aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


EKONOMIA E GJELBĖR NĖ FOKUS TĖ POLITIKAVE MJEDISORE NĖ SHQIPĖRI
» 04/12/2009 - 01:48
Nė datėn 2 Dhjetor, u zhvillua konferencėn “Ekonomia e Gjelbėr dhe Zhvillimi i Qėndrueshėm”, organizuar nga revista “The Economist” nė bashkėpunim me Dhomėn Greke tė Ekonomisė dhe Industrisė, si dhe Ministrinė Greke tė Mjedisit ku

EKONOMIA E GJELBËR NË FOKUS TË POLITIKAVE MJEDISORE NË SHQIPËRI        

   

Në datën 2 Dhjetor, u zhvillua konferencën “Ekonomia e Gjelbër dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm”, organizuar nga revista  “The Economist” në bashkëpunim me Dhomën Greke të Ekonomisë dhe Industrisë, si dhe Ministrinë Greke të Mjedisit ku mori pjesë edhe Ministri i Mjedisit , zoti F. Mediu .

   Në fjalën e tij Ministri Mediu foli për proçesin intensiv të reformave të qeverisë shqiptare, veçanërisht në fushën e mjedisit, për angazhimin që po ndërrmerret  për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian, sidomos në një kohë kur çështjet mjedisore janë kthyer në tema kryesore të debateve globale.

   Një vend të rëndësishëm zunë politikat e qeverisë shqiptare për promovimin e energjisë së rinovueshme, si një ndër rrugët më të mira për parandalimin e ndotjes dhe nxitjen e ekonomisë së gjelbër. 

   Zoti Mediu i vuri theksin burimeve të konsiderueshme që Shqipëria ka në fushën e burimeve të rinovueshme, duke folur për politikat promovuese të qeverisë për të nxitur investimin e huaj dhe zhvillimin ekonomik, nga njëra anë, por duke treguar vëmëndjen e duhur ndaj çështjeve mjedisore dhe zhvillimit të qëndrueshëm. 

   Ministri Mediu u takua me Ministren greke të Mjedisit zonjën Tina Birbili.  Gjatë takimit të dy Ministrat shprehen kënaqësinë për nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët mes Kryeministrit Berisha, Papandreu e Gruevski dhe konfirmimin e vullnetit të përbashkët për mbrojtjen, manaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës së liqeneve të Prespës. 

   Të dy Ministrat shprehën vullnetin për të rritur nivelin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e manaxhimit të përbashkët ndërkufitar, të zonave dhe ujërave ndër-kufitare, në fushën e legjislacionit, ku Greqia mund të ofrojë përvojën e vet në hartimin e legjislacionit sipas standarteve të Bashkimit Europian, në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane, apo të parandalimit të zjarreve, etj.  

   Po ashtu, në kontekstin rajonal, Ministrat theksuan rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit rajonal për çështje të gjykimit dhe menaxhimit të përbashkët, por edhe në kuadër të nismës  Joniano-Adriatike për parandalimin e ndojtjes në ujërat e përbashkëta.

   Të dy Ministrat rakorduan që të gjitha vendit e rajonit duhet të shkojnë në Kopenhagë me një qëndrim të qartë dhe të përbashkët për çështjet e ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të ekonomisë së gjelbër.


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara