aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


KOALICION KOMBETAR PER MJEDISIN
» 11/05/2010 - 02:03
Ligjet ekzistuese nuk zbatohen, e mandej pėrēapjet pėr pėrmirėsimin e tyre kanė mbetur nė mes tė rrugės.

KOALICION  KOMBETAR  PER  MJEDISIN

 

 

    Mjedisi është sektori më i anashkaluar nga politika shqiptare dhe për mbrojtjen e tij nuk është investuar asnjëherë aq sa duhet. Ligjet ekzistuese nuk zbatohen, e mandej përçapjet për përmirësimin e tyre kanë mbetur në mes të rrugës. Të tilla shqetësime u diskutuan në tryezën e parë kombëtare të Koalicionit Kombëtar për Mjedisin në Shqipëri, të organizuar nga Instituti i Kërkimeve Urbane, më 17 shkurt 2010.Takimi u zhvillua me mbështetjen e Ambasadës të Mbretërisë së Hollandës në Tiranë, në kuadër të fushatës mjedisore të nismuar nga Lëvizja BELLS dhe projektit “REA – Regional Environmental Advocacy, Action and Cohesion in the Westerns Balkans” dhe  u drejtua nga Kordinatori Kombëtar i Lëvizjes BELLS dhe Projektit REA në Shqipëri, z. Edlir Vokopola.

   Në takim morën pjesë dhe diskutuan, Ambasadori i Mbretërisë së Hollandës në Tiranë, z. Van den Dool, kryetari i Komisionit Parlamentar për Aktivitetet Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, z. Jemin Gjana; zëvendësministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, z. Taulant Bino; si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë ,deputetë nga kuvendet e Kosovës dhe Maqedonisë, kryetarë të Bashkive të qyteteve më të mëdha të vendit, përfaqësues nga pushteti vendor, nga shoqëria civile dhe media, si dhe përfaqësues të rrjetit REA nga Mali i Zi, Kosova e Maqedonia.

   Takimi rezultoi me sukses në krijimin  e KoalicioniT Kombëtar për Mjedisin në Shqipëri, i cili tashmë ka në përbërjen e tij 64 antare nga te cilet 8 përfaqësues të Parlamentit, deputetë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike ,qeverinë vendore e përfaqësuar nga 5 kryetarë bashkish, shoqëria civile e cila perfaqesohet me 28 organiziata, përfaqësues të medias, biznesit dhe individë të tjerë të interesuar. Anëtarët e Koalicionit firmosën edhe një Memorandum Mirëkuptimi, duke i hapur rrugën një procesi të rëndësishëm që do të ketë në fokusin e saj prioritizimin e problemeve, ndërgjegjësimin dhe lobbimin për përmirësimin e politikave mjedisore në vendin tonë.

 

Objektivat kryesore të Koalicionit Kombëtar për Mjedisin janë: rritja e ndërgjegjësimit dhe kapaciteteve institucionale të aktorëve të interesit që çështjet e mjedisit të bëhen prioritare në politikat dhe punën për zhvillim; rritja e bashkëpunimit ndër-sektorial për zbatimin e nismave për mjedisin; rritja e bashkëpunimit rajonal; përmirësimi i njohurive të aktorëve të interesit mbi standardet dhe vlerat e BE mbi mjedisin; të shpejtohet harmonizimi i legjislacionit shqiptar me standardet ligjore mjedisore të Bashkimit Evropian, etj.

 


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara