të industrializuara ,ndotës kryesorë të planetit ,  kanë kontraste me vendet e varfra e në zhvillim . Në këtë kontekst , ka diferenca edhe midis Bashkimit Europian e Japonisë nga njera anë , ku po rreshtohet dhe Shteteve të Bashkuara ,Kanadasë e Australisë , ku , pak ditë para konferencës së Kopenhagenit , parlamenti nuk e miratoi ligjin e ri për mjedisin të paraqitur nga qeveria . 
   Diskutime do të hapin dhe ofertat e Kinës e Indisë , që i lidhin reduktimet e gazrave serrë me prodhimin e brendshëm bruto ( GDP – më pak rritje ekonomike – më pak reduktim ) dhe Moskës që shfrytëzon uljen e ndotjes që nga epoka sovjetike , për të kufizuar masat e saj . 
   Por nyja gordiane që duhet zgjidhur është e lidhur direkt me financimet dhe me  kostot e larta ekonomike , sidomos për vendet e varfra . Këto vende e kanë hedhur shikimin në ekonomitë industriale , të parat për ndotje dhe , me përkrahjen e Kinës dhe Indisë , kërkojnë jo vetëm fonde investimi , por dhe asisitencë teknologjike . Në axhendën e Kopenhagenit ka dhe një plan prej 10 miliardë dollarë , duke filluar nga 2012 , për të ndihmuar vendet e varfra dhe për të përballuar sfidën . Por këto vende e quajnë këtë shifër të pamjaftueshme . 

   Një lajm i fundit nga Shtëpia e Bardhë u prit disi me kënaqësi nga rrethet mjedisore , bile Greenpeace , shprehu hapur kënaqësinë e drejtuesve të saj : Barak Obama , presidenti i SHBA nuk do të shkonte në Kopenhagen në seancat e para protokollare , por në takimet e fundit , ku do të merrnin pjesë shumica e kryetarëve të shteteve pjesëmarrës .

   Ky lajm , më tepër se me pjesëmarrjen e Obamës , ka lidhje me atë që pritet të kurorëzohet konferenca . SHBA është jo vetëm emetuesi më i madh botëror i gazeve serrë , por dhe  investitori i pritshëm më i madh në betejën ndaj ngrohjes globale . Ky lajm i mirëpritur , ishte megjithatë i vakët nga deklarat e SHBA , disa ditë më parë , se emetimet që do të reduktonte ishin 17% në krahasim me vitin 2000. Sepse , sipas Protokollit të Kyotos , viti krahasimor duhej të ishte ai 1990 , dhe reduktimet amerikane , reduktohen dhe ato në një shifër pak më të lartë se 3%. Por në  sesionin  e  64    Asamblesë    OKB , Obama pati thënë : “ Kërcënimi  është  i  rëndë , urgjent  dhe    rritje . Në  se  nuk  reagojmë,  rrezikojmë  tju  lemë  brezave    ardhshëm  një  katastrofë    pakthyeshme “.Dhe analistët ,megjithë që skeptikë , mendojnë se mund të ketë dhe surpriza në ditët në vijim .

    Konferenca e Kopenhagenit , veç sesioneve ku shkenca do të përsëritë rrezikun e ndryshimeve klimatike , do të përqëndrohet fillimisht në vendime politike e pastaj në shifrat . Le të kujtojmë këtu vështirësitë e konferencës së Balit , ku më i rëndësishmi ishte vendimi se bisedimet për një traktat të ri botëror do të vazhdojnë dhe po ashtu dhe takimin e Barcelonës , për të cilin analistët thanë se u mbyll pa asnjë rezultat konkret .Nga ana tjetër konferenca po zhvillohet nën hijen e krizës së cmmimeve të vitit të kaluar , të krizës financiare të këtij viti dhe të krizës ushqimore të vitit që vjen ku , sipas Bankës Botërore , do të përballet njerëzimi vitin që vjen me mbi një miliardë njerëz të uritur .Ndaj , për këtë , Ban Kimoon , sekretari i përgjithshëm i OKB , ka kohë që bën thirrje që këto kriza të mos ndikojnë në vendimmarrjen e Kopenhagenit .

   Le të shpresojmë se në Kopenhagen do të arrihet marrëveshja . Pika pa kthim e ndryshimeve klimatike nuk mund të përcaktohet me data e vite . Por shkenca po thotë se jemi në limitet  e  fundit dhe shtyrja e masave në të ardhmen do të bëjë që tranzicioni energjetik , në mos i pamundur , do të jetë më i vështirë e me një kosto ekonomike , politike e njerëzore shumë herë më të lartë .

   A.Dalipi

7 dhjetor 2009

  

 

 


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara