aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


CILESIA E AJRIT TE BRENDSHEM NE SHKOLLA
» 18/09/2010 - 05:17
Nga Agron DELIU , Instituti i Studimeve Ambjentale, Tiranė

CILESIA  E  AJRIT  TE  BRENDSHEM  NE  SHKOLLA

Nga Agron DELIU , Instituti i Studimeve Ambjentale, Tiranë

   Në kuadrin e një projekti të financuar nga  BE në gjashtë vende (Shqipëri, Bosnjë, Hungari, Itali, Sërbi e Sllovaki) është kryer një studim për ajrin e mjedisit në  shkolla dhe shëndetin respirator të fëmijve, në periudhën 2007-2008. Me që Shqipëria është pjesë përbërëse e këtij studimi (me  6 shkolla 9 vjeçare në Durres dhe Tiranë), më poshte po paraqesim të dhenat kryesore të tij, si edhe përfundimet e këtij studimi rajonal.

Mjedisi i brendshëm në klasa

Tab. 1 Rezultatet  analitike  mesatare   studimit

µg/m3

PM10

Benzen

Toluen

Etil benzen

Ksilen

NO2

Formaldehide

Shqiperia

65

4

16

5

5

12

5

Bosnja

100

6.5

28

8.5

8.5

21.5

7

Hungaria

55

2.3

5

8

8

16

3

Italia

78

2.2

5

8

8

18.5

33

76

5.8

22

8.5

8.5

22

2

Sllovakia

77

4.8

29

5

5

14

8

Mesatare

75

4.3

17.5

7.2

7.2

17.3

9.7

Norma e lejuar

40

5

420

420

1200

40

30

 

1. Pozicioni i  shkollave : Trafiku i rënduar  dhe industria në afersi direkte me  shkollen , ka rezultuar në ekspozim më të madh të fëmijve ndaj shumicës se ndotesve te matur.Po ashtu trafiku i rënduar dhe  industria në afersi  direkte ishin determinantë të rëndësishëm të zvogëlimit të funksionit të mushkrive të nxënësve.

2. Burimet e ndotesve te ajrit te brendshem ne klasa

-Dyshemetë plastike në klasa shoqërohen me  rritje të prevalencës së alergjive  dhe zvogëlim të funksionit të mushkrive  të nxënësve.

-Nivelet më të  rritur të  komponimeve  organike  volatile  dhe të dyoksidit të azotit janë gjetur në  dhomat e klasave të shtruara me tapete plastikë. Këto shoqëroheshin me prevalencë të rritur të fëmijve që zgjoheshin gjatë natës me teshtima.

-Nivele të rritur të benzenit, ksilenit  dhe etilbenzenit  janë matur në  klasat e  lyera me bojra hidromat, e këto klasa  shoqërohen me prevalencë të rritur  të alergjive të diagnostikuara gjatë 12 muajve të fundit prej mjekut.   

-Nivele të rritur të etilbenzenit dhe të ksilenit janë  matur në klasa që kanë qënë të paisura me  mobilje të reja  gjatë 12 muajve të fundit.

-Përdorimi i fshesës për pastrimin  e klasave shoqërohej me  prevalencë të rritur të  fëmijve me kollë kronike dhe flegmë.

-Përdorimi i shtupës  për pastrim  shoqërohej me prevalencë të rritur të  konjuktiviteteve kronikë të raportuar.

-Përdorimi i shtupës  me  zbardhues  shoqërohej me prevalencë të rritur të  ekzemave e të çarjeve  të lekurës.

-Nivele të rritur të  etilbenzenit e të ksilenit  janë matur në klasa që mbajnë dritare të mbyllura gjatë pastrimit.

 

Tab.2 Sipërfaqja  mesatare, maksimale dhe minimale për ccdo nxenës, sipas vendeve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

3. Numri i nxënësve në klasa dhe ajrosja

-Tejmbushja e klasave  shoqërohe me  nivele të rritur të dyoksidit të karbonit , PM 10  dhe benzenit të matur në ajrin e brendshëm , si edhe me prevalencë të rritur të dhimbjes  kronike të veshit tek  fëmijte.

- Ventilimi i dobet natyror  gjatë orëve të mesimit shoqerohet me  nivele të rritur të CO2 dhe formaldehides të matur në ajrin e klasave dhe me prevalencë të rritur të  bronkitit kronik e të simptomave azmatike.  

-Prevalence e ulur e  bronkitit kronik u  gjet  te femijte qe mesonin ne klasa te paisura me ajer kondicionim.  

 

REKOMANDIME

-Shkollat duhen ndërtuar në vende që nuk janë të ndikuara  direkt prej trafikut  të rënduar ose industrisë , apo prej  sipërmarrjesh ndotëse përreth.  

-Në klasa duhet të evitohet tejmbushja me nxënës.

-Klasat duhet të kenë  regjim të përshtatshëm ventilues në mënyrë që  të sigurohet cilësi e mirë e ajrit gjatë  tërë periudhës së kryerjes së mësimit.

-Mbulesat e dyshemeve  të klasave duhen zgjedhur  me kujdes të veçantë  për të evituar çdo efekt të dëmshem mbi shëndetin respirator të  fëmijve.

-Në klasa duhet evituar  përdorimi i bojrave hidromat për lyerjen e mureve.

-Duhen bërë instruktime të qarta  për të arritur  praktika të mira pastrimi të klasave, dhe  duhet ushtruar kontroll i përshtatshëm  për  zbatimin e tyre.  

 


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara