aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


LIQENI i TIRANES , PROBLEME DHE ZGJIDHJE
» 12/12/2009 - 10:38
DISKUTIMET NE TRYEZEN E DEBATIT PER LIQENIN E TIRANES , ORGANIZUAR NGA “ MASSMEDIA DHE MJEDISI “

LIQENI i TIRANES , PROBLEME DHE ZGJIDHJE

 

DISKUTIMET NE   TRYEZEN E   DEBATIT  PER LIQENIN E TIRANES , ORGANIZUAR  NGA  “ MASSMEDIA  DHE  MJEDISI “

 

   Në përfundim të projekti “Studimi i Problemeve të degradimit Mjedisor të Liqenit artificial të Tiranës, informimin, ndërgjegjësimin dhe nxitjen e vendimarrjes për zbatimin e masave mbrojtëse dhe rehabilituese “ , të kryer nga organizata “Massmedia dhe Mjedisi”  ,me mbeshtetjen financiare te Qendres Rajonale te Mjedisit (REC) u zhvillua aktorët e interesuar. Në këtë tryezë morën pjesë e diskutuan dhe Zv.ministri i Mjedisit z. Arben Demeti , Prefekti i Tiranës z. Keltis Kruja , z. Farudin Hoxha nga Komiteti i Digave , ish/nënkryetari i Bashiksë së Tiranës z. Eduard Shalësi , Kryetari i Komunës Farkë z. Fatbardh Plaku përfaqësues rë REC-Shqipëri, të Grupimit “Ekolëvizja “ , të shoqatave mjedisore e të tjerë.

 

DISKUTIMET

  Z.Xhemal MATO , Drejtor ekzekutiv i Grupimit “ Ekolëvizja” : Problemi i liqenit ka qenë vazhdimisht i ngritur shumë, që nga çastin kur u bllokua diga dhe u bë problem liqeni se mund të përmbytej dhe u pa që dolën shumë gjëra aty, tuneli që thithte ujin e liqenit për poshtë u bllokua, porta u bllokua. Pastaj dolën problemet e mjedisit, sepse në liqen hidhen ndotje. Pati reagime, u shkrua në shtyp dhe Tirana e ndjen shumë.

  Ne jemi lidhur me parkun shëtitjet, etj por harrojmë se ai park pa liqenin do të humbte shumë vlera. Ndaj e ka marrë edhe emrin parku i liqenit, apo liqeni i madh. Liqeni ka pasur një injorim dhe keqmenaxhim, jo vetëm si liqen që duhet të ishte i gjalle, të merrte ujë, të lëshonte ujë, në këtë mënyrë do të kishte dhe peshq, shpendë ka dhe aktivitetete të tjera. Liqeni nuk u menaxhua edhe përsa i përket ruajtjes si mjedis. Ujrat e zeza i derdhin aty, janë mbi 100 objekte që derdhin ujrat e zeza aty. Pjesa jugore e liqenit ka ngelur si djerrë pa u menaxhuar pa u trajtuar. Vetem njëra pjesë ka pemë, stola. Pjesa tjetër duket e braktisur pasi aty u janë ndarë edhe pronat që ju janë njohur disa banorëve.

       Liqeni ka mbetur si një fëmijë i braktisur, që nuk i dihet atësia. Ne bëmë një verifikim të statusit ligjor dhe liqeni nuk është aspak kombëtar, as i mbrojtur. Quhet parku i madh i Tiranës, nuk ka një status. Edhe parku i Rinisë e ka një emër quhet park publik. Me këtë gamë të madhe që ne kemi zhbiruar nga ana ligjore, ne pamë të nevojshme të zhvillonim një tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të pushteteve të ndryshme si dhe me eksperte që njohin problemet e parqeve. Ju falenderoj të gjithëve për pjesemarrjen dhe le te shpresojmë që do arrijmë ta perkufizojmë se ca statusi do ketë liqeni.Prezantimi në vijim do të jetë vetëm për të ngacmuar ato që do të debatojmë.

      

Pas fjalës së zotot Xhemal , Z. Sherif Lushaj bëri prezantimin e rezultateve të projektit .

 

  FJALA E ZV/MINISTRIT Z. ARBEN DEMETI

 

   Kam përvojë për liqenin dhe për shume gjëra që kanë ndodhur në të.Në këtë tavolinë erdha disi pesimist, por u ngroha nga diskutimet e bëra këtu. Z. Bardhi pwr komunwn e Farkws tha që nuk do të ketë më ndërtesa në pjesën jugore. As në gjatësi as në gjerësi nuk do ketë më ndërtesa ndwrsa pjesa juglindore është nën territorin e bashkisë.  

   Ideja është kjo . Së pari liqeni e parku  duhet të  ketë statusin e një zone të mbrojtur pavarësisht nëse shoqërohet me faturë financiare ose jo në momentin përkatës, sepse kjo do të thotë që nuk do të përkeqësohet më tej. Nëse statusi do të ishte bërë 10 vjet më përpara do të ishin mënjanuar tjetërsimet. Bazuar në legjislacionin në fuqi, është vetëm një zonë e mbrojtur rajonale. Nëse jepet një gjë, nuk mund ta japim vendimin ne këtu, duhen takime të tjera por kjo është kompetencë e Keshillit të Qarkut, ndërsa procedurat e propozimit dhe miratimit si dhe rregullat e administrimit janë detyra jonë për tja përçuar Këshillit të Ministrave.

   Unë jam konsultuar me Ministrin në mënyrë të veçantë dhe unë përfaqësoj edhe vullnetin e tij. Ne do ta mbështesim këtë gjë maksimalisht. Ne e marrim përsipër që të fillojnë procedurat për një akt nënligjor të Këshillit të Ministrave që të hapi rrugën e miratimit të kësaj zone të mbrojtur rajonale, që do të jetë në harkun e disa muajve.

   Përsa i përket çështjeve të fondeve kjo është e drejtë absolutisht. Ka nevojë diga por edhe kanalet.  Kërkon një projekt të vecantë dhe fonde të vecanta.Nga kjo pikëpamje unë marr përsipër këtë gjë, që të luajmë një rol shtytës dhe koordinues si Ministri në lidhje me Pushtetin Qëndror dhe me aktorët e tjerë për këtë problem. Ky takim nuk quhet përfundimtar, por nganjëherë shërbejnë nisma të tilla për të ndërmarrë veprimtarinë.

       Shpresojmë që do të ketë një ecuri të mbarëdhe i mirëkuptoj plotësisht shqetësimet e njësive vendore që duhet të ketë një koordinim, jo vetëm rajonal ,por edhe me qeverinë, edhe që duhet të ketë një financim. Ajo që më ngroh është fryma positive e të gjithëve për këtë problem dhe do ta përcoj këtë në Ministri. Unë marr përsipër se do ta luaj këtë rol për atë pjesë që më takon. Dhe theksoj edhe njëherë edhe vullnetin e Ministrit.

 Z. Fatbardh PLAKU , Kryetar i Komunës Farkë : A ka nevojë të rehabilitohet diga? patjeter që po, a është i rëndësishëm statusi i liqenit patjetër që po. Unë si drejtues i Komunës Farkë, them që kemi të mirat dhe të këqijat nga liqeni. Zona në periferi është kthyer në një zonë banimi, por për fat të mirë janë objektet e fundit në proces.

   Eshtë zgjidhur sistemi i kullimit të ujrave të zeza. Nuk ka asnjë objekt që të shkarkojë ujrat e zeza në liqen, përvec ndërtesave që janë brenda territorit të bashkisë, rreth 80 shtëpi.

  Lidhur me kthimin e pronave tek ish pronarët, nuk është ky problemi. Ka status, studimi urbanistik i Bashkisë bashkë me ne kemi firmosur për një kufi-qark dhe të ndarë, se ku eshte kufiri i parkut qe perfshin edhe zonen e pyllezuar edhe zonen e liqenit. Parku duhet rrethuar me kangjella, duhet shmangur futja e bagëtive që hyjnë dhe dëmtojnë pyllin. Pjesa e rrethuar e parkut ka dhënë efekt.

  Ka ndërtime si me leje dhe pa leje brenda territorit të parkut. Në planin rregullues rajonal mjedisor që kemi miratuar prej 4 vitesh e gjithë komuna e Farkës, kemi diskutuar të tilla fenomene.

   Eshtë edhe parku i madh i kodrave ,rreth 750 ha,që duhet të marrë në mbrojtje në atë studim, është dhe parku  i Farkës i marrë në mbrojtje. Eshtë rehabilituar diga në Farkë. Eshtë shkatërruar rrjeti që furnizonte dikur liqenin e Tiranës. Eshtë edhe një rezervuar, rezervuari i thatë ku kemi filluar një projekt rehabilitimi. Por ka disa probleme, kemi ngecur në ngërcin me Bashkinë. Duhet të  bashkëpunojmë patjetër me bashkinë, pasi porta e shkarkimit është nën juridiksionin e Bashkisë ndërsa liqeni është nën juridiksionin e Komunës Farkë.

   Probleme ka pasur plot me dherat që hidhen. Te rezervuari i thatë ka vetëm 3-4 shtëpi, nuk është e vërtetë që është i bllokuar nga ndërtesat, është rehabilituar zona. Liqeni duhet të merret me seriozitet nga bashkia. Une jam i mendimit që Parkun e menaxhon ai drejtues i njësisë vendore që e ka në territorin e saj. Eshtë e pamundur që qeveria të menaxhojë dhe të mirëmbajë parkun. Eshtë e pamundur që qeveria të krijojë një nënnjësi për menaxhimin e Parkut. Unë do ti kem sektoret e sherbimit publik, etj.Në pronësi liqenion e ka Drejtoria e Ujrave , Ministria e Bujqesise.

   Popr unë jam me atë që emërtesa është gjëja më e parëndësishme. Nuk e ndryshon emërtesa. Parku i liqenit e ka emrin, Parku i Liqenit të Tiranës. Ka dalë një vendim qeverie që thotë objekt i rëndësie të vecantë. Kështu që duhet të ishte i rrethuar me policë.

Mendimi im është që bashkia e Tiranës ti kërkojë qeverisë delegimin e gjithë kompetencave asaj, kuptohet nëse ka nevojë për këtë pjesë, shoqëruar edhe me një fond rehabilitimi.

 

  Z. Edauard SHALESI , Deputet, ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës: Çështja e statusit ,nëse do të quhet parku i madh i liqenit sic e ka emrin aktualisht, apo parku rajonal, nuk është se zgjidh problemin. Do ta gjykoja shumë interesante që diskutimi mbi parqet të zgjerohet. Parku i liqenit ai është, kemi nje vijë kufizuese të tij, edhe me zhvillimet e fundit të planit rregullues dhe atij të Tiranës janë përcaktuar edhe dy parqe rajonale ai i Farkës dhe i Paskuqanit.

   Lidhur me parkun e liqenit, ketu flas me cilësinë e ish-nënkryetarit të Bashkisë duke njohur shumë projekte. Eshtë shumë e qartë se cfarë duhet bërë me liqenin.

   Dy janë elementët : elementi ujor dhe tokësor. Ne kemi një projekt që në 2008-ën për mënyrën se si furnizohet liqeni. Pellgu i liqenit të Tiranës ka dy opsione, një është furnizimi nga Farka, ndërkohë që zgjidhja del edhe përtej liqenit të Farkës, kemi dhe liqenin e Skoranës që është 25 km larg liqenit të Farkës. Një tjetër zgjidhje është dhe furnizimi nga liqeni i Bovillës. i pari kërkon një fond prej 2.2 milion euro, kalon nëpër territore ku është ndërtuar në mënyrë të paligjshme, kanali ekzistues është dëmtuar disi, ku nuk mund të ndërhyjë e vetme Bashkia. Për zgjidhjen e dytë, furnizimi nga Bovilla kërkohet të ndërtohet një tub rreth 700 milimetrash i cili të plotësojë dhe nje funksion tjetër, të furnizojë me ujë të pijshëm një pjesë të Tiranës dhe  është një investim që shkon rreth 5 milion euro. Ndërkohë që vetëm rikonstruksioni i digës, që përfshin një ndëryrje të plotë, kërkon një investim rreth 1.8 milion euro. Element tjetër është ku do shkarkohet ky liqen. Janë ndërtuar segmente të ndryshme, dihet gjurma, çështja është mënyra e financimit.

   Ka një tjetër element të rëndësishëm siç është ai i kanaleve të ujrave të zeza, i ujrave të shiut por edhe i përrenjve që derdhen në liqen, ndërhyrje që do të kërkonin edhe një shtesë tjetër prej miliona euro. Për ta bërë këtë basen, një mjedis ku zhvillohen edhe aktivitete te tjera rekreative, kërkohet një ndërhyrje që kerkon një fond prej 11-12 milion euro.

