|
ZHVILLIMI I QENDRUESHEM - ĒFARE ESHTE DHE ĒFARE KERKON |
Pėr tė plotėsuar nevojat e tanishme , pa u mbėshtetur nė pėrdorimin pa kriter tė burimeve jo tė rinovueshme , politikat duhen drejtuar tek efikasiteti (teknika mė tė mira qė prodhojnė mė shumė me sa mė pak energji e lėndė tė parė ) , seriozitet ( teknikologjia tė pėrdoret me kursim) dhe sidomos pėrdorimi i burimeve tė rinovueshme (p.sh. diellore apo tė erės nėpėrmjet projekteve energjetike edhe lokale ).
ZHVILLIMI I QENDRUESHEM - ÇFARE ESHTE DHE ÇFARE KERKON
Zhvillimi i qëndrueshëm (sipas përcaktimit të Komisionit Botëror mbi Mjedisin dhe Zhvillimin - Raporti Brundtland ) është një model i ri i zhvillimit që përcaktohet nga interesat publike duke marrë parasysh aspektet e përgjithshme mjedisore të një bote të globalizuar . Ai është një zhvillim që plotëson nevojat e tanishme pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar tyre . Ky raport thekson nevojën për të mbrojtur diversitetin e gjeneve, llojeve dhe të gjitha ekosistemet natyrore tokësore dhe ujore, dhe kjo, në mënyrë të veçantë me anë të masave për mbrojtjen e cilësisë së mjedisit, restaurimin, planifikimin dhe ruajtjen e habitateve kritike për specie dhe një përdorim të qëndrueshëm të bimëve dhe kafshëve të shfrytëzuara nga popullsia .
Interesante dhe shumë kuptimplotë është thënia e shkrimtarit të njohur francez Antoine de Saint-Exupery në vitet 30-të të shekullit të kaluar : "Ne nuk e trashëgojmë tokën nga paraardhësit tanë, ne e kemi marrë atë hua nga fëmijët tanë."
Dy koncepte përbëjnë këtë nocion: • koncepti i "nevojave" dhe më në veçanti nevojat e domosdoshme të të shtresave të varfëra , të cilave duhet t'i jepet prioriteti më i lartë ; • ideja e kufizimeve të vendosura nga shteti për teknologjinë dhe organizimit tonë shoqëror në aftësinë e mjedisit për të përmbushur nevojat e tanishme dhe detyra për të siguruar qëndrueshmërinë e tij për gjeneratat e ardhshme; Duke patur parasysh se zhvillimi i qëndrueshëm është një përgjigje nga të gjithë aktorët (qeveritë, aktorët ekonomikë, shoqëria civile etj ..) ndaj emergjencës së krizës ekologjike dhe sociale që është shfaqur tashmë si problem global me ndryshimet klimatike, shterim të burimeve natyrore sidomos me përafrimin e pikut të naftës , dallimet në mes të vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim, sigurimin e ushqimit, humbjet drastike të biodiversitetit, rritja e popullsisë globale, fatkeqësitë natyrore dhe industriale e etj... . Ky zhvillim është bazuar edhe në vlerat e reja universale si përgjegjshmëria dhe pjesëmarrja e gjerë për kujdesin ndaj mjedisit , debati me qëllim parandalues dmëtimin e tij sepse ne sot kemi të drejtë të përdorin burimet e Tokës por duhet të kujdesemi edhe për të ardhmen se çfarë do të lemë pas .
Por ruajtja e mjedisit duhet të shoqërohet nga nevojat themelore në lidhje me punësimin, ushqimin , energjinë , aksesin për ujë,, kanalizimet etj... Megjithatë ajo përballet me vështirësi në përcaktimin se cilat janë nevojat e gjeneratave të tanishme dhe cilat janë nevojat e brezave të ardhshëm. Si shembuj mund të përmenden nevojat bazë për ushqim, strehim dhe transport .
Në këtë kontekst, zhvillimi i qëndrueshëm është përfshirë në Objektivavet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit të vendosura nga dhe për të gjitha shtetet anëtare të OKB-së .
