|
LIQENI I TIRANES I BRAKTISUR MES THARJES , NDERTIMEVE E UJRAVE TE ZEZA |
Problemet e liqenit dhe parkut te tij janė bėrė objekt i veprimtarisė sė njė diskutimi me ekspertė dhe njė takimi publik pranė mjediseve tė Liqenit, organizuar nga Grupimi "Ekolėvizja me temė Problemet e degradimit Mjedisor tė Liqenit artificial tė Tiranės dhe zbatimin e masave mbrojtėse dhe rehabilituese ndaj tij . Veprimtaria ėshtė bėrė e mundur nga njė projekt i Shoqatės sė Biologėve tė mbėshtetur nga KE . Nė takim merrnin pjesė znj. Entela Pinguli , drejtuese e projektit , Drejtori i Ndėrmarrjes sė Gjelbėrimit z. Arben Rusi , pėrfaqėsues tė shoqatave tė grupimit Ekolėvizja , specialistė tė mjedisit , qytetarė etj..
LIQENI I TIRANES I BRAKTISUR MES THARJES , NDERTIMEVE E UJRAVE TE ZEZA
Vitet e fundit, Liqeni artificial dhe Parku i madh i Tiranës kanë mbetur mjedisi i gjelbër më i madh dhe pothuaj i vetmi për banorët e Tiranës. Në vitet e tranzicionit, Parku ka qenë viktimë e një sërë ndërtimesh të pakontrolluara në brendësine e tij, ndikimi i të cilave nga ana urbane dhe ndotjes mjedisore ka qenë tepër i ndjeshëm. Rreziku i atrofizimit të tij si rezultat i shkatërrimit dhe bllokimit të rrugëve ujore me të cilat ushqehej liqeni, ndërtimet përreth kanë prishur tërë strukturën ujëmbledhëse të basenit të liqenit sepse në vend te bimësise tani ka beton dhe asfalt. Porta shkarkuese e digës nuk funksionon dhe si e tillë nuk kontrollon ndryshimin e nivelit të ujit në liqen. Pra liqeni tashmë përbën një ekosistem të pa studjuar, të pakontrolluar , që gradualisht po shkon drejt degradimit - kthimit në një gjol me ujë të ndenjur , të pistë, pa jetë dhe të rrezikshëm por dhe drejt tharjes (eliminimit) të tij. Njohja e pronësise brenda territorit të liqenit ka shtuar presionin e pronarëve për ta tjetërsuar atë. Braktisjen dhe persekutimin e tij u forcua edhe më shumë gjatë kohëve të fundit, me ngordhjen masive të peshqve në liqen . Ndërkohë projektet e bashkisë së Tiranës janë përqëndruar vetëm në zonën tokësore të parkut, sistemim rrugësh, mbjellje pemësh, etj, dhe basenin e ujit (liqenin) nuk e kanë vlerësuar si një pjesë thelbësore të Parkut, nuk kanë bërë asnjë studim apo ndërhyrje për ta shpëtuar atë. Për këtë qëllim këto probleme janë bërë objekt i veprimtarisë së një diskutimi me ekspertë dhe një takimi publik pranë mjediseve të Liqenit, organizuar nga Grupimi "Ekolëvizja” me temë “Problemet e degradimit Mjedisor të Liqenit artificial të Tiranës dhe zbatimin e masave mbrojtëse dhe rehabilituese ndaj tij” . Veprimtaria është bërë e mundur nga një projekt i Shoqatës së Biologëve të mbështetur nga KE . Në takim merrnin pjesë znj. Entela Pinguli , drejtuese e projektit , Drejtori i Ndërmarrjes së Gjelbërimit z. Arben Rusi , përfaqësues të shoqatave të grupimit Ekolëvizja , specialistë të mjedisit , qytetarë etj..
LIQENI DHE ÇFARE DUHET BERE NGA TAKIMI ME NJE GRUP EKSPERTESH
Z. Xhemal Mato: Morëm shkas nga faktet se në vendin tonë , nga informacionet , dokumenta dhe media është vënë re se, në lidhje me projektet që janë dhënë për mjedisin dhe ndërkohë atje janë derdhur financime, mjedisi ka shkuar me keq . Kjo ka ardhur edhe nga që ka pasur një strategji por që më vone ka ndryshuar plotësisht. Shembuj mund të sjellim : u dha një projekt i madh për lagunën e Nartës dhe Llogoranë, të bëhej park kombetar Llogoraja dhe Karaburuni dhe pastaj , megjithëse u dhanë 1 milionë e ca USD , u ndryshua destinacioni dhe realisht nuk realizohet ai qëllim për të cilin që donatoret e huaj kishin dhënë paratë . Po e njejta gjë ka ndodhur dhe me lagunën e Nartës. Me mbështetjen e “SOROS” menduam edhe për ngritjen e një grupi nga shoqeria civile me ekspertë të fushave të ndryshme që të monitorojnë dhe të ndikojnë në politikat mjedisore në fusha të ndryshme. Kemi pasur një seri shembujsh sicc thashë më lart dhe nisur nga kjo i propozuam fondacionit të jemi më aktivë e të bejme pak më tepër “presion” dhe me tepër monitorim ne këtë fushe në menyrë që të paraprijmë disa harxhime të kota, sepse harxhohen leket nga ana e Ministrisë së Mjedisit apo edhe shoqatave në një drejtim dhe pastaj praktika tregon se është ecur në një drejtim të kundërt . Ka pasur raste dhe në heqjen e fondeve të pyjeve si psh në Karaberun ku u hoqën 43 ha nga Këshilli i Ministrave dhe ju dhanë një kompanie ndertimi. Pra shihet që në praktikë investimet apo zhvillimi ecën shpesh në drejtim të kundërt të një strategjie që mund të jetë caktuar më parë për atë zonë. Nisur nga këto ne menduam që të fillojmë me problemin e parkut të madh dhe kodrave të Tiranes , një potencial që është shumë më afer dhe politikës dhe qytetit ku duam që të krijojmë këtë grupin ad hoc, ku jeni perzgjedhur ju sipas një diskutimi që ne kemi bërë bashkë me bordin, duke pasur parasysh pervojën tuaj. Mendojmë ta fillojme me mbrojtjen dhe rinovimin e parkut të liqenit dhe strategjisë për tu mbrojtur , qofte parku ,qoftë kodratduke krijuar një hapësire të gjelber , e cila të jetë në të mirë të qytetarve të Tiranes, dhe mundësisht të ketë një plan menaxhimi mjedisor dhe jo të jepet si rastësisht për sheshe ndertimi. Ky është qëllimi jone dhe kjo është tema mbi të cilën ne duam të diskutojme. Ky grup i ngritur , fillimisht, do monitorojë terrenin, do të marrë informacjone dhe pastaj ne do arrijmë , me një studim shumë të thelluar , se si mund të nxisim politikën edhe vendimmarrsit që të ecë në rrugë të drejtë menaxhimi i kësaj zone. Për parkun dhe për kodrat shoqata jonë ka bërë dy projekte më parë nga REC dhe nga Ministria Kemi një pervojë e kemi një studim . Bashkë me z.Lirim Selfo ne kemi bërë dhe një hap tjetër kohët e fundit, ku kemi takuar dhe nënkryetarin e Bashkisë z.Edmond Panariti , të cilit i spjeguam njëkohesisht si gjendjen dhe disa ide që kishim në lidhje me mbrojtjen e liqenit sepse pati dhe një koncidencë që ,pak ditë më vonë ndodhi dhe katastrofa e ngordhjes së peshqve në liqen . Ne vumë re se z.Panariti ra dakort me disa sugjerime që idiskutuam sëbashku. Por ky problem nuk zgjidhet vetëm nga Bashkia sepse një pjesë e liqenit, pjesa jugore dhe kodrat varen nga komuna Farkë. Kështu që ne na duhet të bëjmë një përpjekje më të madhe e më shkencore , me ekspertizë më të mirë që , qoftë nga ana mjedisore , qoftë nga ana inxhinjerike dhe ajo e menaxhimit që të arrijmë në një perfundim sa më të mire për qytetin e Tiranës.
Z. Besnik Baraj : Mendimi im është se do të ishte mirë nëse ne trokasim në dyer të ndryshme , qofte me z.Panariti por dhe të tjerë dhe mund të aplikohet edhe për ndonjë projekt për vlerësimin shkencor, nga pikpamja kimike të këtij mjedisi , për një vlerësim sa më real dhe çfarë ndërhyrjesh duhen bërë apo duhen shmangur në mënyrë që të mos ndodhë degradimi i mëtejshëm i këtij sistemi. Unë jam plotësisht dakort që jemi në statusin e propuzuesit, sugjeruesit e sensibilizuesit. Duhet të marrim parasysh dhe këtë tja u bëjmë të qartë dhe vendimmarrësve këtë lloj shqetesimi dhe këtë lloje dinamike për të cilën po flasim se pallatet po marrin kodrat dhe duhet ta paraqësim ashtu siç është dhe sa më shpejt këtë situatë alarmi . Unë do ta ngre si çështje edhe të komisioni i veprimtarive parlamentare për ta futur në axhendën e tij sa më shpejt . Për këtë do të kërkoj të bëhet dhe një takim me kryetarin e tij z. Jemin Gjana
Z. Xhemal Mato : Mungesa e jashtëzakonshme e hapësirave të gjelbra në Tirane nuk zgjidhet me dot me liqënin prandaj është e domosdoshme që të trajtohet edhe në planin rregullues të Tiranës ku janë parë dhe Paskuqani e kodrat. Ne mund ta shohim dhe me këtë idenë se mbrohet liqëni dhe zgjerojmë edhe idene e pushimit rekreativ të qytetarve duke e integruar bashkë me kodrat . Së dyti plani rregullues i është një proces që i integron të dyja , përveç faktit që Tirana s’ka më sheshe të lira për hapësira publike e të gjelbra dhe parku e kodrat së bashku është një zgjidhje .
Z.Lirim Selfo: Cila është pritshmëria e produktit tonë , pra çfarë kerkohet të bëhet nga ne konkretisht, cila është prirja në kohë dhe si do të punohet?
Z. Xhemal Mato : Koha është një vit por kjo s’do të thote të mbetemi me kaq , pra ne mund ta vazhdojme punën si një organizëm jo qëveritar , Të jemi një grup ad hoc i shoqërisë civile që ka një kordinim të fushave të ndryshme dhe ne do mundohemi që këtu të fusim dhe ekspertë nga shteti por që të jenë brenda këtij grupi dhe duke e kthyer punën në një fushatë ne median e shkruara dhe vizive, të ushtrojmë presion tek vendimmarrësit dhe politikanët që të ecin në këtë rruge për të cilën ne themi se është një zgjidhje ekonomike,ekologjike dhe shëndetsore. Domethënë të insistojme me sugjerime shumë konkrete të cilat mund të vlersohen nga vendimmarrësit. Ne kemi edhe ekspertë shumë të mirë si z.Sherif Lusha, sepse shteti nuk ka gjithmonë potencialet më të mira brenda administratës së vet . Mundësia që krijon një projekt ndihmon edhe shtetin në disa zgjidhje ku ai natyrisht ka vullnetin e mirë dhe ne vazhdimisht këtë do të sunojme për zgjidhje ekologjike dhe ekonomike që mbrojnë mjedisin. Ne morëm liqenin dhe kodrat e tij sepse i shohim si të pandara dhe mendojme që mund të kemi ndikim që të bindim sëpari se këtu duhet të ndërhyhet urgjentisht por të propozojme dhe menyrat . Ndoshta ne nuk kemi statusin si insitut i kërkimeve dhe projektimeve të medha por nëse studimi dhe argumentimi jonë është shumë profesional nga të gjitha anët , jo vetëm nga ana inxhinjerike por edhe nga ana e filozofisë së mbrojtjes së mjedisit , dhe nga ana e ligjshmërisë si p.sh. statusi . Nga diskutimet kemi arritur në përfundimin që ti jepet statusi i si Park Publik me që nuk mund ti jepet as zonë e mbrojtur . Kodrat mund të marrin statusin peisazh i mbrojtur që lejon jo vetëm të mbrohen por dhe të mos ndërtohet . Me leje të posaçme mund të lehohen që , për veprimtari të ndryshme që lidhen me funksionin e parkut , mund të ndërtohen p.sh. shtëpiza të vogla prej druri të cilat mos të dalin mbi gjelberimin etj. Kemi kohë që merreni me këto projekte për liqenin . Ne kemi bërë një projekt konkret të cilin , me gjithë sugjerimet dhe propozimet e paraqitëm në qëveri dhe në bashki ku , të dy palet u interesuan por nuk patën vazhdueshmerine që ta ndjekin . Në atë projekt ngritëm edhe shkaqët pse është kështu liqen, bëmë analizat e ujit, bëmë studim për statusin ligjor .
Z.Lirim Selfo : Liqen në periudhat e më parshme më anë të një kanali sipërfaqësor furnizohej me ujë nga liqen i Farkës. Ku liqën është ndertuar gati 60 vjet më parë dhe në të cilin kam dhënë kontributin tim personal në ndertimin e digës. Nuk është ndërtuar vetëm me synimin se do të zbusë mikroklimën e Tiranës por kishte dhe funksion ekonomik sepse furnizonte me ujë kombinatin tekstil . Rreth viteve 70-të është hedhur edhe peshk për rritje që pati një prodhim ku peshku arriti 1,5 metra . Në takimin që patëm në bashkinë e Tiranës gjetëm një mbështëtje edhe për faktin se z. Panariti është vetë ambientalist, të cilën në një farë mënyre e demonstroi se vajti dhe bëri një inspektim. Mundet të këtë edhe ndonjë strategji nga persona të veçante që ai liqën të thahet dhe të kthehet në shesh ndërtimi megjithë që nuk kam informacione nga burime të sigurta por ka deduksione se përsa kohë zonës së pishinave ju ndërrua destinacion për të kaluar në truall ndërtimi dhe u bë ai projekti për ndërtimin e atyre gradacielave, në momentin që fillon ndërtimi i tyre është e pa shmangshme tharja e liqent. Ne që jemi këtu per ta mbrojtur liqen , nesër , në qoftë se bëhen ato , do të jemi po ne që do të themi se duhet të thahet liqen sepse rezervuari me atë sasi uji për shkak të një katastrofe natyrore çarja e digës e permbyt të gjithe atë zonë . Prandaj e mendoj këtë strategji. Por ajo zonë ka dhe pronar dhe pronarin mund ta kompesojë shteti por jo në një zonë publike sepse ajo është pasuri e 1 milion banorëve. Mendoj se hapi i parë që duhet të behet është insitutionalizimi , do me thënë dhënia e statusit , kjo duhet ti kërkohet drejtorisë së biodiversitetit të zonave të mbrojtura , se për momentin figuron si park po nuk përmban në vetvete klauzola se cçfarë ë lejohet dhe cçfarë nuk lejohet në një park publik.
Z. Xhemal Mato : Ka tre lloj statusi që mund të merrte : park tranzitor ndërmjet dy zonave , park ndërqytetar të cilat egzistojnë në ligjin për mbrojtjen e parqeve dhe zonë natyrore . Liqen bashkë me pyllin është një ekosistem, dhe në qoftë se nuk ndërhyjnë ekspertët që të shohin si mbijetin liqeni , si duhet të furnizohet me ujë dhe të merren masa brenda parkut deri te derdhja e ujrave të zeza nee liqën, zhurmat e makinave që hynee vazhdimisht, hedhja e helmeve në liqen , funksionimi hidroteknik i tij etj. Nuk mund të jepet një status si ekosistem. Me z. Panariti ne ramë dakord që ti jepet një status dhe mbas kësaj të vazhdohet me probleme të tjera si a do të lejohen bizneset të ushtrojnë aktivitetet e tyre , gropat septike etj...
Z.Romeo Hanxhari : Nga 2009 , kur u implementua projekti , a ka ndonjë përgjigje konkrete?
Z. Xhemal Mato : Ne takimin e 2009 ishte z.Demeti dhe nga bashkia z.Shalsi . Athere u mor me shumë pasion dhe z. Demeti tha që nesër do shkonte në zyre të kryeminisatrit . Por asgjë nuk ndodhi ndërsa bashkia thoshte se ishte e bllokuar me që zona ju është dhënë pronarëve dhe duhet të bashkpunonin me shtetin.
Z. Besnik Baraj : Një zgjidhje që mund të jetë shumë e vlefshme është edhe dhënia e Prkut e liqenit në menaxhim të organizatave mjedisore . Kjo është një përvojë mbarë botërore që ka dhën shumë efekte pozitive në ruajtjen e mbrojtjen edhe të zonave të mbrojtura etj.. Shembulli i Hungarisë , që i jep këto zona në këtë mënyrë është një shembull konkret që ka dhënë fryte .
Z. Lirim Selfo : Kështu si po shkojnë punët në kodrat nga ana e komunës Farke do të vazhdojnë të ndërtohen pallatet . Problemi është që të ndalohet ndërtimi , domethënë që komunës ti jepet urdhër që të ndalojë çdo dhënje leje sepse po shohim se ka një presion të jashtzakonshëm të ndertuesve .
Z. Romeo Hanxhari : Ne mund të kërkojme krijimin e një rrjeti të parqeve urbane përfshirë liqenin artificial , parkun e Paskuqanit,liqenin e Farkës edhe kodrat.
Z. Lirim Selfo : Një problem tjetër është ai i ujrave të zeza për të cilat duhet të marrim kontakt me drejtorinë e Ujësjelles kanalizimeve dhe të kërkojmë nëse ka projekte . Dhe në qoftë se ka projekte kur implementohen për të disiplinuar që mos të shkarkohen ujrat ne liqën. Po nuk pati projektE është vërtet një problem i madh.
Znj. Valbona Mazreku : Ne duhet të kerkojme që të përfshihemi në rolin monitorues ose supervizionues , kur , nga kushdo qoftë të ketë programe apo projekete. Vetëm kështu mund të sigurohemi se çfarë ndosh në të vërtetë .
|