aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


NJE PROJEKTIDIELLOR PER BARINJTE
» 07/06/2010 - 05:52
Rrjeti i Agjencive Rajonale te Zhvillimit (NETRDA) vuri nė jetė projektin “Instalimi i sistemeve fotovoltaike portabel ne komunitetet e largeta te barinjve ne gadishullin e Karaburunit dhe Thethit"

NJE ProjektiDIELLOR  PER  BARINJTE

Përdoruesit tradicionale të kullotave të Gadishullit të Karaburunit jane barinjte të cilet në shekuj kane zbatuar metodat e tyre intuitive të mbareshtrimit. Praktikat pastorale dhe ndarja e kullotave ndermjet fiseve ka vazhduar pergjithesisht e pa trazuar për arsye të bollëkut të sipërfaqeve kullosore në toka të cilat nuk kane pasur vlera të medha në treg. Tipikisht gadishulli i Karaburunit ka mungese burimesh ujore dhe historikisht nuk ka pasur vendbanime të qëndrueshme njerezore.

Praktikat e shtegetimit sezonal te bagetive (transumances) vazhdojnë edhe sot ku tufat e deleve dhe dhive alternojnë kullotat dimërore në Karaburun me ato verore në fushën e Dukatit. Stanet vendosen ne pika të largëta që nuk kane lidhje me asnjë lloj infrastrukture si elektricitet dhe ujë. Megjithese nevojat për elektricitet kryesisht për ndricim, ngarkim te baterive te celulareve dhe ndonje radio jane minimale, keto nevoja nuk mund të permbushen perverse me ekzistencen e gjeneratorëve të cilet pervecse kushtojne shume per tu blere dhe perdorur, perbejne një rrezik të vazhdueshem për renien e zjarreve. Ne fakt, në disa raste jane regjistruar zjarre aksidentale nga mjete primitive të ndriçimit dhe përdorimi i gjeneratorëve.

   Për këtë , Rrjeti i Agjencive Rajonale te Zhvillimit (NETRDA) vuri në jetë projektin

Instalimi i sistemeve fotovoltaike portabel ne komunitetet e largeta te barinjve ne gadishullin e Karaburunit dhe Thethit . Projekti konsistoi, midis te tjerash, ne shperndarjen e 10 sistemeve fotovoltaike portabel te cilat arrijne te japin mbi 10 ore drite te mjaftueshme per te kryer punet e zakoneshme ne stanet e largeta si dhe japin mundesine e ngarkimit te baterise se aparateve celulare.

   Bazuar ne informacinet e marra nga barinjte e kesaj zone, keto pajisje kane permiresuar dukshem kushtet e jeteses te banoreve te staneve duke i dhene drite te mjaftueshme si edhe duke i dhene atyre mundesine per te qendruar ne kontakt me te afermit nepermjet perdorimit te aparateve celulare.

   Si rezultat i suksesit te projektit, komuniteti i barinjve ka grumbulluar nje fond parash per blerjen me fondet e vetra te 10 cope te tjera ndricuesish.

 


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara