|
|
MBROJTJA E SHĖNDETIT NGA NDRYSHIMET KLIMATIKE NĖ SHQIPĖRI |
Nga projekti i OBSH Mbrojtja e shėndetit nga ndryshimi klimatik nė Shqipėri
MBROJTJA E SHĖNDETIT NGA NDRYSHIMET KLIMATIKE NĖ SHQIPĖRI
Nga projekti i OBSH Mbrojtja e shėndetit nga ndryshimi klimatik nė Shqipėri
Qėllimi i pėrgjithshėm i projektit ne Shqiperi ishte qė tė forconte kapacitetin nė vend pėr tė kuptuar risqet pėr shėndetin nga ndryshimet e klimės dhe veprimet ndaj tyre, duke zhvilluar dhe pėrforcuar njė plan kombėtar tė pėrshtatjes shėndetėsore pėr pėrgatitjen dhe pėrgjigjen e sistemeve shėndetėsore ; ndėrtimin e kapaciteteve pėr tiu pėrgjigjur kėrcėnimeve ndaj shėndetit ; menaxhimin e emergjencave tė lidhura me klimėn nė institucionet e kujdesit shėndetėsor, duke pėrfshirė eficiencėn e energjisė ; kapacitetin pėr tė monitoruar ndotjen e ajrit dhe pėr tė reduktuar sėmundjet respiratore qė lidhen me tė ; mekanizmat e alarmit pėr sėmundjet infektive, nė pėrputhje me pėrgatitjen e vendit pėr tė zbatuar Rregulloren Ndėrkombėtare tė Shėndetit ; sistemin e informacionit shėndetėsor qė lidhet me ndryshimet klimatike.
NDRYSHIMET KLIMATIKE NĖ SHQIPĖRI
Komunikimi i parė Kombėtar per klimen ne Shqipėri filloi nė tetor 1998. Mė vonė komponentėt e projektit ishin inventar i CO2, njė vlerėsim i ndikimeve tė mundshme tė ndryshimeve klimatike nė Shqipėri, njė analizė e masave tė mundshme per tė zvogėluar emetimet e gazrave nė Shqipėri dhe pėr t'iu pėrshtatur ndryshimit tė klimės. Me tej u realizua pėrgatitja e njė plani kombėtar tė veprimit pėr tė adresuar ndryshimet klimatike dhe ndikimet e tij negative . U vazhdua me vlerėsimin e nevojave te teknologjisė dhe ngritje te kapaciteteve Komunikimi i dytė Kombėtar bėri tė mundshėm zhvillimin e inventarin tė gazrave me efekt serrė, analizen specifike nė fusha tė ndryshme tė klimės dhe vlerėsimin e vulnerabilitetit dhe modelet e propozuara pėr pėrshtatjen. Tek Komunikimi i Dyte per here te pare u vendos edhe nje paragraf per ndryshimin klimatik dhe impaktin e tij ne shendet, ne saje te projektit aktual te OBSH / BMU
Efektet e ndryshimeve klimatike filluan tė bėhen tė dukshme pėr syrin vetėm kohėt e fundit. Brigjet kanė filluar tė gėrryen pothuajse nė tė gjithė bregdetin Adriatik nė Shqipėri pėr shkak tė ngritjes sė nivelit tė detit - nė disa vende deti ka pėrparuar mė shumė se 50m nė brendėsi, duke shkatėrruar pyjet bregdetare dhe bimėsinė si dhe duke rritur pėrmbajtjen ne kripe nė lagunat dhe fushat nė afėrsi tė bregdetit.
Efektet e ndryshimeve klimatike kanė rritur numrin dhe dendesine e zjarreve nė Shqipėri.
Ndryshimi i klimės ka sjellė dimėr tė butė qė ka favorizuar rritjen e bimėve tropikale edhe nė Shqipėri dhe ka bėrė tė mundur shfaqjen e mushkonjave nė lartėsi mbi 400-500 m mbi nivelin e detit. Dimri ėshtė relativisht i shkurtėr dhe i butė e i lagėsht nė afėrsi tė zonave tė bregdetit. Vera zgjat shumė gjatė dhe ėshtė e nxehtė dhe e thatė.
Thatėsira pritet gjatė verės pėr shkak tė temperaturės sė rritur dhe avullimit tė madh, tė pa balancuar nga reshjet
Rritja e temperaturave do tė rrisė probabilitetin e ngjarjeve ekstreme dhe tė ndryshueshmėrisė mė tė lartė tė temperaturave minimale brenda vitit. Ka mundėsi qė tė ndodhė rritje mė e lartė e temperaturave minimale ditore se sa e temperaturave maksimale. Janė tė mundshme thatėsira mė tė shpeshta dhe mė tė rėnda me rrezik mė tė madh pėr zjarre.
Ngjarjet e motit ekstrem kanė efekte shėndetėsore te drejtpėrdrejta dhe te tėrthorta tek njerėzit dhe kosto indirekte pėr ekonominė. Ngjarjet ekstreme tė motit pėrfshijnė thatėsirat, pėrmbytjet dhe rrėshqitjet e tokės tė lidhura me to, stuhitė, ciklonet, dallgėt e mėdha tė detit dhe bregdetit, valėt e tė nxehtit dhe goditjet e tė ftohtit. Zonat e lagėshta ka tė ngjarė tė bėhen mė tė lagėshta, me episode mė tė shpeshta tė pėrmbytjeve, ndėrsa zonat e thata mund tė bėhen mė tė thata, me periudha mė tė gjata thatėsire qė ēon nė njė rrezik nė rritje tė shkretėtirėzimit. Nė pėrgjithėsi, gjasat e stuhive, do tė rriten, duke qenė se ka gjithnjė e mė shumė nxehtėsi dhe lagėshtirė nė atmosferė.
Ngrohja ekstreme, thatėsira dhe zjarret nė shkallė tė gjerė, stuhitė, pėrmbytjet si dhe manifestime tė tjera tė ndryshimeve klimatike, do tė ndryshojnė incidencėn dhe ashpėrsinė e alergjive, dermatiteve atopike dhe astmės. Shqipėria ėshtė mė e prirur ndaj pėrmbytjeve dhe shkarjet qė lidhen me to, stuhitė, valėt e tė nxehtit dhe goditjet e tė ftohtit. Ndryshimet klimatike pritet tė shkaktojnė dhe rrisin fatkeqėsitė si dhe tė pėrkeqėsojnė cėnueshmėritė ekzistuese. Pasojat humanitare tė ndryshimeve klimatike kanė njė ndikim tė gjerė, multisektorial, pasi ato prekin nė mėnyrė jo proporcionale njerėzit nė vendet me tė ardhura tė ulėta.Njerėzit e varfėr dhe komunitetet qė kanė shumė pak qasje nė skemat e pėrshtatjes jane te prirur tė kėrkojne ndihmė emergjente humanitare, pasi ata pėrballen me njė frekuencė dhe intensitet tė rritur tė rreziqeve qė lidhen me motin. Ndėrsa ėshtė i pamundur parandalimi i ndodhjes sė ngjarjeve natyrore, duhet tė reduktohet cėnueshmėria e atyre popullatave qė jetojnė nė zonat e prirura ndaj katastrofės.
Nxehtėsia e tepėrt paraqet njė kėrcėnim serioz pėr tė gjithė popullsinė, por grupe tė veēanta janė mė tė ndjeshme pėr shkak tė njė pėrgjigje tė dėmtuar fiziologjike ose tė sjelljes. Kėto grupe pėrfshijnė tė moshuarit dhe mundėsisht tė gjithė individėt qė kanė njė aftėsi tė reduktuar pėr t'u kujdesur pėr veten e tyre, tė tillė si fėmijėt e vegjėl dhe me aftėsi tė kufizuara, ata me sėmundje para-ekzistuese kardiovaskulare, respiratore dhe tė veshkave, diabetit, ērregullime neurologjike dhe sėmundje psikiatrike. Ngjarjet e motit ekstrem kanė efekte shėndetėsore te drejtpėrdrejta dhe te tėrthorta tek njerėzit dhe kosto indirekte pėr ekonominė.
Thatėsira zakonisht ndodhin gjatė periudhės sė verės. Pyjet Shqiptare janė tė prirur ndaj zjarreve, sidomos gjatė fundit tė pranverės dhe muajve tė nxehtė dhe tė thatė tė verės. Shkaqet kryesore tė zjarreve nė pyje nė Shqipėri janė tė karakterit antropogjen (pakujdesi njerėzore, djegie e shkurreve nga barinjtė, etj, dhe nė njė shkallė mė tė vogėl, zjarre tė qėllimshme ose kriminale) dhe shkaqe natyrore (rrufetė). Pjesa mė e madhe e dėmeve prek pyjet halorė. Keqpėrdorimi i zjarreve nga njerėzit (shoqėruar nga shpyllėzimet si dhe mos marrja e masave parandaluese gjatė viteve tė fundit) dhe praktikat pėr pastrimin e kullotave pėrbėjnė shkaqet mė tė mėdha pėr dėmtimin e pyjeve.
Ndotja e ajrit ėshtė njė rrezik i madh mjedisor pėr shėndetin dhe ėshtė vlerėsuar si shkaktar i rreth 2 milionė vdekjeve tė parakohshme nė mbarė botėn nė vit. Vetėm nga ndotja e ajrit, sipas OBSH-se llogariten deri 500 vdekje shtese vetėm ne Tirane.
Cilėsia e dobėt e ajrit shton ndjeshėm barrėn e sėmundjes pėr popullsinė. Duke reduktuar nivelet e ndotjes sė ajrit, mund tė ndihmojmė vendet nė zvogėlimin e barrės globale tė sėmundjeve nga infeksionet e rrugėve tė frymėmarrjes, sėmundjeve tė zemrės dhe kancerit tė mushkėrive. Nė njė studim tė bėrė pėr tė vėzhguar efektet e ndotjes nė shėndetin e policėve sė trafikut rrugor, ėshtė vėrejtur se kėta kanė njė rėnie tė funksioneve kryesore tė rrugėve respiratore nė gati 69-75% tė normave, si dhe njė prevalencė tė rritur tė sėmundjeve jo specifike espiratore (bronkit kronik, bronkit akut, astma, etj).
Burimet kryesore tė shkarkimeve nė ajėr tani janė grimcat nga rrugėt dhe ndotėsit nga shkarkimet e automjeteve. Ndikimi i tyre nė popullsinė njerėzore ėshtė mė e vėshtirė pėr tu kontrolluar dhe mė tė rrezikshme se dy dekada mė parė.
Gjatė dekadave tė fundit faktet tregojnė se ka pasur njė rritje nė prevalencėn e alergjisė nga pjalmet nė shumicėn e vendeve Evropiane .Alergjia e lidhur me pjalmet ėshtė njė sėmundje e zakonshme qė rezulton nė simptoma tė polinozės dhe astmės nė rreth 10% tė popullsisė me shkallė prevalence dukshėm mė tė lartė nė disa vende, sidomos nė grup moshat e reja . Rritja e pėrqendrimit tė CO2 atmosferik, sė bashku me ngrohjen globale, gjithashtu rrit prodhimin e pjalmeve.Pėr mė tepėr, ndryshimet e shpeshta tė klimės mund tė ndryshojnė ndėrveprimin midis ndotėsve tė ajrit dhe alergeneve tė frymėmarrjes, duke rritur kėshtu sėmundshmėrinė ne azmatiket me shkak nga pjalmi.
Shfaqja e fundit nė Evropė e disa sėmundjeve me origjinė vektoriale, parazitare dhe sėmundjeve infektive (disa prej tyre tė interesit zoonotik) ka shkaktuar alarm, veēanėrisht nė lidhje me rrezikun e transmetimit lokal tė patogjenėve ekzotikė si ka ndodhur pėr Ēikungunia ose viruset Deng, kėshtu qė shqetėsimi ėshtė se si tė shmangen shpėrthime tė reja apo vazhdimėsia e tė tjerave, qofshin kėto edhe autoktone, Sėmundjet me Origjinė nga Vektorėt. Ndikimi i ndryshimit tė klimės nė epidemiologjinė e malaries nė Shqipėri mbetet tė vėrtetohet me hetime specifike entomologjike/parazitologjike tė fokusuara nė terrenet me rrezik mė tė madh. Nė Shqipėri, sėmundshmėria e Leishmaniozės Viscerale, e transmetuar nga vektorėt flebotome, ėshtė 20-40 herė mė e lartė se nė vendet e tjera tė Evropės Jugore.
VIZIONI I STRATEGJISE SHQIPTARE PĖR PĖRSHTATJEN E SISTEMIT SHĖNDETĖSOR NDAJ NDRYSHIMEVE TĖ KLIMĖS ( 2011-2021 )
Sigurimi dhe pėrmirėsimi i shėndetit dhe mirėqenies sė popullatės shqiptare nė njė klimė nė ndryshim e sipėr kėrkon :
Pėrforcimin e shėrbimeve shėndetėsore dhe sistemeve ndėr-sektoriale pėr tė pėrmirėsuar nė mėnyrėn e duhur reagimin e tyre ndaj ndikimeve tė ndryshimeve klimatike, Inkurajimin i sjelljeve tė shėndetshme dhe energji-efiēiente , nė tė gjitha mjediset dhe dhėnien e informacionit dhe mundėsive pėr ndėrhyrje nė zbutjen dhe pėrshtatjen, me njė fokus tė veēantė nė grupet e cenueshme pėrmes fushatave tė ndėrgjegjėsimit publik.
Objektivat janė :
Ndėrgjegjėsimi i publikut pėrmirėsimi i edukimit dhe ngritja e kapaciteteve tė profesionistėve pėrkatės lidhur efektet e mundshme tė ndryshimeve klimatike nė shėndet.
Pėrshtatja e sistemit tė informacionit me qėllim zbulimin e rreziqeve nga ndryshimet e klimės pėr tė vlerėsuar nė kohė efektet e tyre nė shėndet. Inkurajimi i kėrkimit dhe risisė nė lidhje me shėndetin dhe ndryshimet klimatike.
Integrimi i perspektivės, qasjeve dhe ēėshtjeve shėndetėsore nė tė gjitha politikat e tashmė dhe tė ardhme tė ndryshimit tė klimės pėr tė siguruar fuqizimin e pėrfitimeve dhe pakėsimin e dėmeve. Tė sigurohet bashkėrendimi mes palėve dhe sektorėve tė ndryshėm pėr tė rritur efikasitetin. Forcimi i kapaciteteve ne sistemet e monitorimit ndėrsektorial pėr tė
kontrolluar problemet nė rritje qė lidhen me ndotjen e ajrit me fokus tė veēantė
nė grimcat dhe ozonin.
Rritja e kapaciteteve, parapėrgatitja dhe bashkėrendimi i sistemit shėndetėsor me sistemet e tjera qė kanė tė bėjnė me probleme tė shėndetit qė pritet tė shkaktohen nga valėt e tė nxehtit dhe motit tė ftohtė ekstrem.
Pėrmirėsimi i bashkėpunimit dhe integrimit tė sistemit shėndetėsor nė strukturat e emergjencės kombėtare pėrgjegjėse pėr pėrmbytjet dhe zjarret, rrėshqitjet e tokės dhe fatkeqėsitė e tjera natyrore nėn ndikimin e ndryshimit tė klimės.
Pėrshtatja dhe integrimi i mbikėqyrjes dhe sistemeve te kontrollit pėr disa sėmundje ngjitėse dhe vektorė tė caktuar qė kane tė ngjarė tė preken nga ndryshimi i klimės.
Fuqizimi i shėrbimeve dhe bashkėrėndimit tė sistemeve tė informacionit pėr parandalimin dhe menaxhimin e problemeve shėndetėsore tė shkaktuara nga ekspozimi nė rritje ndaj pjalmit.
Bashkėveprimi i sektorėve tė ndryshėm pėr ngritjen e njė sistemi pėr monitorimin dhe parandalimin e problemeve shėndetėsore qė rrjedhin nga njė rrezatim ultravjollcė nė rritje
Zhvillimi i njė plan veprimi pėr tė pėrmirėsuar efikasitetin e energjisė nė sektorin e shėndetėsisė nė bazė tė raportit tė vlerėsimit tė energjisė.
P.S. Ky publikim ėshtė realizuar nė kuadėr tė projektit tė OBSH / BMU ( Ministria Federale Gjermane pėr Mjedisin, Mbrojtjen e Natyrės dhe Sigurinė Nukleare) pjesė e Nismės Ndėrkombėtare mbi klimėn pėr mbrojtjen e shėndetit nga ndryshimet klimatike nė Evropė. Broshura ka pėr qellim te ofroje informacion mbi projektin ne Shqiperi si dhe fakte qe lidhen me ndryshimin e klimes deh ndikimin e saj mbi shendet , mesazhe e keshilla tė pergjithshme pėr mbrojtur shėndetin nga ndryshimet klimatike .
|
|
Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

|