aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


EKOSISTEMET E BREGDETIT DHE LIGATINAVE
21/12/2010 - 08:58
Nga Wolfgang FREMUTH , biolog , Zoological Society Frankfurt

EKOSISTEMET  E  BREGDETIT  DHE  LIGATINAVE

 

Nga Wolfgang FREMUTH  , biolog , Zoological Society Frankfurt

 

   Ekosistemi i ligatinave janë zonat ku uji është nën  ose mbi siperfaqen e tokës  dhe ku dherat (toka) kanë uje me tepri për një periudhe të caktuar kohore dhe që rezultojnë me nivele të ulëta të oksigjenit në tokë që është dhe përcaktues kryesor i bimësisë dhe zhvillimit të tokës. Ligatinat po ashtu kanë një bollëk të hydrophyteve që gjithashtu janë përcaktuese për komunitetin e bimësisë dhe karakteristikat "hidrike"  të tokës.

  Ekosistemi i ligatinave janë zonat ku uji është nën  ose mbi siperfaqen e tokës  dhe ku dherat (toka) kanë uje me tepri për një periudhe të caktuar kohore dhe që rezultojnë me nivele të ulëta të oksigjenit në tokë që është dhe përcaktues kryesor i bimësisë dhe zhvillimit të tokës. Ligatinat po ashtu kanë një bollëk të hydrophyteve që gjithashtu janë përcaktuese për komunitetin e bimësisë dhe karakteristikat "hidrike"  të tokës.
Ligatinat përcaktohen nga ujrat por ka edhe shumë lloje të ndryshme:
• Rrjedhjet dhe burimet ;
• Përrenjtë dhe lumenjtë ;
• Ligatinat e brigjeve lumore dhe ato të përkohshme ;
• Grykëderdhjet e lumenjve dhe deltat e tyre ;
• Moçalet , kënetat , batakët dhe moçalishtet ;
• Liqenet , pellgjet dhe ujërat ephemere ( jetëshkurtra si p.sh. në Alpet Dinarike, Okavango në Afrikë etj..)
• Lagunat
• hyrjet e ditit e zonat e baticës ;
• Oqeanët ;
• Ujrat nëntokësore ;
• Akullnajat ;
Klasifikimi i Ligatinave, sipas gjendjes së tyre trophicale është  Oligotroph me pak ose aspak  lëndë ushqyesve ;
Mesotroph – me sasi mesatare të lëndëve ushqyese dhe Eutroph –me sasi të lartë të lëndëve ushqyeve në sistem .
  

KERCENIMET  NDAJ  LIGATINAVE

     Ligatinat bregdetare po përballen me impaktin njerëzor dhe ndryshimet mjedisore duke përfshirë këtu ndikimin edhe nga kriporet , grykëderdhjet , pritat , lagunat e brigjeve , ndërtimet , indiferencën që humbje sociale dhe humbje të kapitalit shoqëror.

Kërcënimet vijnë :
  a. nga NDOTJA me burime  :
 - Kimike - Bujqësia ,industria, kimikatet e përdorimit familjar; 
 - Mbetjet e ngurta: Familjarët, industria , anijet ;
 - Ndërhyrjet -  Transporti (makina, kamionë, anije) , Industria (impiantet e energjisë), bujqësia, akuakultura ;
  - Temperatura: Industria (prodhimi i energjisë ), ndryshimet e klimës ;


  b. nga  SHKATERRIMI  me  rrjedhoja që vijnë nga :

- Digat, kanalet dhe pendat ; 
- Tubacionet ;

- Ndërtimet bregdetare kundër përmbytjeve ;
- Ndërtimi i objekteve ;
- Konvertimi i truallit ; 
- Nxjerrja e ujit për përdorim ;

FUNKSIONET DHE SHERBIMET E EKOSISTEMIT

      Funksionet e ekosistemit të ligatinave janë  rregullimi i sistemit ujor e të rreshjeve , rregullimi i klimës , cikleve dhe zinxhirit të ushëimit , habitatit të llojeve , burimet e ushqimit të peshkut , burimet e ujit të pijshëm ,etj duke përdorur deri 98% të ligatineve .  
     Biodiversiteti i ligatinave dhe përbërësit fiziko-kimikë të tij ndërveprojnë duke prodhuar funksionet e ekosistemit . Funksionet e ekosistemit të cilat përdoren nga njeriu janë shërbimet e ekosistemit dhe një përftim ose lëndë e ekosistemit është një  përfitim i drejtëpërdrejtë dhe i matshëm si një shërbim për njeriun.  Për këtë mund të jepet shëmbull që cikli i lëndëve ushqyese është një funksion i ekosistemit që kontribuan në pastrimin e ujit dhe nëse kjo konsumohet , kjo lëndë e cikluar bëhet një shërbim i ekosistemit dhe pastrimi i ujit bëhet një përfitim për ne.

    Shërbimet e ekosistemit të ligatinave:
1-Kontrolli i përmbytjeve
• Ngadalësojnë rrjedhjet - ligatinat afër grykëderdhjes së përrenjve dhe lumenjve mund të ngadalësojë shtimin e rrjedhave në kohën e shirave apo të shkrirjeve të pranverës duke mos lejuar përmbytjen jashtë këtyre rrjedhave dhe duke parandaluar edhe dëmtimet e shtretërve .

 • Duke shërbyer si rezervuarë ndaj përmbytjeve natyrore , ndaj vërshimeve të  lumenjve si forcë madhore ,  duke bërë të mundur që sasia e tepërt e ujit të shtrihet mbi një zonë të gjerë, e cili zvogëlon thellësinë dhe shpejtësië e vërshimit . Nga kullimi dhe përhapja e ujit bëhet e mundur që ,në mënyrë efektive , vërshimi të zbutet .

• Mbrojtja nga dallgët e stuhive - ligatinat bregdetare, gjithashtu bashkë me to edhe  shkëmbinjtë  nënujorë , rizoforet , brigjat e formuara nga baticat , deltat dhe grykëderdhjet mund të kufizojnë efektet e dëmshme të stuhive dhe valët e baticës duke vepruar si një pengesë fizike që redukton lartësinë e ujit dhe shpejtësinë e tij. Bimësia e ligatinave si rizoforet etj.. së bashku zvogëlojnë erozionin nga stuhitë dhe baticat e mëdha.
2 – Riplotësim i ujrave tokësorë

• Ujit që shohim në ligatina të tilla si këneta, liqene dhe lumenj përfaqëson vetëm një pjesë të ciklit të ujit, i cili përfshin gjithashtu ujin atmosferik (retë, shirat dhe dëborën) dhe nëntokësore (ujë të mbajtur nën sipërfaqen e tokës).

• Shumë prej ligatinave janë të lidhura direkt me ujërat nëntokësore dhe luajnë një rol jetik në rregullimin e sasisë dhe cilësisë së ujërave nëntokësore, e cila shpesh është burimi i rëndësishëm i ujit të pijshëm dhe për ujitjen e të lashtave.

• Përdorimi jo i qendrueshem i ujit nëntokësor për përdorim njerëzor kërcënon shumë
ekzistencën e shumë ligatinave dhe pakujdesia rrezikon komunitetet që varen nga to për ujin për përdorim të përditshëm në familje. Në shkallë globale, defiçitet e ujërave nëntokësore janë tani probleme të rëndësishme në shumë vende, duke përfshirë edhe Indinë, Kinën, SHBA , Gadishullin Arabik etj...

   3 – Stabilizimi i vijës bregdetare dhe mbrojtja nga stuhitë

• Rreth 200 milionë njerëz që jetojnë në zona të ulëta në rajonet bregdetare janë në rrezik nga përmbytjet katastrofike të shkaktuara nga uraganet, stuhitë dhe valët e mëdha  të baticës.
• Rreziku i përmbytjet bregdetare është rritur për shkak të ndryshimit të klimës globale.
• Lagunat sigurojë mbrojtjet natyrore të vijës së bregut nga stuhitë dhe valët e baticës duke ngadalësuar shpejtësinë dhe reduktimin në lartësi të fuqi së vërshimeve.
• Rizoforet dhe bimët e tjera krijojnë një pengesë të mirë bregdetare .
• Në vitin 2005, Uragani Katrina vrau 1.400 njerëz në SHBA dhe shkaktoi 75
miliard dollarë dëme. Humbja e ligatinave mbrojtëse bregdetare , për shkak të aktiviteteve të njeriut , është përkeqësuar ndjeshëm duke rritur ndikimin e fenomeneve natyrore .
• Në Karaibe, shërbimet e mbrojtjes bregdetare , të ofruara nga shkëmbinj nënujorë koralorë ,  janë vlerësuar ( përfitim financiar ) me 22 miliardë dollarë në vit .

  Shërbimet e ekosistemit të ligatinave:
  4 - Sedimentet dhe ruajtja e lëndëve ushqyese
• Lagunat veprojë si "depo" për sedimentet dhe lëndëve ushqyese të sjella nga ujërat e shiut, përrenjtë dhe lumenjtë.
• Ushqyes të tretur, të tilla si nitratet dhe fosfatet nga plehrat dhe ujërat e zeza merren nga bimët e ligatinave dhe ruhen në gjethe, duke ndihmuar për të përmirësuar cilësinë e ujit.
• Prodhimtaria e habitshme e disa bimëve të ligatinave i bën ato veçanërisht të rëndësishme për heqjen e ushqyesve të tepërt nga uji .

• Shum lëndë ushqyese ju "bashkangjiten" grimcave të sedimenteve të cilat janë depozituar në ujrat ose fizikisht të bllokuara nga rrjedhat dhe rrënjët e bimëve. Furnizimi i vazhdueshëm i ushqyesve i bën deltat natyrisht shumë pjellore.
• Një shembull i ndërprerjes së furnizimit me sediment në deltën e lumit Ind në Pakistan ka bërë që erozioni të rritet 75% dhe po kaq të ulen shërbimet e ekosistemit.Ose , një shembull tjetër është se lumi Ebro i Spanjës sjell në derdhje 2 milion metra kub sedimente në vit.
  5 – Pastrimi i ujit
• Lagunat luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e ujit nga "burgosja" e ndotësve në
sedimentet, tokat dhe bimësinë.
• Disa bimë lundrues, p.sh. crassipes eichhornia (zambaku i ujt) mund të thithin dhe
ruajnë “ metale të rënda si hekuri dhe bakri.
• Aftësia e natyrshme e ligatinave për të "filtruar" dhe pastruar ujin  përdorur për të trajtuar ujërat e mbetura nga industria dhe minierat, si dhe ujërat e zeza.
• Të paktën një e treta e ujërave të zeza nga qyteti indian të Kalktës (popullsia 10
milion) është trajtuar në mënyrë efektive nga këneta Kolkata Lindore, e cila gjithashtu ka mbështetur punësimin e 20.000 njerëzve.
• Në gjirit Chesapeake, SHBA, kapaciteti natyror është duke u pwrdorur si një mjet për përmirësimin e cilësisë së ujit dhe në Nju York është llogaritur se duke përdorur shërbimet e ekosistemit nga ligatinat ,që sigurohet falas , ishte me kosto më efektive se sa ndërtimi i centraleve konvencionale të trajtimit të ujit.

   Shënim i redaksisë : Një ligatinë e tillë është ndërtuar edhe në lumin e Tiranës për pastrimin e ujrave nga Instituti i Politikave Mjedisore dhe Grupimi Ekolëvizja.

  – Rezervuarë për biodiversitetin
• Ekosistemi dhe pasuria e llojeve - lloje të ndryshme të ligatinave në botë

