aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


NDOTJA E AJRIT VAZHDON TE VRASE ! Nga A. Dalipi
» 17/01/2010 - 12:34
“ Bota është një vend i rrezikshëm , jo për shkak të atyre që bëjnë veprime të këqia , por për shkak të atyre që shikojnë pa bërë gjë “ Albert AINSHTAIN

NDOTJA  E   AJRIT  VAZHDON  TE  VRASE !

 

  “ Bota  është  një  vend  i  rrezikshëm , jo  për  shkak    atyre    bëjnë  veprime    këqia , por  për  shkak    atyre    shikojnë  pa  bërë  gjë “     Albert  AINSHTAIN

 Pjesën e “luanit” në shtypin e përditshëm e zenë ngjarjet politike . Por , pas tyre, nuk ka ditë që të mos shkruhet për aksidentet rrugore . Nga studimet e Institutit të Shëndetit Publik del se , në një mesatare vjetore , vdekjet nga këto aksidente janë janë rreth 90 për 1 milon banorë ( 84.4).Është një problem i madh për të cilin shteti me strukturat e tij , por dhe komuniteti duhet të bëjnë shumë sepse po ikin jetë njerëzish .

   Por më tepër se nga aksidentet , në Shqipëri , njerëzit sëmuren e vdesin nga pasojat e ndotjes së ajrit . Në hartën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vdekjet nga ndotja e ajrit urban , Shqipërina klasifikohet në zonën e rrezikut shëndetësor me 150 - 200 vdekje në vit për 1 milionë banorë. Pra rreth 600-700 , d.m.th. dy herë më tepër se ato të ardhura nga aksidentet. Por a matet cilësia e ajrit , kush dhe si e bën këtë? Si është kjo cilësi dhe sa ndikon në shëndetin e njerëzve ?

    Mungesa e aparaturave për monitorimin e ajrit u zgjidh me projektin StEMA , po ashtu edhe trajnimi i personelit nga Tirana dhe rrethet . U kryeun monitorime në mbi 50 pika matjeje e u publikuan dhe rezultatet nga Insituti i Shëndetit Publik në dhjetor 2008. Në përfundimet e nxjerra dilte se përmbajtja e grimcave të ngurta (LNP e PM 10) në ajrin e qyteteve (Shkodër, Durrës Tiranë, Fier, Vlorë dhe Korçë )  në mënyrë të qëndrueshme tejkalonte në masen 2 deri 4.5 herë normat  e lejuara të vendeve të BE. Dyoksidi  i azotit (NO2)  dhe benzeni  (C6H6) ishin në rritje të vazhdueshme , ndërsa situata , në këto përfundime , ”vazhdon të jetë në nivelin e alarmit shëndetsor” .

     Por Ministri i Mjedisit , zoti  Xhuveli , duke ju referuar Environmental Performance Index, viti 2008, shpalli se Shqipëria ishte e pozicionuar në vendin  e  25 për mjedisin , krahasuar me vendin e 57  klasifikimin e fundit të vitit 2006.U tha se cilësia e ajrit ishte përmirësuar 30%. Se me kë krahasohej kjo  përqindje , kush dhe si i kishte kryer monitorimet , kjo mbeti e panjohur .

    Për këtë arritje të kontestuar nga specialistë të fushës , z. Agron Deliu , Përgjegjës i Laboratorit të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit në Institutin e Shëndetit Publik, Tiranë i dërgoi një letër Ministrit të Mjedisit Xhuveli ku analizonte , mbi baza shkencore të mirëfillta dhe me rezultatet praktike të monitorimit se situata rozë e paraqitur nga ministria , në të vërtetë nuk ishte e tillë . Z. Deliu , midis të tjerave theksonte se : “ Situata  parimisht është analoge edhe në atmosferat urbane  të vendeve të BE, por me një dallim sasior të madh: PM 10 në ajrin e qyteteve  tona është  mesatarisht  në përqëndrime dy-katër here  më të larte se në qytetet e vendeve të BE. Siç e dini “..nëse vlerësimet e bëra në pjesë të tjera të Europës do të ekstrapolohen në Tirane, humbja e pritëshme e jetëgjatësise së popullatës së Tiranes , për shkak të ndotjes së ajrit ,do të kapërcente 1.5 – 2 vite jetë për çdo banor.  Për vendet e BE  ky lloj vleresimi jep  mesatarisht  8-9 muaj......” . Dhe më poshtë : “ Z. Ministër, duke patur  besim në mirëkuptimin tuaj intelektual unë ju kujtoj se përmiresimi i cilësisë se ajrit dhe pakësimi i rreziqeve shëndetsore është i mundshëm ,por është një proces i gjatë e i vështirë, veçanerisht për vendin tone  ku akoma  ka defiçienca  të rendesishme konceptuale në këtë fushë. “.

  Këtu    “ hyn  fort në  lojë “  Ministria  sepse me një urdhër paprimtas  ja  heq  fondet  dhe  aparaturat ( gjysëm  million  dollarë )  ISHP-së  për  ti  lënë  ndofta    flenë    bodrumet  e  Ministrisë. Arsyeja mund të jetë çfarëdo por personel të trajnuar nga projekti StEMA ,ky institucion nuk ka . Nderkohe OBSH-ja me mbështetjen e Qeverisë Gjermane do të realizojnë blerjen e dy aparaturave moderne për monitorimin e ajrit. Por  shqetësimin e specialistit , shprehur në letër me të gjitha tabelat dhe grafikët e monitorimit , akoma dhe sot po e vërtetojnë rezultatet e Korçës që po i botojmë të plota.

     Në të njëjtën kohë ,nga studime të tjera ( G&G Group- Për hapësirat e gjelbra të Tiranës ) doli se çdo qytetar i Tiranës thith zyrtarisht 73 kilogram pluhur në vit , aq sa është pesha normale e një njeriu madhor e të mbajtur mirë.  Në të njëjtën kohë , në fillim të muajit prill , në Ditën e Pediatrisë  , mjekët  pediatër    deklaruan    konferencën mbi çështjet e viruseve respiratore   se    pesë  vjet  është  trefishuar  numuri  i  fëmijëve  me  astmë dhe onkologët thonë se çdo vit shtohen me 1400 të prekurit me kancer.      

   Po ti drejtoheni për të dhëna të tjra Institutit të Statistikave, në pjesën për mjedisin , gjejmë se : “ Të dhënat për cilësinë e ajrit në zonat ubane janë të pamjaftueshme për krijimin e një tabloje të qartë. Nga ana tjetër, mungesa e zbatimit të programeve të kontrollit të cilësisë së analizave lë të hapur problemin e shkallës së besueshmërisë së të dhënave”. Dhe më poshtë :” Përmbajtja e pluhurit në ajër tejkalon disa herë normat shtetërore.Nuk ka patur asnjë politikë që të nxisë përdorimin e automjeteve që përdorin lëndë të djegshme të lehta me probleme më të kufizuara ndotje.Nuk ka asnjë politikë që të nxisë importimin e automjeteve të reja në moshë dhe të pajisura me sistem katalitik për trajtimin e shkarkimeve të gazeve shfryrës. Nuk përdoret asnjë pagesë apo taksë mjedisore për shkarkimet e gazta nga burimet e lëvizshme  dhe të palëvizshme të ndotjes”. Përse ky institut nuk merr të dhënat e ISHP , por nxjerr në faqen e vet të internetit deklarimet , pothuaj pa shifra , të Ministrisë së Mjedisit ? Sepse në ligjin Nr.9180,i kërkohet “ paanshmëria “ , “pavarësia profesionale”, dhe “nuk i lejohet të kërkojë ose të marrë udhëzime  nga Qeveria, autoritetet e tjera shtetërore, partitë politike ose çfarëdo lloj grupi tjetër i interesuar, veçanërisht në përzgjedhjen e burimeve të të dhënave, metodave dhe procedurave statistikore ...”.

  Athere ku do ti gjejë publiku të dhënat e ndotjes së ajrit , kur institucionet , veç ISHP ,nuk i publikojnë? Dhe më e rëndësishmja përse bien ndesh rezultatet e ISHP me ato të Ministrisë së Mjedisit që raportonte “përmirësim”? A ka përpjekje dhe sa është dëshira e shtetarëve të mbulojnë të vërtetën dhe për të paraqitur vetëm realizime të premtimeve pavarësisht gjendjes reale ? Le të kujtojmë se , kur u përgatitëm të shprehnim kënaqësinë e ndalimit të naftës D2, qeveria ja heq të drejtën importit dhe ja le naftës së Ballshit . Në mos për arsye selektive , përse u bë kjo , kur dihet ndotja që vjen prej saj? Po ato ligjet për ndalimin e hyrjes së automjeteve të vjetra apo për taksën e naftës që ka vite që po priten , çfarë mund të themi ?Asgjë.

  Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur së fundmi shqetësimin për ndotjen e ajrit tek ne . Z. V. Miho, nënëdrejtor për Shqipërinë ka deklaruar ditët e fundit se matjes së ndotjes së ajrit duhet t'i shtohet edhe ozoni, benzeni dhe indikatorë të tjerë, pasi kjo do të sillte monitorim më cilësor.Po ashtu , në përgjigje të kërkesë së ambientalistëve shprehet se , për Tiranën , si qyteti më i ndotur , rezultatet e matjes së ajrit të bëhen transparente për gjithë publikun dhe të ekspozohen çdo ditë në një vend të dukshëm publik .

  Problemet e ajrit urban janë bërë  kuaj “beteje” në polemikat  shpesh herë irracionale  mes  pushtetit qendror e atij lokal dhe midis krahëve të politikës . Arrihet deri atje sa të etiketohet edhe shoqëria civile si “antiglobaliste e mafioze” . Që  ky  fenomen  është  i  hershëm , në  mos  i  përhershëm , kjo  dihet . Por mjedisi duhet të mos të  jetë  mollë  sherri  për  të  akuzuar  e  përgojuar  njeritjetrin , por  ashtu  siç  është  , një problem  i  jetesës  sonë  të  përbashkët , që  ndofta  , më  tepër  se  ndërgjegjësimin  e  qytetarëve  që  hedhin  plehra  nga  dritaret , kërkon  ndërgjegjësimin  e  atyre  që  kanë  në  dorë  vendimarrjen , pra  politikanëve  e  aq  më  tepër  qeveritarëve .Duhet të pranojmë të vërtetat e ndotjes së ajrit që po vazhdon të vrasë njerëz dhe të gjejmë rrugat për ta përmirësuar atë .

 


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara