|
NEVOJA PER NJE SHOQERI CIVILE ME AKTIVE |
Mos thuaj ‘duhet bërë’, por bëj edhe ti diçka. Lind alternativa civile
NEVOJA PER NJE SHOQERI CIVILE ME AKTIVE
Mos thuaj ‘duhet bërë’, por bëj edhe ti diçka
Në mënyrë graduale, politika përcau dhe zhbëri sindikalizmin. Krerët e sindikatave u lejuan të korruptohen, ose u përfshinë në forumet drejtuese të partive dhe sot ata i përkasin oligarkisë dhe nuk e përfaqësojnë më klasën punëtore. Aktualisht, Shqipëria është i vetmi vend pa struktura sindikaliste. Për pasojë, në Shqipëri ndodh absurdi më i madh, ku partia që ndodhet në opozitë luan edhe rolin e sindikatave.
Sot në Shqipëri, çdo lloj organizimi publik ka në themel politikën. 1 Maji, 7 Marsi, 8 Marsi, e madje edhe Dita e Verës dhe festat fetare kanë për protaginistë po politikanët. Shoqëria vetë ka kohë që nuk organizohet, nuk feston dot vetë dhe nuk proteston dot vetë. Eshtë politika ajo që e organizon dhe e shfrytëzon shoqërinë, është politika që i organizon asaj edhe ditëlindjen edhe funeralin.
Kjo skemë e kontrollit të gjithë jetës publike e shoqërore nga klasa politike, ka lënë mënjakë dhe ka neglizhuar kapacitete të mëdha intelektuale, ka lënë mënjanë e ka neglizhuar energji të mëdha njerëzore, duke shterur edhe vetvehten nga prodhimi i ideve dhe alternativave. Në një vend ku edhe presidenca dhe KLD shndërrohen në parti politike, shoqërisë civile i duhet të marrë më shumë përgjegjësi.
Në këto kushte, një grup intelektualësh, të paangazhuar politikisht, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, janë bashkuar në krijimin e lëvizjeje të re qytetare, Alternativa Civile.
Qëllimi i Alternativës Civile, është prodhimi i nismave dhe ideve, në shërbim të përmirësimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. AC ka një program të sajin, sipas të cilit cilit do të ndërojë aksionet e saj.
Dy aksionet e para ligjore në të cilat do të angazhohet AC:
1- Nismë ligjore për kufizimin e numrit të mandateve të të zgjedhurve vendorë deri në 2. Pse? Sepse, sipas studimit tonë, pas zgjedhjeve vendore të Majit, rreth 30 % e të zgjedhurve vendorë janë duke konsumuar mandatet nga 3 - 6. Të shndërruar në pronarë të komunave dhe bashkive, ata kanë ndërtuar tashmë mekanizmin e riciklimit të pushtetit, duke deformuar demokracinë e mbajtur peng njësitë që drejtojnë.
2- Nismë ligjore për ndryshuar ligjin për arsimin parauniversitar dhe sanksionimin e zgjedhjes me votë të drejtuesve të arsimit në qytet(të zgjedhur nga komuniteti i mësuesve) dhe drejtorave të shkollave(të zgjedhur nga komuniteti i prindërve). Pse? Sepse të gjithë e dimë, se me rrotacionin e forcave politike, sektori i arsimit pëson një transfuzion me përmasa traumatike. Në krye të arsimit në rrethe vendosen njerëzit që bëjnë pjesë në skalionin e parë të militanteve partiakë dhe detyra e parë e tyre është të sistemojë në punë mësuesit që kanë kontribuar në fushatat elektorale. Eshtë e pakonceptueshme, që me ndërrimin e pushteteve ndërrohen të gjithë drejtorët e shkollave dhe të kopshteve. Politikën e kuadrit nuk e bëjnë më zyrat e burimeve njerëzore, por dega e partisë në rreth, e cila harton dy palë lista; e para me mesuesit që duhet të shkarkohen, që i përkasin tashmë opozitës dhe e dyta, me mësuesit që duhet të emërohen, që i përkasin mazhorancës. Pjesë e kësaj bindjeje të verbër politike, drejtuesit e shkollave dhe arsimit i shndërrojnë armatat e mësuesve, e akoma me keq edhe të nxënësve, në turma mitingjesh që duhet të mbushin sheshet e qytetit të tyre, apo të transportohen me autobuzë si mitingashë të importuar.