aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


PAK NGA KRONIKA TEPER E HIDHUR PER LUMENJTE E VENDIT TONE NE 2011
» 08/01/2012 - 03:14
Ministri Mediu : “Mendimi im dhe Ministrisė sė Mjedisit ėshtė qė ne duhet tė arrijmė nė frenimin e shfrytėzimit tė lumenjve, sidomos nė gjendjen qė jemi sot sepse kemi vajtur nė tabanet e tyre duke krijuar probleme shumė tė mėdha "

 

PAK  NGA  KRONIKA TEPER  E  HIDHUR  PER  LUMENJTE  E  VENDIT TONE  NE  2011

 

   Nga Agim DALIPI

   Në vitin 2010 Ministria e Mjedisit kërkoi pezullimin e lejeve të shfrytëzimit të shtretërve të lumenjve për inerte. Kreu i këtij dikasteri z. Fatmir Mediu deklaroi në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese se situata ishte alarmante dhe se shtretërit e lumenjve ishin shfrytëzuar pa kriter nga firmat private duke rrezikuar përmbytje dhe eroZion . Ministri u shpreh : “Mendimi im dhe Ministrisë së Mjedisit është që ne duhet të arrijmë në frenimin e shfrytëzimit të lumenjve, sidomos në gjendjen që jemi sot sepse kemi vajtur në tabanet e tyre duke krijuar probleme shumë të mëdha në ujrat nëntokësore me shpejtësinë e ujit , të cilat shkaktojnë përmbytje. Duhet patjetër të pezullojmë dhënien e lejeve , të bëjmë një studim për të bërë reduktimin dhe pastaj të shikojmë dhe një studim më të avancuar për të bërë dhe investime më të qënësishme në shtretërit e lumenjve për ti kthyer ata në kanionet e tyre natyrale apo për të krijuar kanione artificiale që do të bëjnë të mundur shfrytëzimin më me kriter pa krijuar probleme” .

   Por iku 2010 dhe viti 2011 filloi me përmbytje në Shkodër e në Lezhë , pasojat e të cilave , i pamë të gjithë . Ca nga natyra e ndofta më tepër nga dora njerëzore , Drini e Buna u “ hakmorën” për për at çfarë u kemi bërë . Po le të vazhdojmë më tej me një kronikë të shkurtër , por tepër të hidhur , të gjendjes së lumenjve në vendin tonë dhe si jemi sjellë me ta .

  KIRI

  Në prill , banorët e lagjeve përreth “Varrezave të dëshmorëve” në Shkodër ankoheshin se vazhdon pandërprerë hedhje e mbeturinave në breg të lumit Kir kur dihet se ai lumë kalon në dy lagje . Premtimi për t’i  depozituar mbeturinat e Shkodrës në landfillin e Bushatit vazhdon të mbetet i tillë , pra vetëm premtim . Problem tepër shqetesues është bërë dhe ngushtimi i përditshem i shtratit të këtij lumi që krijohet nga hedhja e mbeturinave .

 ZALL HERR

  Po ato ditë shfrytëzimi i lumit në Zall-Herr vazhdonte nga mbi 10 subjekte që nxirrnin inerte edhe pse disa prej tyre nuk kishin rinovuar lejet mjedisore për vitin 2011 por vijonin t'i shfrytezojnë pa të drejtë shtetërit e lumenjve në Zall-Herr e në Lumin e Tiranës sepse asnjë institucion nuk u pezullon ushtrimin e veprimtarisë .
  DEVOLLI

 Në muajin maj doli mbi “ ujë” problemi i  lumit Devoll dhe përroit të Papërr-Sallakut.Jo vetëm aty , por shfrytëzimi i inerteve në basenet ujore të Qarkut të Elbasanit është kthyer në një problem tepër serioz edhe për jetën e banorëve që ndodhen pranë tyre , të cilët rrezikohen që të preken nga përmbytjet. Në mënyrë të pandërprerë firmat vazhdojnin të merrnin materiale inerte . Sipas drejtorit të baseneve, Sh. Kuka, i cili , i   informuar nga media ?! bëri një verifikim doli se kishte shkelje në Komunën Papërr. I pyetur nëse Drejtoria e Baseneve ishte në dijeni për shfrytëzimin e inerteve mbi lumin Devoll , Kuka u përgjigj por shtonte se duhej bashkëpunim mes instancave sepse një drejtori e vetme nuk ka mundësi që të kontrollojë të gjitha pasuritë ujore të qarkut. Vetëm në Elbasan operojnë 34 firma të shfrytëzimit të inerteve ndrësa një pjesë e tyre  punojnë kontrabandë .

 

  SKUMBINI  EDHE POLIGON USHTARAK

  Me lumin Shkumbin është bërë vërtet një masakër natyrore. Buzë tij, pothuajse në të gjithë gjatësinë gjenden mbetje urbane, të cilat shkaktojnë një ndotje të madhe të ujit. Shkumbini mblodhi dhe këtë vit , pavarësisht edhe shqetësimit të kryeministrit Berisha , mbetjet urbane dhe ujërat e zeza të bashkive së Përrenjasit, Librazhdit, Elbasanit, Rrogozhinës dhe të shumë komunave përreth duke u derdhur në plazhin e Divjakës ku , në grykëderdhjen e lumit vërehen mijëra ton mbetje urbane . Ndotja bëri që inspektorët e higjienës të ndalonin qytetarët për tu larë në të . Tre faktorë, ujërat e zeza, mbetjet urbane dhe mbetjet e skrapit janë bërë prej kohësh një rrezik për zhdukjen e faunës dhe florës së këtij lumi . Por për Erzenin “u kujdes “ në tetor dhe Ministria e Mbrojtjes që digjte municione në shtratin e tij . Digjej baruti për demontim , me apo pa leje mjedisore , dhe askush nuk kishte menduar për pasojat në florën e faunën e as për ndotjen kancerogjene që i bëhej lumit nga mbetjet e djegjeve . Kjo ndodhte kur ligji e ka të qartë që demontimi i municioneve luftarake bëhet vetëm në poligone ushtarake , nën masa tepër të rrepta e duke përmbushur disa standarde si për shembëll larg digave apo burimeve ujore .   

   DRINO – LUME  APO  MOCCAL

   Në qershor lumi i Drinos ishte kthyer në një moçal dhe ku mbizotëronin gjithfarë mbetjesh të të gjitha llojeve . Ky lumë , që ushqen dhe Vjosën , vazhdon të ndotet çdo ditce e me teper dhe specialistet dhe studiuesit e konsiderojne atë si një rrezik për shendetin e banorëve .

   Një studim mjedisor i kohëve të fundit nga Fakulteti i Shkencave Natyrore në universitetin "Eqrem Çabej" të Gjirokastrës ka treguar se shkalla e ndotjes së lumit është në nivelin maksimal dhe vetë lumi është kthyer në një vatër të rrezikshme infeksioni . kjo vjen nga mbetjet që hidhen në lumë , sidomos në kohën e verës kur edhe prurjet e ujit pakësohen . Dhe kjo po ndodh prej gati dy dekadash e në ujerat e lumit Drino depozitohen gjithfarëlloj mbetjesh, duke filluar nga kimikatet , ato urbane, inertet dhe për një periudhë të gjatë në të hidheshin edhe të gjitha mbetjet spitalore.
   Pavarësisht alramit të dhënë nga ambientalistët e banorët për katastrofën ekologjike, asnje nderhyrje konkrete nuk është kryer për pastrimin apo marrjen e masave për të shmangur depozitimin e mëtejshëm të mbetjeve sepse me shirat ndonjëherë lumi duket sikur është prej plastike .
  ERZENIT  I  “NXIRRET  TABANI “

Në korrik , nga mediat u denoncua një masakër tjetër që po ndodhte me lumin e Erzenit . Dhjetëra kamionë vazhdojnin përditë të merrnin zhavorr pa ndërprerje për llogari të një firme ndertimi që punonte për projektin e Unazës së Rë të kryeqytetit dhe autostradën Tiranë-Elbasan. E gjithë zona e lumit pranë Urës së Peshkatarit , që dy-tre vjet më parë ju “ nxorr dhe tabani “ ,  ishte kthyer në një kantier gjigant ku fadromat ngarkonin kamionët  me një ritëm impresionues. Shtrati aty ka mbetur pothuajse i shkatërruar e i ndarë në rrjedha të shumta . Shteti heshti gati tre muaj për këtë problem deri sa nga MMPAU u mor vesh se një pjesë e firmave, të cilat janë kontraktuar për ndërtimin e Unazes së Madhe kishin leje provizore mjedisore për shfrytëzimin e lumit Erzen , leje , që do të perfundonte me procesin e mbushjes së gjithë segmentit të Unazes së Madhe “ si vepër publike me rëndesi të madhe kombetarë “ . Dhe çuditërisht , pas masakrës , firmat e inerteve do të merrnin përsipër rehabilitimin e dëmeve në lumë . Se çfarë është ky rehabilitim e dina ata por deri tani asgjë nuk ka ndryshuar . Po në Erzen , banorët e Grumblleshit po mbeten pa urë si pasojë e gërmimeve pa ndërprerje në shtratin e lumit sepse këmbët e saj janë zhvendosur dhe pusi i ujit ka dalë jashtë funksionit . Aty , sa herë ka reshje , toka në kufi të lumit pëson shembje dhe ju është afruar banesave .

  LUMENJE  E  SHKODRES  PA  ZOT

  Në vjeshtë , ndërkohë që qeveritarët flisnin për masat antipërmbytje e për marrëveshjen me Malin e Zi për lumin e Bunës , lumenjtë që rrethojnë Shkodrën vazhdonin të shfrytëzoheshin paprerë nga individë e firma që marrin inerte , pavarësisht nga vendimet e shtetit , duke prishur kështu ekuilibrat natyrorë të shtretërve të lumenjve. Fadromat e ekskavatorët thellojnë e gërryejnë shtratin e Drinit e Kirit dhe kjo dukej si një situatë e zakonshme megjithë që një subjekti i ishte vënë një gjobë  prej 50 mijë lekësh . Siç duket gjobat , kur mendon përfitimin e privatëve , nuk bëjnë punë dhe shteti i kthehet “ sehirit “ . Kjo po vazhdon prej vitesh . E në të njëjtën kohë , në këto dy lumenj , shteti ka investuar në argjinatura me qëllim mbrojtjen e Shkodrës nga përmbytjet .

   Mund të flasim gjatë për këtë kronikë të zezë të lumenjve . Që nga Mati që shfrytëzohej edhe ditët e fundit të viti , tek Lana që kalon pranë selisë së qeverisë e mbushur me plastikë e ujra të zeza , tek Ishmi e pothuaj të gjithë lumenjtë “të  plastifikuar “ , Semani e Gjanica që “shkëlqejnë” nga mbetjet e hidrokarbureve , tek Vjosa që qe ka nuk sillte kurrë përmbytje e tashti e bën , tek barbaria e shfrytëzimit të inerteve e kështu me radhë .

   Kjo është e vërteta e lumenjve tanë . E kemi para syve , ne dhe shtetarët . Ne kemi ngritur e duhet të ngremë zërin përsëri . Dhe shteti e shtetarët që duhet të dëgjojnë kambanat e alarmit që po bien prej vitesh ,  duhet edhe ta mendojnë dëmin që kemi bërë e që vazhdojmë ta bëjmë me këtë pasuri që do kujdes e vëmendje , plane e sigurisht edhe para , por në radhë të parë kuptim të drejtë të problemit e vendosmëri për zbatim të ligjeve që shpesh mbeten në letër . Le ta shohin pak më larg se horizonti i një mandati qeverisës .

 


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara