aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


ANTIDUHANI – LIGJI I HARRUAR DHE FEMIJET
» 23/06/2010 - 05:26
Ambasadori Lohan , nė njė takim me shtetarėt tanė , theksoi se zbatimi i ligjeve nuk duhet t’i ngjante zbatimit tė ligjit antiduhan.

ANTIDUHANI – LIGJI  I  HARRUAR  DHE  FEMIJET

 

  31 maj Dita kunder Duhanit

 Në konkursin e projektit COMBI , “Shqipëria ime e pastër dhe  e  bukur “ , fëmijët pjesëmarrës të shkollave të Tiranës , kishin për temë ripëtdorimin dhe riciklimin e plastikës . Por midis gjithë veprimtarive të bukura që u zhvilluan , fëmijët shfaqën dhe një dramatizim të vogël kundër dëmeve të pirjes së duhanit në përgjithësi dhe në lokalet publike në veçanti.

   Që në fillim të recitimit nga fëmijët mu kujtua një zyrtar i shtetit tonë kur paraqiti në media një ligj të ri. U shpreh tekstualisht “se  ky  ligj  nuk do të kishte fatin e atij të ndalimit të duhanit në lokalet publike”. Po ashtu mu kujtua dhe ambasadori Lohan që , në një takim me shtetarët tanë , theksonte se zbatimi i ligjeve nuk duhet t’i ngjante zbatimit të ligjit antiduhan.

   Ky ligj , i miratuar në maj 2007, është një shembull i përkryer i moszbatimit të ligjeve . Përveç një fushate , ku u vunë edhe gjoba , asgjë nuk është bërë dhe ka ngelur në ndërgjegjen e pronarëve të lokaleve . Dikur u hoqën taketuket e vendosej ndonjë enë tjetër për hirin ndërsa sot edhe ato janë rikthyer .Në këtë gazetë e ngritëm problemin në maj 2009 . Thamë se ekspertët llogarisin  se nga duhani vdesin 3800  vetë në vit , disa  herë    shumë  se    aksidentet  automobilistike ; se 60% e qytetarëve janë duhanpirës ; se për duhan shqiptarët harxhojnë 270 milionë dollarë amerikanë për konsum duhani çdo  vit ; thanë se në vend konsumohen rreth 5900  ton cigare ,një pjesë  e  mirë  kontrabandë dhe    e  keqja  e  pinë  duhanin  edhe  16 %  e  nxënësve .

    Po në maj 2009 (31  maj  është  Dita  Botërore  Kundër  Duhanit) u tha nga instancat shteërore se do të fillonin të mblidheshin gjobat e vitit 2007, pra me dy vjet vonesë. U tha edhe se do të niste një fushatë e madhe sensibilizuese me qëllim edukimin e prindërve dhe fëmijëve se duhani është i dëmshëm për shëndetin.  Por mbledhja e gjobave , siç duket kishte për qëllim mbledhjen e ca fondeve dhe jo zbatimin e ligjit . Sepse “heshtja “ vazhdon edhe sot , pavarësisht përpjekjeve që janë bërë , kryesisht nga Instituti i Shëndetit Publik. Një tregues , shumë domethënës , ishte gjoba e vënë Qendrës Spitalore Universitare për pirjen e duhanit në mjediset e saj?!

   Nëse nuk dëgjojmë ankesat e të rriturve , le të dëgjojmë ato të fëmijëve tanë. Vjet e mbylla shkrimin me shprehjen  : “  mirë  vonë  se  kurrë“. Sivjet , megjithëse më pak besues , po e mbyll po me këtë shprehje .Të shohim , nëse , përveç Ditës Botërore kundër Duhanit , do të kujtohen ata që e kanë për detyrë edhe 364 ditët e tjera të viti.

A. DALIPI

 

 

 

 


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara