aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


TELEFONI i GJELBER 2010-1
» 15/03/2010 - 12:57
KURORA E GJELBER E TIRANES DHE NDERTIMET

  TELEFONI  i   GJELBER

KURORA E GJELBER E TIRANES DHE NDERTIMET

  Në Parkun Kombëtar të Dajtit po priten mijra pemë .Për këtë askush nuk ka ndërhyrë dhe as pushteti vendor megjithë se prerjet po bëhen natën e ditën me diell . Kjo duket edhe sikur të bësh një shëtitje dhe do të shohësh se prerjet kanë “kapur” sipërfaqe të mëdha . Ndonjëherë ka dhe zjarre për të cilat nuk interesohet njeri.

  Dikur gjithë territoret e gjelbra rreth Tiranës quheshin kurora e gjelbër e saj . Në të pjesën më të madhe e zinte zona lindore e malit të Dajtit , në jug pylli i Liqenit artificial dhe Farkës dhe në lindje kodrat e Selitës .

  Sot , përveç prerjeve një pjesë të mirë e kanë zënë ndërtimet , me dhe pa leje , të ligjshme e që po legalizohen . Selita është mbushur me ndërtime , parku i Liqenit ka ndërtime , që sipas ndarjes administrative marrin lejë nga komuna e Farkës , dhe që kanë mbrritur deri në buzë të ujit , komuna e Dajtit po bën të njëjtën gjë me territorin e saj dhe ndërtimet “po i ngjiten” malit.

  Për këtë problem u zhvillua , nëpërmjet telefonit të gjelbër , amketimi i radhës . Morën pjesë 32 persona , mga të cilët 16 ( 50% ) me arsim të lartë , 8 ( 25% ) me arsim të mesëm dhe të tjerët  (4 vetë -15% ) me arsim të ulët.

   Anketimi dha këto rezultate:

 Për situatën e hapësirave të gjelbra përreth Tiranës mendojnë :

- 21 të anketuar – 66%- mendojnë se këto hapësira janë reduktuar nga ndërtimet .

- 14 persona ( 44% ) nuk besojnë në shtimin e pyjeve në fushatën e shpallur për mbjellje të reja duke e quajtur më tepër një veprim që bëhet për shoë politik që nuk gjen zbatimin e duhur.

Për ndërtimet në zonën e malit të Dajtit dhe të Farkës (jugu i Liqenit ) :

- 28 vetë (88%) kanë mendimin se nuk duhen lejuar dhe , nëpërmjet pushtetit qendror , të kufizohen kompetencat e komunave sepse problemi nuk është vetëm e tyre por i gjithë Tiranës dhe periferisë .

- 17 të pyetur ( 53%) mendojnë se mund të kryhen ndërtime të tilla vetëm për banesa të ulta –për vetëm një familje , në format vilash . Por tju lejohet ndërtimi vetëm në një maksimum prej 40-50 përqind të sipërfaqes dhe pjesa tjetër të jetë hapësirë e gjelbër.

- 13 (41 % )  mbështetën idenë e krijimit të një komisioni të përbashkët me përfaqësues të qeverisë , Bashkisë së Tiranës dhe komunave përreth për të vendosur në mënyrë kolegjiale sasinë e ndërtimeve në periferi të kryeqytetit .

      

 

 


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara