aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


KRYEMINISTRI PERURON FABRIKEN E RICIKLIMIT
» 19/06/2010 - 01:44
Kryeministri Berisha ka pėruruar fabrikėn e riciklimit tė mbetjeve tė letrės nė Porto Romano, Durrės. Kjo fabrikė ėshtė njė investim privat , nė bashkėpunim me BERZH, me vlerė 17 milion euro. Fabrika pėrdor si lėndė tė parė mbetjet e letrės, tė grumbulluara nė vend, duke e shndėrruar atė nė ambalazhe kartoni dhe letre, me kapacitet prodhimi prej 70-80 ton letėr nė ditė.

Kryeministri Berisha : “Unë ju garantoj ju dhe të gjithë industrinë e riciklimit në Shqipëri, në letër, në plastikë, në qelq, në metale, se qeveria, me një kuadër të ri aktesh ligjore dhe nënligjore, do të krijojë një mbështetje  fuqishme për ju” .

 

KRYEMINISTRI  PERURON  FABRIKEN  E  RICIKLIMIT

 

    Kryeministri Berisha ka përuruar fabrikën e riciklimit të mbetjeve të letrës në Porto Romano, Durrës. Kjo fabrikë është një investim privat , në bashkëpunim me BERZH, me vlerë 17 milion euro. Fabrika përdor si lëndë të parë mbetjet e letrës, të grumbulluara në vend, duke e shndërruar atë në ambalazhe kartoni dhe letre, me kapacitet prodhimi prej 70-80 ton letër në ditë. Fabrika plotëson nevojat e vendit për këto produkte dhe një pjesë e konsiderueshme e prodhimit të saj është i destinuar për eksport. 

 

   Kryeministri e konsideroi inaugurimin e kësaj fabrike një ngjarje të rëndësishme për industrinë shqiptare, veçanërisht për industrinë e riciklimit të materialeve, duke rikthyer në 100 përqind të përdorshme të gjitha mbetjet e letrës në vend. Kryeministri Berisha veçoi një aspekt tepër të rëndësishëm të kësaj fabrike, me ndikim pozitiv në mbrojtjen e mjedisit, faktin se teknologjia që përdor fabrika është ndër më bashkëkohoret.

Berisha theksoi gjithashtu se qeveria, me një kuadër të ri aktesh ligjore dhe nënligjore, do të krijojë një mbështetje fuqishme për të gjithë industrinë e riciklimit në Shqipëri, e cila deri tani shënon mbi 80 milion euro investime, në letër, në plastikë, qelq dhe metale, në mënyrë që të zgjerohet e të ndërrohet në një gjenerator të rëndësishëm në industrinë e vendit.

    Kryeministri pasi përgëzoi z.Bardhyl Balza , presidentin e Shoqatës së Ricikluesve të vendit dhe pronar i fabrikëstheksoi se : “Unë ju garantoj ju dhe të gjithë industrinë e riciklimit në Shqipëri, e cila gjer tani ka mbi 80 milion euro investime, në letër, në plastikë, në qelq, në metale, se qeveria, me një kuadër të ri aktesh ligjore dhe nënligjore, do të krijojë një mbështetje  fuqishme për ju, në mënyrë që të zgjeroheni gjithnjë e më shumë e të ndërroheni në një gjenerator të rëndësishëm në industrinë e vendit. Por specifika juaj është jashtëzakonisht e rëndësishëm dhe e ndjeshme për çdo qytetar shqiptar, është një inkurajim i madh, nxitje e stimul për mbrojtjen e mjedisit” .

 

    Po ashtu , kryeministri Berisha është takuar me përfaqesuesin e agjencisë së ndihmës SIDA, e angazhuar nga qeveria suedeze.  Me kërkesë të qeverise shqiptare, SIDA ka  bërë një studim në shkallë vendi, në lidhje me trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve të ngurta, studim që ju paraqit zotit Berisha në këtë takim. Aty sugjerohet  ngritja e një mekanizmi institucional pë të menaxhuar mbetjet urbane.

  Kryeministri tha se ishte absolutisht në vëmendjen dhe interesin e tij, që në momentin kur erdhi në pushtet, përqasja dhe zgjidhja e problemit të mbetjeve urbane dhe që ,për këtë qellim, kishte ngritur edhe grupe pune. Ndihmesa që ofroi qeveria suedeze, ishte në kohen e duhur dhe për një problem shume të rëndësishëm si mbrojtja e ambientit që është eshte prioritet në axhenden e qeverisë shqiptare.Ai gjithashtu thheksoi se Shqipërisë i ka munguar një vështrim dhe plan veprimi në shkallë vendi dhe përfshirja e të gjitha strukturave, grupeve të interesit dhe niveleve të pushtetit eshte e domosdoshme.

 

 


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara