aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


MBETJET URBANE DHE RICIKLIMI NE FOKUSIN E POLITIKES
» 15/06/2010 - 01:41
Ministri Mediu : “ Realizimi me sukses i kėtij objektivi kėrkon patjetėr tė shoqėrohet me programe edukimi mjedisor pėr publikun dhe familjarėt “.

MBETJET  URBANE  DHE  RICIKLIMI  NE  FOKUSIN  E  POLITIKES

   Problemi i mbetjeve urbane dhe riciklimit të tyre u mor në shqyrtim në veprimtarinë "Politikat mjedisore për Riciklim" , organizuar në korrik nga Ministria e Mjedisit , në bashkëpunim me biznesin e riciklimit të mbetjeve urbane.

   Ka kohë që MMPAU , së bashku me strategjinë për mbetjet urbane dhe planin e veprimit për mbetjet  , po punon që ti shoqërojë edhe me disa ligje të rëndësishme, duke përmirësuar në këtë mënyrë kuadrin ligjor ekzistues në Shqipëri për trajtimin e këtyre mbetjeve urbane , edhe si një kusht themeltar në politikat e Bashkimit Evropian.Njëri prej këtyre ligjeve është edhe ai i mbrojtjes së mjedisit, ligji për lejet mjedisore dhe ai për vlerësimin e ndikimit në mjedis, draftet e të cilëve presin të kalojnë në parlament. Ndërkohë qeveria cila ka ngritur edhe një Task Force, shoqëruar me një plan veprimi përkatës.

   Në fjalën e tij , ministry Mediu theksoi se "në këto dokumente parashikohen objektiva të qarta për riciklimin e mbetjeve, reduktimin e gjenerimit të tyre, nxitjen e teknologjive të ripërdorimit të mbetjeve dhe më kryesorja, riciklimin e mbetjeve, por situata aktuale e iniciativave për riciklimin e mbetjeve tregon se ato jane ende në nivel të ulët".

Në këtë drejtim, Mediu tha se, "qeveria por edhe nga vete biznesi, ky sektor duhet të shihet me interes ekonomik por dhe si nje biznes i të ardhmes. Realizimi me sukses i këtij objektivi kërkon patjetër të shoqërohet me programe edukimi mjedisor për publikun dhe familjarët", duke bërë të ditur bashkëpunim me donatorët, ministrine e Arsimit dhe Shkences për përfshirjen në programet shkollore.

   Mediu cilësoi si shqetësim të madh mjedisor problemin e mbetjeve plastike, metalike e veçanërisht makinat e dala jashtë përdorimit. "Iniciativat për të investuar në riciklimin e veçanërisht të këtyre mbetjeve, përben prioritet për MMPAU", tha ai.

   Përfaqësuesi i Shoqatës së Riciklueseve, Bardhyl Baltëza bëri të ditur se në Shqipëri biznesi ka investuar rreth 100 milion euro në industrinë e riciklimit dhe këto investime janë reale. Sipas tij, " kjo industri funksionon por fatkeqësisht jo me kapacitete të plota, sepse në Shqipëri mungon zinxhiri i grumbullimit dhe i vlerësimit të mbetjeve urbane. Ne akoma nuk e kemi vlerësuar këtë rrymë si lëndë e parë për një industri mjaft të rëndësishme", tha ai.

  Ndërsa vuri në dukje punën e bërë nga qeveria para standardeve të kërkuara nga BE për riciklimin e letrës dhe të plastikës, Baltëza tha se industria private e riciklimit ka kapacitete për të ricikluar rreth 35-40% të letrës, rreth 50% të plastikës, ndërsa bëri të ditur me kënaqësi se "sot po bëhen prova në një fabrikë të re të riciklimit të baterive që janë mbetje të rrezikshme".


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara