aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


BIODIVERSITETI – Ç’ESHTE AI ?
» 22/11/2010 - 06:22
Biodiversiteti është një term shumë i gjerë që përmbledh gjithë qëniet e gjalla që popullojnë Tokën .

BIODIVERSITETI – Ç’ESHTE AI ?

 

   Biodiversiteti është një term shumë i gjerë që përmbledh gjithë qëniet e gjalla që popullojnë Tokën . Edhe ne bëjmë pjesë në të dhe shfrytëzojmë shërbimet që na ofron : ushqimin , ujin , energjinë dhe burimet e tjera për jetën tonë të përditëshme .  

   Biodiversiteti , me shumëllojshmërinë e tij , matet që nga niveli i geneve , llojeve , popullimeve  dhe  ekosistemeve . Një llojshmëri e pabesueshme e organizmave , nga bakteret e padukshme me sy të lirë e deri tek gjitarët e mëdhej , përbëjnë një shifër mbi dy milionë : baktere - 10.000 lloje; kërpudha - 72.000 lloje; organizma të thjeshta -  50.000 lloje; bimë - 270.000 lloje. Llojet e kafshëve janë rreth 1.318.000, nga të cilët  1.265.000 jovertebrorë dhe 52.500 vertebrorë  (2.500 peshq, 9.800 zogj, 8.000 reptilë , 4960 amfibë e 4.640 gjitarë). Por ky numur shpreh pjesën që njohim dhe specialistët kanë hedhur hipotezën se mund të jetë rreth 12 milionë . Sa për shembëll : një shkencëtar natyralist gjeti në një pemë të vetme në Peru , plot  43 lloje të ndryshme milingonash , një numur i barabartë me ato të zbuluara në gjithë Britaninë.  
    Biodiversiteti nuk është një fenomen i ri por fryt i 3 miliardë e gjysëm vite të evolucionit . Disa mjedise në Tokë janë veçanërisht tepër të pasura me biodiversitet : barrierat koraline , pyjet tropikalë dhe luginat e lumejve mbajnë rreth gjysmën e qënieve të gjalla  të planetit , megjithë se mbulojnë vetëm 6% të sipërfaqes tokësore .

   Biodiversiteti është një trashëgim universal për njerëzimin dhe , për këtë , ruajtja e tij është për ne një detyrë parësore. Për këtë edhe viti 2010 është shpallur Vit i Biodiversitetit dhe shumë shtete kanë ndërmarrë objektiva për të reduktuar humbjet e tij .  

    Termi biodiversitet është përdorur zyrtarisht , për herë të parë në mësin e viteve 80-të nga shkencëtari Walter G. Rosen në Forumin për Biodiversitetin në Washington,   organizuar nga National Academy of Science dhe Smithsonian Institute.

  Për një kuptim më të mirë të tij është e nevojshme të analizohet në bazë të niveleve të organizimit qw ka bwrw shkenca :

- Diversitetieti gjenetik : format e ndryshme të secilit gen prezent në AND e individëve . - - Diversiteti i organizmave : shprehur nga varieteti i sjelljes , morfologjisë dhe fiziologjisë të çdo individi.

- Diversiteti i popullimve : treguar nga varieteti i karakteristikavë sasiore e hapësinore të popullsive të kafshëve e atyra vegjetale.

- Diversiteti specifik : ose llojshmeria e qënieve të gjalla , të njohura si lloje , që kanë aftësinë të shumohen midis tyre .  

- Diversiteti i bashkësive : i lidhur me llojshmërinë sipas strukturës dhe përbërjes të raporteve ekologjike midis organizmave (popullsi e lloje që ndajnë të njëjtin mjedis ).

- Diversiteti i ekosistemeve  : që përcaktohet nga ndërvartësia midis komuniteteve  dhe biokushteve të mjedisit.

- Diversiteti midis qënieve tokësore dhe të ujit : ose i ekosisteneve të këtyre tipeve mjedisore .  

- Diversiteti biogjeografik: i përcaktuar nga llojshmëria e historisë evolutiv i qënieve të gjalla në një rajoni në relacion me historinë gjeologjike, gjeografike e klimatike të tij .  

    Një pjesë e shtuar së fundmi në fjalorin dhe punimet e shkencës është dhe diversiteti Kulturor , që vërehet veçanërisht tek njerëzit , por jo vetëm tek ta. Ky është i lidhur me ndërveprimin e individëve humanë me llojet e tjra dhe habitatin .

A. DALIPI

 

Biodiversiteti është një trashëgim universal për njerëzimin dhe , për këtë , ruajtja e tij është për ne një detyrë parësore

 

 

Biodiversiteti nuk është një fenomen i ri por fryt i 3 miliardë e gjysëm vite të evolucionit .


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara