aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


NGA BOTA
» 14/01/2010 - 11:10


KANADA

   Në muajt e nxehtë të verës, Kanadaja  harxhon  sasi të mëdha energjie për të mbajtur qytetet të freskët.Por tani një kompani kanadeze po ofron një alternativë ekologjikisht miqësore, duke shfrytëzuar ujin e liqeneve të thella. Ky sistem i ri, i zhvilluar nga kompania Enwave, quhet ‘ftohje nga thellësia e liqenit’ dhe shpenzon 75 përqind më pak energji elektrike se sa sisteme të ngjashme të ajrit të kondicionuar.

   Duke përdorur rezervat e ftohta ujore të Liqenit Ontario, janë vënë në përdorim tubacione të mëdha për të pompuar ujin e ngrirë përreth Torontos, duke furnizuar kështu me ajër të kondicionuar natyral ndërtesat zyrtare të qytetit.Ftohja nga thellësia e liqenit kursen shfrytëzimin e mbi 61 megavatësh energji elektrike  dhe si rrjedhojw pakëson me 79 mijë ton çlirimin e dyoksidit të karbonit çdo vit.Kështu, sistemi kanadez ka tërhequr vemendjen e shumë qyteteve të tjera nëpër botë.

JAPONI

   Llogaritet se në stinën e dimrit në Japoni bie reth 90 miliard ton dëborë, që mund të përdoret në muajt e verës, kur duhen sasi të madhe ajri të kondicionuar për të përballuar aktivitetet e përditëshme në temperatuat e larta.Me njj projekt novator bëhet i mundur akumulimi i të ftohtit të dimrit për t’u përdorur në muajt e nxehtë të verës.Në këtë sistem dëbora që bie në dimër mund të depozitohet në ‘dhoma’ të izoluara.

    Duke përdorur një sasi të vogël elektriciteti, ky sistem i ri ajri të kondicionuar përdor borën e ftohtë për të qarkulluar ajrin e freskët të lagësht.Sistemi është duke u përdorur në fermat industriale ku rreth 500 ton dëborë i mban drithërat dhe prodhime të tjera bujqësore në temperatura konstante. 

 Ky projekt që është në fazat e para të zhvillimit, është një alternativë mjaft efikase për vendet me rreshje të mëdha dëbore që të kursejnë miliona dollarë nga kostoja e energjisë dhe të mbajë të ulët çlirimin e gazit karbonik.

  SHBA

   Një koalicion i kompanive të naftës, prodhuesve të makinave dhe motorëve, si tregu i karburantit ka kërkuar nga administrata Obama për të futur në treg një përzierje të benzinës me rtanol(biokarburant). Por agjensia EPA ( e mbrojtjes së Mjedisit) ka deklaruar se të dhënat e testimit të deritanishëm janë të pamjaftueshme.Por , sipas analistëve , agjensia ka qëllim , në zbatim të planit mjedisor të presidentit Obama , ta rrisë nivelin e etanolit nga 10% që është kërkuar nga industria në 15%.

    Benzina e miratuar do të ndihmonte absorbimin e rritjes vjetore në furnizimin me etanolin që ka filluar të prodhohet , por dhe në uljen e importit të naftës ku, SHBA është tregu më i madh në botë. Kjo do të ndikonte dhe në uljen e pasojave të krizës së naftës që filloi në vitin 2008.

 

 


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara