|
|
SHQIPERIA DHE DITA BOTERORE E UJIT |
Dita Botėrore e Mbrojtjes sė Ujit , nė vendin tonė , u pėrkujtua qė disa ditė mė parė datės sė saj. Kjo u bė me njė njoftim tė ERU ( Enti Rregullator i Ujit ) me rritjen e ēmimit nga 22 lekė nė 33 lekė pėr metėr kub . Nė 22 mars , Shoqata e Ujėsjellės-Kanalizime tė Shqipėrisė ,nė bashkėpunim me Ujėsjellės-Kanalizime (UK) Tiranė, organizuan aktivitete sensibilizuese nė sheshin Skėnderbej.
SHQIPERIA DHE DITA BOTERORE E UJIT
Dita Botėrore e Mbrojtjes sė Ujit , nė vendin tonė , u pėrkujtua qė disa ditė mė parė datės sė saj. Kjo u bė me njė njoftim tė ERU ( Enti Rregullator i Ujit ) me rritjen e ēmimit nga 22 lekė nė 33 lekė pėr metėr kub . Nė 22 mars , Shoqata e Ujėsjellės-Kanalizime tė Shqipėrisė ,nė bashkėpunim me Ujėsjellės-Kanalizime (UK) Tiranė, organizuan aktivitete sensibilizuese nė sheshin Skėnderbej. Drejtori i ujėsjellėsit pėr Tiranėn ,z.Sahit Dollapi u shpreh se administrimi i mirė i ujit si dhe mirėmbajtja e tij janė njė fakt pėr njė shėndet mė tė mire dhe njoftoi se Shqipėria ėshtė e pėrfshirė nė njė program pėr integrimin e burimeve tė gjithė rajonit tė Mesdheut.Veprimtaria kishte edhe njė temė tė kėtij viti : Ujė tė pastėr, pėr njė botė tė shėndetshme.
Pėr vendin tonė , nė media e deklarata tė zyrtarėve tanė , por dhe tė specialistėve , thuhet shpesh se jemi me burime tė bollshme ujore . Kėtė e dimė dhe pa kėto deklarata zyrtare , qoftė pėr ujin e pijshėm apo pėr ato rezerva qė janė pėrdorur e mund tė pėrdoren pėr prodhimin e energjisė . Por , qoftė edhe vetėm nė Tiranė , zona si Komuna e Parisit apo nga fundi i rrugės Sami Frashėri problemet e sotme me furnizimin e ari tė bardhė janė akoma tė pazgjidhura. Njė pjesė e mirė , flitet pėr 40% , tė konsumatorėve janė akoma pa matėsa dhe paguajnė aforfe prej vitesh . Po ashtu edhe njė pjesė tjetėr , rreth nje e treta , qė e pranon dhe drejtori i UK tirane, kanė vite qė nuk paguajnė fare. Ka mundėsi , qė siē ka ndodhur ( e ndofta ndodh ) me energjinė elektrike , qė kjo pagesė tju faturohet atyre qė paguajnė , d.m.th. qė duhet paguajnė dhe pėr tė tjerėt , boll qė ujėsjellėsi tė marrė paratė . Por edhe lidhjet e paligjshme , tė pranuara dhe tė luftuara disa herė , janė akoma prezente nė rrjet . Vlen tė pėrmenden sidomos rastet , qė megjithė zvogėlimin , akoma nuk janė zhdukur , cilėsia e pamjaftueshme e ujit qė na vjen nėpėr banesa apo ,mė keq , tė pėrzjerjes e ujit tė pijshėm me ujrat e zeza .
Nė Shipėri nuk ėshtė vetėm Tirana ku pėrqėndrohet edhe vėmendja e shtetit , qoftė pėr numurin e banorėve dhe pėr mundėsinė e shfaqjes publike mė tė madhe tė problemeve apo reklamimit tė zgjidhjeve .
Raste tė tilla si p.sh. tė Beratit ku uji filtrohet nga varrezat apo tė Libofshės qė ka pothuaj njėzet vjet pa ujė tė rrjedhshėm , nuk janė tė vetmet .Lista e zonave dhe problemeve ėshtė e gjatė . Janė ndėrtuar ujėsjellėsa qė veē ujė nuk sjellin. Ndėrmerren fushata ?! pėr ndėrprerjet e paligjshme qė lėnė banorėt e rregullt pa ujė. Kjo , pėr shembull , ėshtė bėrė disa herė nė komunėn e Dajtit , ku kėto lidhje lenė pa ujė edhe Kinostudion , qendrėn e qytetit e , aq mė tepėr kompleksin e spitaleve . Edhe ditėt e fundit u bė kjo gjė . Por zgjidhja nuk bėhet me fushata qė ndėrpresin ca lidhje sot ,tė cilat ,lidhen prapė nesėr e aq mė tepėr pėr lavazhe kur, sidomos nė verė , banorėt vuajnė nga oraret e ujit .
Ankohen qytetarėt , por ankohen dhe shtetarėt se rrjetet janė tė amortizuara , kanė 40 apo 50 vjet qė janė ndėrtuar dhe duhen kėto apo ato ndėrhyrje , por , dhe kjo ėshtė pėrherė nė rendin e ditės , kėto apo ato investime . Mirė qytetarėt qė presin nga shteti tė rregullojė problemin , po shtetarėt kujt ja kėrkojnė zgjidhjen? Ka njėzet vjet qė flitet , por ka dhe gati po kaq qė po investohet . Kur do tė rregullohet gjendja?
|
|
Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

|