TRE KOLONAT
Qëllimi i zhvillimit të qëndrueshëm është të krijojë modele të qëndrueshme në tre aspektet e veprimtarive njerëzore : ekonomike, sociale dhe ekologjike ose "tre kolonat " siç edhe quhet në kohët e fundit . Por , së fundmi është shtuar dhe një pikë tjetër që është trashëgimia kulturore (ose mjedisi kulturor ) me një larmi të madhe dhe që nuk duhet të harrohet .
Zhvillimit i qëndrueshëm është për të gjejë një ekuilibër koherent dhe marrëdhënie të qëndrueshme afatgjatë në mes të këtyre tre çështjeve. Kjo kërkon të shtrohet e të zgjidhet si një çështje ndërsektoriale, thelbësore për përcaktimin dhe zbatimin e politikave dhe veprimeve të administratës lokale , e më gjerë , që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm.
Qeverisja vendore , në politikën e saj të drejtimit , duhet të përfshijë domosdoshmërisht pjesëmarrjen e vazhdueshme të të gjitha palëve të interesuara (qytetarët, bizneset, shoqatat, të zgjedhurit e të emëruarit ...) në procesin e vendimmarrjes dhe është një formë e demokracisë pjesëmarrëse. Kjo nga që zhvillimi i qëndrueshëm nuk është një gjendje statike e në harmoni , por një proces transformimi në të cilin shfrytëzimi i burimeve natyrore, përzgjedhja e investimeve, orientimi i ndryshimeve teknologjike dhe institucionale duhen bërë në përputhje me të ardhmen dhe kërkesat e saj .
Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm janë ndarë mes tre kategorive kryesore : ato të cilatt duhen trajtuar në rang botëror : marrëdhëniet midis kombeve, individëve, brezave ; ato ku fushat e mëdha ekonomike janë në pronësi publike përmes bashkimeve territorialë ( p.sh Bashkimi Evropian, Amerika e Veriut, etj..) dhe ato që janë veprimtari dhe përgjegjësi e kompanive. Për të plotësuar nevojat e tanishme , pa u mbështetur në përdorimin pa kriter të burimeve jo të rinovueshme , politikat duhen drejtuar tek efikasiteti (teknika më të mira që prodhojnë më shumë me sa më pak energji e lëndë të parë ) , seriozitet ( teknikologjia të përdoret me kursim) dhe sidomos përdorimi i burimeve të rinovueshme (p.sh. diellore apo të erës nëpërmjet projekteve energjetike edhe lokale ).
MODELI I ZHVILLIMIT
Presidenti i SHBA-së H. Truman në 1949 u shpreh se “ jemi larg nga të menduarit se njerëzimi do të përballet një ditë me kufizimim të burimeve natyrore” . Që nga vitet 1970 Perëndimi gradualisht u bë i vetëdijshëm për këtë kufi natyror. Dhe të parat OJQ-të mjedisore të viteve 2000 e kanë përkufizuar këtë çështje me konceptin e gjurmës ekologjike. U tregua më të se ndikimet në mjedis të vendeve më të zhvilluara (SHBA, Evropa Perëndimore ...) tejkaluar kapacitetin mbajtes të Tokës për të ripërtërirë burimet dukë bërë të qartë se modeli perëndimor i zhvillimit, trashëguar nga revolucioni industrial nuk mund të përgjithësohej në të gjithë planetin.
Kjo situatë çoi në një rishikim të nevojshëm të modeleve të përdorura deri më tani në një numër fushash që u theksua në Samitin e Tokës në Johanesburg ( 2002) se është e nevojshme për të marrë parasysh edhe specifikat e vendeve të asistuar . Kjo bën që edhe në nivel lokal , politikat ekonomike duhet të përshtaten me objektivat e ruajtjes së mjedisit sipas karakteristikave lokale . P.sh. pranë detit të zhvillohet turizmi etj.. Pra , për zhvillimin e qëndrueshëm ka dhe një evolucion të konceptit për zhvillimin ekonomik, duke marrë parasysh në një qasje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar, jo vetëm për përfitimet ekonomike , por edhe zhvillimet sociale, të mjedisit , kontrollin e flukseve migratore dhe të gjitha këto kërkojnë funksionimin e institucioneve demokratike .
|