  Ne kemi filluar pjesën e parë të një projekti që ka të bëjë me rrugët kryesore të cilat në një fazë të dytë do lidhen me shtigje, ndërkohe që do tia vë shumë theksin, se degjova që u tha që nuk ka problem me kthimin e pronave, mua më duket shumë paradoksale. Ne filluam vjet një mbjellje pemesh dhe nga 2500 pemë që kishim në plan mbollëm rreth 800-900 pemë sepse në një pjesë dolën pronarë me çertifikatë pronësie dhe një pjesë pronarë të njohur. Nuk e kuptoj për çfarë duhet njohur kthimi i pronave në një park. Një mundësi është që shteti tallet, ose e dyta që të bëjë një shpronësim diku tjetër apo të marri dhe masa te tjera, ndërkohë që e legjitimon që të ushtrojë trysni për të ndërtuar në park.

   Z.Xhemal MATO : duhet bërë një dallim nga njohja e pronës deri te kthimi. Njohja është e detyruar me ligj, kurse kthimi duhet të negociohet.

   Z. Eduard SHALËSI : Për cfarë shërben kthimi i pronës në një park?Ndërsa dihet shumë qartë kufiri i parkut të liqenit, dihet fatura financiare që ka rehabilitimi i basenit, dhe çfarë fature me të cilën ne punojmë intensivisht për pjesën e rigjenerimit te bimësisë, krijimit të shesheve rekreative.

   Z.Xhemal MATO: Cfarë duhet të bëhet?

   Z. Eduard SHALËSI: nuk është çështja tek statusi, çështja është tek ndërhyrjet dhe tek kompetencat.Çështja e parkut të liqenit është e njëjtë edhe me parqet e tjera si ai i Dajtit etj. që kanëe degraduar ,jo për shkak të statusit ,por për shkak se shteti ka qenë i paaftë për ti mbikqyrur dhe për ti ruajtur.

   Per parkun dihet siperfaqja, kurrsesi nuk mund ti delegosh një përgjegjësi njësisë vendore nëse nuk e shoqëron me faturë financiare. Kemi rastin e Digës, çështja është në gjyq, pasi pushteti qëndror i ka kaluar pushtetit vendor kompetencën pa asnjë konsultë apo ekspertizë paraprake, pa marrë parasysh se cfarë fature duhet.

 

   Z.Xhemal MATO: a mund të nxjerrim një përfundim të qartë se cfarë mund të bëhet?

  Z. Eduard SHALËSI: ne jemi të qartë se c’duhet të bëjmë, rrethimi i parkut ka filluar. Ajo që ne po bëjmë aktualisht është gjetja e fondeve. Nëse duhet të rehabilitohet baseni këtë nuk mund ta bëjë e vetme Bashkia.

   Z.Xhemal MATO: Mendoni ju që keto konflikte që janë krijuar nëe Farkë, që diga i takon tjetër kujt etj, vijnë si rrjedhojë se nuk njihen mirë marrëveshjet, duhet të rregullohet dicka nga ana statuore apo nuk pengon kjo gjë? Një ide është që ti jepet një status që pronari të mos njihet në këtë mënyrë. Për shembull, në Parkun Rinia nuk mund ti kthehet toka pronarit.

   Z. Eduard SHALËSI: Kthimi i pronave pronarëve brenda territoreve të parqeve rajonale apo kombëtare do të ishin tërësisht të pajustifikueshme.

 

  Z.  Besnik BARE , Deputet , ekspert Mjedisi : Nëse ne kemi raste kur një projekt vendim i qeverise do të shoqërohej me projekte paraprake, është një ndihmë që i bëhet vendimarrjes për ta çuar vendimin në mënyrë sa më të argumentuar aty ku duhet. Punën e bërë në Bashki që ofron një projekt, unë e quaj pozitive, është gjë tjetër pastaj se sa janë marrë vesh me aktorët e tjerë në këtë park për të marrë harmoni mendimesh. Nëse jam jashtë realitetit shqiptar më duket shumë i rëndësishëm statusi i parkut, kur vij në realitetin shqiptar them se ai nuk ka aq rëndësi.

   Në 20 vjet janë shpallur parqe në letër por ka pasur fare pak angazhim, dhe nuk janë mbështetur financiarisht. Ne mund të marrim vendime por duhet të shoqërohet me një vullnet dashamirës nga pushteti qëndror dhe lokal për ta kthyer atë në polivlera. Aty mund të lidhësh  universitetin, institucionet shkencore per monitorimin e parkut qoftë nga pikpamja e biodiversitetit qoftë nga ana e cilësisë së ujit mund të bëhen studime të jashtëzakonshme.  Mendimi im është që ne patjetër duhet ti japim një status maksimal, por kam frikë se mos ne shtojmë një konflikt tjetër ndërmjet dy pushteteve. Realisht të krijohet ky status ligjor por të shoqërohet me efekte buxhetore nga pushteti qëndror pasi Bashkia ska fonde. Duhet se pari të kihet vullnet dhe pastaj në një tavolinë më të gjerë mund të vijnë edhe aktorë të tjerë, sepse duket qartë që aty ka dëmtime.

 

   Z. Fatbardh PLAKU:A e ndjeni nevojën për marrjen e territorit me gjithcka që ka mbi vete, me pyllin, liqenin digën, si një instrument që mund ta menaxhojnë?

 

Z. Eduard SHALËSI: Në rast se do të shoqërohen me faturë financiare të mbuluar, absolutisht po, dhe absolutisht jo nëse nuk shoqërohen me faturë financiare.De jure ne kemi kompetenca mbi parkun por ju thashë vetëm faturën e rehabilitimit të elementit ujor që ishte 11-12 milion euro. Elementin toke që përfshin bimësinë, rrugicat, mjediset kreative. E gjitha është e lidhur me një element të domosdoshëm. Ka nje kosto për shërbimet, për produktet e tyre.

 

   Z.Farudin HOXHA , Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha : Do të përqëndrohem te diga dhe te liqeni. Keto janë pjesët më të rëndësishme të këtij parku. Liqen pa digë nuk ka. Me keqardhje them që në Komitet të Digave ka presione të mëdha për ndërtime fare pranë digës, nga pronarët. Puna e pronësisë duhet parë me shumë kujdes. Ne hidroteknikët, luftojmë që zonat përreth liqeneve të mos shpyllëzohen, tokat duhen pyllëzuar që të mos rrisin erozionin. Problemi është që në stinën e vjeshtës prurjet vënë në rrezik liqenin.

   Diga e ngritur në vitet 50 është projektuar në një zonë djerrë të pabanuar. Sot diga ka mijëra banorë nën veten e saj. Bëhet fjalë për mijëra shtëpi. Problemi nuk është që kjo digë ka vetëm hallin e shkarkimit të ujrave të tepërta. Kjo digë e ndërtuar pa asnjë lloj teknologjie, sot është në gjëndje jo të mirë. Eshtë meremetuar por jo rrënjësisht. Une do të sugjeroja nga Këshilli i Ministrave që kjo digë të rishikohet, në mënyrë që kjo digë të mos rrezikojë banorët që jetojnë atje. Kam parë ndërtesa fare afër digës. Duhet të ishte e domosdoshme që toka rreth e qark të mos punohet por duhet të pyllëzohet.   Kjo do një projekt shumë të kujdesshëm.

   Vlera e parkut kombëtar do të binte shumë nëse nuk do të ekzistonte liqeni dhe diga. Statusi është shumë i rëndësishëm. Në status reflektohet rëndësia e një vepre. Kjo vepër është klasifikuar vepër e klasit te parë që duhet të ruhen të mirëmbahen, të kontrollohen. Unë mendoj që Këshilli i Ministrave ,përderisa i ka dhënë këtë status duhet ,të japë edhe faturën financiare. Unë do të doja që ky park të kishte statusin më të lartë që ekziston. Jo për madhësinë e tij, por ka anekse të tjera që këtë park e bëjnë shumë më të rëndësishëm se parku i Dajtit. Unë jam që parku të ketë statusin më të rëndësishëm. Ky park nuk mund të mbahet dhe administrohet nga Qeveria.

    Diga dhe liqeni nuk mund të ekzistojnë po nuk u mirëmbajtën po nuk u kontrolluan. Për ne diga është si një njeri. Në veprat e mëdha, pasi ka nje tërmet, njerezit përgjegjës duhet të shkojnë dhe të shikojnë digën nëse ka një dëmtim apo carje, se ndryshe ajo digë po pesoi gjë do të rrëzohet përtokë.

    Sipas ligjit është organi i Këshillit të Ministrave  që merret me kontrollin e sigurisë së digave në gjithë Shqipërinë. Ka për detyrë të shqyrtojë cdo projekt që paraqitet. Çështjen e digës së Tiranës, Komiteti Kombëtar e ka ngritur disa herë që nga Ministria e Pushtetit Vendor e deri në KM. Kërkesa e komitetit ka qenë e para, kjo digë të ketë një administrator, se sot nuk e merr asnjë përsipër as qeveritar as lokal. Me ligj ne vetëm bëjmë monitorimin, kontrollimin, dhe i raportojmë Këshillit të Ministrave  . E keqja e kësaj dige është se askush nuk kujdeset per të, nuk ka administrator. Ne mendojmë që diga duhet të jetë në administrimin e asaj që merr prodhimet e saj dhe ky është pushteti vendor. Në park nuk shkojnëe vetëm njerëz nga Tirana por edhe nga rrethet dhe për mua duhet të ketë statusin më të rëndësishëm.

 

   Z. Eduard SHALËSI : Çështja më e rëndësishme është kush do ta bëjë investimin e rehabilitimit të plotë të digës. Ajo që ne kemi bërë është një projekt, dhe sic ju thashë një nga të cilat ka qenë një ndërhyrje në digë që ka një faturë rreth 3.5 milion euro. Nga ana tjetër është e rëndësishme se kush do të ndërhyjë, nuk ka fuqi Pushteti Vendor ta bëjë një gjë të tillë me ato burime. Meqënëse Zv.Ministri i Mjedisit shprehu dhe vullnetin, do ti lutesha në rast se do ti japim një zgjidhje konkrete të diskutojmë për projektin, faturën, të ndajmë se kush do ta bejë.

 

   Z. Klejdis KRUJA , Prefekt i Tiranës : Nga materiali që më keni prurë në zyrë unë jam njohur me këtë cështje. Për mua çështja më e rëndësishme është te statusi sepse nga ai do të fillojnë të gjitha zgjidhjet që do i japim, qoftë liqenit dhe parkut në pergjithësi. Bashkohem me mendimin e profesorit që duhet të jetë statusi më i lartë që kemi. Nëse ne zgjidhim cështjen e statusit të gjitha gjërat e tjera do të rrjedhin natyrshëm qoftë nga detyrimet që do ti burojnë si qeverisë dhe pushtetit vendor nga statusi. Ajo që nuk kuptoj është si funksionon menaxhimi i digës, pasi unë pata përshtypjen që menaxhohej nga Komiteti i digave, menaxhohet nga Bashkia apo?

 

   Z. Eduard SHALËSI: ka një vendim nga Këshilli i Ministrave që i kalon kompetencën e administrimit të digës Bashkisë së Tiranës, vendimin e kemi quajtur arbitrar dhe e kemi paditur në Gjykatë. Aktualisht është ende në gjykatë. Do të donim të mos ishte Gjykata ajo që të vendoste por të bëhej një zgjidhje se të gjithë jemi koshient për pasojat që mund të ketë.

 

   Z. Klejdis KRUJA: Nuk duhet të ishte gjykata ajo që do të vendos por vullneti pozitiv që më duket se në këtë tavolinë ekziston.

 

   Z. Xhemal MATO : ka një vendim nr. 3 te vitit 2002 të Këshillit të Ministrave, që thotë se digat e rezervuarve administrohen nga Komiteti i Digave.

 

  Z. Farudin HOXHA : Ligji thotë që Komiteti i digave është një organ i Këshillit te Ministrave që kontrollon funksionimin e digave si kontrolli i shtetit për ekonominë.

 

Z. Xhemal MATO Duhet të ketë një status sepse pas statusit ndoshta dalin dhe shumë gjëra të tjera. A mund ta përgatisim ne një status, tia lëmë ekspertëve ta përgatisin dhe më tej të ndiqet problemi në shkallët e tjera se si kjo mund të kristalizohet.

