|
XHAFERRAJ : TA BEJME QYTETIN NJE VEND KU MUND TE JETOHET EKOLOGJIKISHT TE PASUR |
Reduktim i ndotjes ne qytet deri ne kufirin e lejuar ligjor, duke permiresuar cilesine pastrimit te qytetit ne zbatimin e planit te integruar te mbetjeve urbane, mirembajtja e zonave te gjelberuara dhe pemeve dekorative.
XHAFERRAJ : TA BEJME QYTETIN NJE VEND KU MUND TE JETOHET EKOLOGJIKISHT TE PASUR
Politikat e vëndeve perëndimore per pastrimin dhe për gjelbërimin nuk janë të izoluara thjesht në kontekstin e barit jeshil apo mbjelljen e disa pemëve në qytet pasi ato shtrihen në një horizont shumëdimesional ku përfshihet krijimi i hapsirave publike, zhvillimi i planeve te menxhimit te mbetjeve urbane dhe te ngurta, rizhvillimi i atyre ekzistuese dhe mbrojtja e zonave me vlerë, e më konkretisht do te realizohen keto objektiva:
* Ndergjegjesim te popullates per zbatimin e teknologjive te seperimit te mbetjeve urbane.
* Zbatimi i planit te menaxhimit te mbetjeve qysh ne vitin 2012.
* Mbyllje te landfildit ekzistues.
* Bashkepunim me qeverisjen qendrore dhe donatore per hapjen e Lanfildit te ri sipas propozimit te bere ne plan studimi ( Maminas, Rrashbull, Manez).
* Zhvillimi i një mjedisi të shëndetshëm përmes hartimit të Strategjive për Zhvillim Lokal për të përmirësuar gjelbërimin nëpër lagje i cili ofron qasje të hapësirës publike për një gamë të gjerë të shërbimeve dhe lehtësirave për qytetarët.
* Rritja e sasisë së hapësirë publike dhe fusha sportive duke identifikuar sheshe ekzistuese të cilat mund të transferohen dhe të krijohen hapësira të tjera të reja me gjelbërim.
* Rritja e cilësisë së hapësirës publike duke kërkuar investime në hapësirat ekzistuese dhe pastaj duke punuar me banorët në mënyrë që hapësira publike t'i shërbejë më mirë nevojave të tyre.
* Mbështetjen e mundësisë për banorët me shtëpia private të rrisin gjelbërimin në oborin e tyre.

Reduktim i ndotjes ne qytet deri ne kufirin e lejuar ligjor, duke permiresuar cilesine pastrimit te qytetit ne zbatimin e planit te integruar te mbetjeve urbane, mirembajtja e zonave te gjelberuara dhe pemeve dekorative.
|