|
TELEFONI I GJELBER
HIGJENA NE TIRANE |
TELEFONI I GJELBER
HIGJENA NE TIRANE
Eshtë e vërtetë që , nga viti në vit , pastërtia në qytetin e Tiranës ka ardhur duke u përmirësuar. Por përsëri ka probleme të cilat mbesin të pazgjidhura , herë rregullohen e përsëri keqësohen , ose probleme me të cilat nuk jemi marrë asnjëherë.
Për ketë , nëpërmjet telefonit të gjelbër , anketuam 34 persona , nga të cilët :
- me arsim të lartë.
- me arsim të mesëm.
- me arsim nëntëvjeçar.
Pyetjes se a ka përmirësime në pastërtinë e mjediseve urbane të qytetit , ju përgjigjën 32 vetë .
- 26(81%) ishin të mendimit se ka patur përmirësime , sidomos në evakuimin e plehrave .
- 22 të anketuar (69%) kanë vërejtje për pastrimin e rrugëve , i cili nuk bëhet njëlloj në të gjithë zonat por humbet cilësinë duke u larguar nga qendra drejt periferisë ku dhe ka më tepër probleme. Ankesa kishte për zonat e porcelanit dhe të kinostudjos.
- 19 vetë (59%) kishin vërejtje për rikonstruksionin e rrugëve nëpër lagje , që i vlerësojnë si qëllim sepse sjellin përmirësim të mjedisit dhe trafikut , por pothuaj përherë ka vonesa gjë që sjell ndotje nga pluhurat për një kohë të gjatë. Shumë mendojnë se shkelen dhe afatet e përcaktuara për ndërtimin e tyre, por dhe në ndërtimet e reja të pallateve.
Pyetjes se ç’farë mendojnë për higjenën në qytet ju përgjigjën :
- 16 të intervistuar (50%) mendojnë se shpesh punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit nuk disinfektojnë vendet rreth kazanëve të mbetjeve urbane , sidomos kur plehrat derdhen jashtë tyre.
- 24 persona mendojnë se higjena duhet të mbahet jo vetëm nga punonjësit e pastrimit por nga vetë qytetarët ku , në shumë raste mungon ndërgjegjësimi i tyre për të cilin mendojnë se nga pushteti lokal , sidomos nga strukturat e minibashkive që duhet të bëjnë më tepër për këtë problem.
- 28 vetë (89%) ngritën problemin e tualeteve publike . Shumica e tyre e justifikon me shtimin e madh të popullsisë , por dhe me dëmtimin e atyre që kanë qënë dikur. Nuk justifikohet kjo me detyrimin e lokaleve për tu paisur me banjo sepse shumë njerëz nuk mund të hynë në to vetëm për nevojat e tyre personale. Për këtë , mendojnë , dhe kjo vërtetohet lehtë , për atë që ndodh poshtë urave të lumit të Lanës , ku era dhe ndotja ndjehet klur kalon mbi to.
Për këtë u dhanë mendime të ndryshme si ndërtimi i tualeteve qoftë dhe në dy anët e Lanës , pranë vend qëndrimeve të mjeteve interurbane dhe stacionit të trenit ku kalon një sasi e madhe njerëzish , ndërtimi në vende publike ,sidomos prane tregjeve ushqimore si ai i uzines Dinamo apo te tregu ushqimor prane Qytetit te nxenesve e deri tek detyrimi i ndërtuesve të pallateve të mëdhej apo qendrave rezidenciale për të ndërtuar tualeteve publike në hapësirat e lira apo parqet rreth tyre .
|