 

  Z. Irfan  DASHI , Drejtori i Pergjithshem i ndermarrjes nr 1 te Gjelberimit: Një pjesë e mirë e territorit të liqenit është në territorin e Komunës. Sikurse dhe Bashkia dhe ne kur kemi dashur të mbjellim pemët kemi pasur probleme me pronarët. Si dhe të gjithë janë koshient për ndotjen që iu bë liqenit para pak kohësh. Ai që është sektor më parë ka qenë një drejtori e vecantë ku sot janë vetëm 40 punonjës. Bashkia ka bërë të mundur të ndërhyjë në territorin e parkut dhe në shtimin e llojeve të drurit. Ne jemi hallka e fundit dhe vuajmë pasojat e statusit që ka parku.  Ky është problemi dhe ajo që ju diskutoni këtu sot është shumë e rëndësishme për ti dhënë parkut dhe liqenit statusit që ne ta shfrytëzonim atë siperfaqe ujore që është në dispozicion. Duke qenë se nuk është zbatuar vendimi i qeverisë i vitit 1996 për ta ruajtur me forca policore, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka nxjerrë një VKB ku merr përsipër ta ruajë me policinë bashkiake. Na duhet të bëjmë postbllok për mos të lejuar hyrjen në park për shkak edhe të aktiviteteve të tjera që zhvillohen. Por është shumë e vështirë me këtë status të bëhet ruajtja e tij.

 

   Z. Mehmet META , Albaforest , ekspert mjedisi : Bashkia nuk mund të quhet më administratore e parkut dhe liqenit meqë edhe komuna ka një pjesë të territorit nga ato që u sollen deri tani në këtë tryezë. Në këtë situatë them që për të shmangur konfliktet të bëhet një status i ri me një vendim të ri qeverie. Të jetë prefektura ajo që duhet ta udheheqë këtë, dhe të jetë e përfshirë edhe Bashkia, Komuna dhe Ministria e Bujqësisë nëse edhe ajo ka pronësi në liqen sic thuhet. Në vendim të ndahet me ligj cfarë do te jetë ky park, park kombëtar, rajonal, qyteti. Si dhe të bëjmë një grup pune.

 

Z. Klejdis KRUJA : Unë mendoj që të ngrihet një grup pune që ta udheheqë institucioni i Prefekturës, kjo është rruga më e mirë. Në grup duhet të ketë përfaqësues nga Bashkia, Komuna, Ministritë përkatese edhe nga ju ku secili do të marrë përgjegjësitë e veta atje ku i takojnë. Prapë e theksoj që nga të gjitha këto që kuptojmë cështja më imediate është statusi. Po zgjidhëm këtëe pjesë, pjesën tjetër e zgjidhim hap pas hapi. Edhe kjo puna e ndarjes së koncepteve të digës dhe pjeses së gjelbër bëjnë një lloj sensi pasi parku mund të ketë status tjetër dhe diga është objekt i rëndësisë së vecantë dhe këto mund ti shikojmë më vonë hap pas hapi.

 

Z. Arben DEMETI : Të ngrihet grupi i punës me të gjithë aktorët edhe nga shoqëria civile. Ky grup krijohet dhe më pas me vendimin e Këshillit të Ministrave  përcaktohen termat e referencës që nga statusi deri te problemet e digës dhe këtu vihen objektivat. Ashtu siç thamë po u vu statusi atëherë do të ndalojmë përkeqësimin e situatës. Dhe më pas zgjidhim hap pas hapi problemet akute. Me Ministrin unë do ta diskutoj që sot këtë cështje, këtu kemi dhe Prefektin që është Kryeministri i qarkut, mendoj që do të puqemi dhe të dy do tja kalojmë kryeministrit këtë cështje dhe KM. besoj që do të ketë mirëkuptim në nivel të lartë. Nëse e parashtrojmë drejt problemin them se do të kemi më mirëkuptim në nivel më të lartë. Fatura financiare nuk do të jetë e vogël por është e justifikueshme për punën që duhet të bëhet. Ne do ta vëmë në lëvizje këtë punë dhe besoj që do gjejmë mirëkuptimin në nivelin e duhur. Nje grup pune mund të ngrihet që pas dy javëve të dalë vendimi nga KM. Vullneti jonë është shumë pozitiv.

 

Z. Klejdis KRUJA: ne do përpiqemi ta bëjmë prezent problemin dhe ta paraqesim në qeveri.

 

Z.Farudin HOXHA: Hidrocentralet paret i nxjerrin vetë, edhe bujqësia gjithashtu, ndërsa ky është një objekt i vecantë dhe nuk nxjerr të ardhura. Duhet të ketë një fond të vecantë për digën dhe parkun.

 

Z. Arben DEMETI : Patjetër që do të ketë një fond të veçantë.

 

 

 

 

 

 


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara