aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


ENERGJI DIELLORE PER ĒERDHET
» 21/07/2010 - 01:46
Qendra EDEN, mė 6 Korrik organizoi pėrurimin e instalimit tė paneleve diellore nė ēerdhen nr. 8 nė Tiranė pėr ngrohjen e ujit sanitar dhe sistemit ngrohės si rrjedhojė e zbatimit tė projektit “ Energjia diellore-alternativė promjedisore dhe ekonomike” .

ENERGJI  DIELLORE  PER  ÇERDHET 

  Energjia diellore po shihet gjithnjë e më tepër si energji alternative dje si një mënyrë për të reduktuar ndikimin në mjedis të shkaktuar nga metodat kryesore të prodhimit të energjisë. Duke u konsideruar energji e rinovueshme ( e gjelbër) ajo gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e vendimarrësve. Në Shqipëri përdorimi i kësaj alternative është ende në hapat e para dhe e përdorur kryesisht nga sektori privat ( vetëm për ngrohjen e ujit sanitar).

  Qendra EDEN, më 6 Korrik organizoi përurimin e instalimit të paneleve diellore në çerdhen nr. 8 në Tiranë për ngrohjen e ujit sanitar dhe sistemit ngrohës si rrjedhojë e zbatimit të projektit “ Energjia diellore-alternativë promjedisore dhe ekonomike” . Projekti  konsistonte në promovimin e energjisë diellore në institucionet publike si  energji alternative miqësore me mjedisin. Zbatimi i këtij projekti u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit të Bashkisë Tiranë, Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë, REC si dhe Qendrës Mjedisore EDEN.

   Merrnin pjese z. H.E. Henk G.C. Van Den Dool, Ambasadori i Vendeve të Ulta;  z.Edi Rama, Kryetari i Bashkisë;  z. Mihallaq Qirjo, Drejtori Ekzekutiv i REC;  znj. Ermelinda Mahmutaj, Drejtore Aktive  e Qendrës EDEN;  përfaqësues nga Drejtoria nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit;  përfaqësues nga QEZHEF;  prindër, stafi i çerdhes etj.. 
    Veprimtarinë e hapi
Znj. E. Mahmutaj me një një prezantim të shkurtër projektit.

    Ambasadori Van Den Dool , në fjalën e tij  theksoi rëndësinë dhe vazhdimësinë e projekteve promjedisore, ku puna dhe kontributi i të gjithëve është dhe duhet të jetë i madh. A e cilësoi këtë nismë si hapi i parë për fillimin e projekteve dhe investimeve të tilla.
    Kryetari i Bashkisë z.Rama e përforcoi këtë mesazh duke u shprehur se ky ishte vetëm një projekt pilot dhe do të shërbejë si një gur themeli për një ndërtesë të fortë dhe të sigurt për fëmijët tanë.
   
Më pas të ftuarit vizituan disa mjedisee të çerdhes për të parë se si ky investim ishte realizuar në të gjitha hapat e tij   praninë e ujit të ngrohtë në çerdhe.

   Qendra EDEN, Bashkia Tiranë dhe QEZHEF( Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve)me anë të të këtij projekti synuan përmirësimin e cilësisë së jetesës së 272 fëmijëve dhe 40 edukatorve të çerdheve nr. 1 dhe nr.8 në Tiranë përmes promovimit të energjisë diellore si energji alternative dhe miqësore me mjedisin për ngrohjen e mjediseve gjatë periudhës së dimrit si dhe ngrohjen e ujit sanitar përgjatë gjithë vitit.  


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara