|
DIREKTIVAT E BASHKIMIT EUROPIAN PER UJIN
Nga Franēois WAKENHUT , Komisioni Europian |
Implementimi i Direktivave kryhet me pėrshtatjen e ligjeve kombėtare , analiza mjedisore dhe ekonomike , monitorim tė programeve tė veprimit dhe pjesėmarrjen e gjerė tė publikut .
DIREKTIVAT E BASHKIMIT EUROPIAN PER UJIN
Nga François WAKENHUT , Komisioni Europian
Në elememtët e Direktivës së BE për ujrat (EU Water Framework Directive) përfshihen : Mbrojtja e gjithë ujrave ( ujrat sipërfaqësorë dhe ato nëntokësorë) ; mbulimi i të gjithë llojeve të impakteve në ujrat ; realizimi i arritjes së një cilësie më të mirë , si normë brenda viti 2015 ; të përcaktohet cilësia e ujit në terma biologjikë , kimikë dhe morfologjikë ; menaxhimi dhe ndryshimet e duhura në përdorimin e basenev të lumejve ; planet e menaxhimit të baseneve , mbulimi i kostove dhe ndarja e barabartë e detyrimeve si dhe , një zë i rëndësishëm edhe pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje.
PERSPEKTIVAT :
- Mbrojtja e ujrave në gjithë Europën , bazuar në objektiva e parime të krahasueshme ; - Objektiva të detyrueshme dhe në të njëjtën kohë duke parashikuar fleksibilitet në mënyrat se si duhen arritur këto objektiva ; - Implementimi i tyre me pjesëmarrjen e plotë të palëve të përfshira e të interesuara ; - Planëzim afatgjatë i bazuar në vendime teknike , financiare dhe politike ;
DIREKTIVAT DHE DETI
Ujrat cilësohen :
- Ujrat kalimtare : ujrat e sipërfaqes në afërsi të grykëderdhjes së lumejve , të cilat janë pjesërisht të kripura si rezultat i përzierjes me ujrat bregdetare dhe që influencojnë realisht në rrjedhjen e ujrave të freskëta ;
- Ujrat bregdetare : ujrat sipërfaqësore në drejtim të vijës së tokës , ccdo pjesë e të cilave është në brendësi të detit deri në një milje detare (1.6 km) nga pika më e afërt e vijës bregdetare dhe matet në gjerësi dhe zgjatet atje ku mbarojnë ujrat kalimtare ;
- Ujrat territoriale : Ccdo shtet ka të drejtë të përcaktojë gjersinë e ujrave territoriale deri në një kufi deri 12 milje , matur që nga vija bregdetare.
PERSHTATJA PER POLITIKA TE PERBASHKETA (GPA)
- Menaxhimi i integruar ndërsektorial ; Shpërndarja racionale , e paanshme dhe e qëndrueshme e burimeve ;
- Angazhimi i qartë i të gjithë autoriteteve qeverisëse dhe publikut të gjerë ; Bashkëpunimi rajonal e global ;
- Fokusimi në implementimin ; Mbështetja e ndërsjelltë në proces ;
IMPLEMENTIMI ; NJE PRECES I VAZHDUESHEM DHE TRANSPARENT
Implementimi ka filluar në vitin 2003 e në vazhdim me përshtatjen e ligjeve kombëtare , analiza mjedisore dhe ekonomike , monitorim të programeve të veprimit dhe pjesëmarrjen e publikut ( jo më vonë se 2006 ) , projekte ( drafte ) të menaxhimit të baseneve të lumejve (2008-2009 ) dhe me rregullimet përkatëse deri në 2015.
STRATEGJIA E PERBASHKET E IMPLEMENTIMIT - CIS
Duhet të përfshihen gjithë vendimmarrësit si një shembull i qeverisjes së mirë të qeverive europiane sepse :
- Basenet e lumejve më të mëdhej në Europë janë të përbashkët ;
- Mirëkuptimi i të gjithëve për Direktivën është shumë i rëndësishëm ;
- Synimi është strategjia e përbashkët e implementimit;
ARRITJET QE PRITEN NGA STRATEGJIA
Këto arritje do të jenë ekonomike dhe mjedisore ; identifikimi i sasisë së ujrave ; analiza e trysnive dhe impakteve ; modifikimet artificiale e me tepricë të sasisë së ujrave ; ujrat kalimtare e bregdetare – tipologjia dhe kushtet referuese të tyre ; monitorimi ; pjesëmarrja publike ; strategjia e shteve për implementimin dhe Direktiva; përcaktimi i tipologjisë së lumejve dhe liqeneve ; procesi i planifikimit ; ligatinat ; klasifikimi etj..
Këto do të sjellin edhe ngritjen e Sistemit të Informimit për Ujrat në Europë ( WISE ) , dokumente të tjerë për bujqësinë , ekonomike , për objektiva mjedisorë , eutrofikimin etj ...
|