mbështesin një grup të madh të bimëve dhe të kafshëve.
• Bollëk llojesh - specie e disa grupeve të kafshëve, të tilla si peshqit , jovertebrore dhe zoqtë e ujit ndodhn në përqëndrime të mëdha në ligatinat.
• Disa lloje janë endemike për ligatina të veçanta dhe do të thotë se ata nuk gjenden askund tjetër në Tokë.
• Shumëllojshmëria gjenetike - ruajtja e jetës së llojeve të ndryshme në ligatinat ,
në pjesë të ndryshme të botës , është pjesë jetike e politikës së njerëzimit për të siguruar  një të ardhme të qëndrueshme.
• Vlera ekonomike - bimët dhe kafshët e ligatinave sigurojnë për njerëzit produkte të panumërta , që përdoren e shiten në të gjithë botën, që nga peshqit, të materiale ndërtimi e deri për medikamente mjekësore. .
• Nën kërcënim - specie ligatinore janë në rënie më të shpejtë se ata nga
ekosisteme të tjera, si rezultat i konvertimit të tokës dhe shfrytëzimit me tepri të ujrave .
   7 - Produktet e Ligatinave
• Ligatinat e manaxhuar në mënyrë të qëndrueshme arrijnë të na sigurojnë një numur  të gjerë të produkteve, ushqimore, materiale ndertimi, tekstile dhe ilaçe.
• Përfitimet ekonomike nga produktet e ligatinave shkojnë që nga komunitetet lokale e deri te korporatat shumëkombëshe.
• Të paktën dy të tretat e të gjithë peshkut të konsumuar në mbarë botën janë të varur nga ligatinat bregdetare të cilat ofrojnë që vendosja e vezëve , inkubacioni dhe të ushqyerit.
• Orizi , i cili është i varur nga ligatinat llogaritet sa një e pesta e kalorive të konsumit global dhe deri në 70% në disa pjesë të Azisë.
• Konvertimi i rizoforeve në pellgje për prodhimin e akuakultures ka sjellë paqëndrueshmëri dhe humbje masive në shërbimet e ekosistemit.
   8 - Vlerat kulturore
• Shumë vlerat kulturore janë përdorur ekonomikisht edhe nga vendim-marrësit. Për shembull, vlera vjetore e tregut të peshqve nga ligatinat është e barabartë me të  ardhurat kumulative nga turizmi dhe rekreacioni. Po ashtu ligatinat kanë edhe vlera fetare (për disa ) si dhe shpirtërore dhe artistike, vlera që u jep rëndësi dhe mund e duhet të vlerësohen ekonomikisht.
• Peisazhet ligatinore dhe kafshët e egra i vlerësojmë sot në mënyrë tipike si ndërveprime komplekse midis njerëzve dhe natyrës , pasi këto lidhje intime janë dëmtuar ose shkatërruar dhe është e vështirë për ti rivendosur apo rikrijuar ato.
9 – Zbavitjea dhe turizmi
• Lagunat tërheqin për veprimtari të ndryshme argëtuese, duke gjeneruar të ardhura të rëndësishme në përfitimet e komuniteteve lokale dhe ndihmon në promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të tyre.Disa shembuj domethënës janë : zhytja rekreative në shkëmbinj nënujorë në Parkun Kombëtar Bonaire në Antilet holandeze ka një përfitim vjetor prej 30 milionë dollarë; Në Australi barriera e Madhe koralore jep çdo vit 1 miliard dollarë; të ardhurat nga turizmi në zonat Ramsar në Mbretërinë e Bashkuar sjellin 3.000 vende pune me kohë të plotë ndërsa   ndërsa në SHBA gjuetarët rekreative kanë mbështetur financiarisht ruajtjen e më shumë se pesë milionë hektarë ligatinave. Por turizmi i pakontrolluar sjell dhe dëmtimin e ekosistemeve të ligatinave.

  10 – Zbutja e ndryshimit të klimës dhe përshtatja
• Shumë ligatina- dhe shërbimet e ekosistemit që ato na japin – janë kërcënuar nga ndryshimi i klimës. Shkalla e kërcënimit ndryshon me llojin e ligatinave dhe vendndodhjen e tyre.
• Lagunat janë vetë pjesë e luftës kundër ndryshimit të klimës. Ato mund të ndihmojnë për të zvogëluar nivelin dhe shkarkimet e gazeve serrë dhe efektin e ngrohjes globale.
• Disa ligatinat, sidomos zonat e torfës, rizoforet dhe  dhe kriporet janë rezervuarë të mëdhej të karbonit. Mbrojtja e tyre nga dëmtimi apo shkatërrimi mund të parandalojë çlirimin e gazeve serë në atmosferë edhe më shumë se sot.
• Ligatinat bregdetare japin ndihmë në kufizimin e dëmeve nga përmbytjet, që priten të bëhen më të shpeshta me rritjen e nivelit të detit si dhe nga stuhitë.
• Ruajtja e përdorimi i qëndrueshëm i ligatinave në rajonet gjysmë të thatë do të ndihmojë njerëzit dhe kafshë e egra për të mbijetuar në periudhat e thatësirës.
• Përdorimi dhe menaxhimi i ligatinave me mençuri duhet të jetë pjesë e një përgjigjeje të përgjithshme për ndryshimin e klimës dhe të mbledhë së bashku veprimet e vendimmarrësve në marrjen e masave të rëndësishme për mënyrën se si do ta përdorim tokën dhe ujrat tona. 

 


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara