|
VENDGRUMBULLIMI I SHARRES DHE PROBLEMET E TIJ |
RAPORTI MJEDISOR I DREJTORISE SE TRAJTIMIT TE MBETJEVE URBANE
VENDGRUMBULLIMI I SHARRES DHE PROBLEMET E TIJ
RAPORTI MJEDISOR I DREJTORISE SE TRAJTIMIT TE MBETJEVE URBANE JANAR 2012
Drejtoria e trajtimit te mbetjeve urbane ( DTMU ) në Tiranë ka publikuar e menaxhimit te mbetjeve ne vend depozitimin e Sharrës gjatë muajit janar të këtij viti . E asistuar edhe nga specialistë mjedisi kjo drejtori ka marrë në shqyrtim unimet e realizuara , motin dhe temperaturat , ngarkesat e ardhura ne vendepozitim , parametrat e biogazit dhe shllamit si dhe problematikat në këtë venddepozitim. Raporti është përpiluar nga drejtori i DTMU z. A. Zylfo , specialistët A. Coka , B. Serdari , E. Çela e pergjegjesi i menaxhimit të fushes , D. Lleshi .
Më poshtë po japim një përmbledhje nga përfundimet e arritura në këtë raport .
Gjate muajit Janar DTMU ishte në gadishmëri të të gjitha detyrave që duhen kryer në një vend depozitim sipas akteve ligjore mjedisore shqiptare dhe direktives europiane për vendepozitimet e mbrojtura . Gjate javës së parë të Janarit ishin të pranishem dhe persona të pa autorizuar që mblidhnin mbetje të riciklueshme ,gjë që vështiresonte më tepër punet e manovratoreve dhe makinerive në veprim por në javen e dyte u vendos rregulli që duhet në një vendepozitim të mbrojtur.
MBETJET NE SHARRE
|
Tekstile
|
4.03 %
|
|
Dru
|
6.45 %
|
|
Letër-karton
|
17.74 %
|
|
Material plastik
|
30.64 %
|
|
Metale
|
1.61 %
|
|
Material inert
|
5.64 %
|
|
Lende organike
|
27.41 %
|
|
Copezat organike te mbetjes
|
6.67 %
|
Specialistet e mjedisit kanë zbatuar të gjitha hallkat e planit te kultivimit të mbetjeve ne vaskën nr1 , në aksin qendror të saj . Për të pasur një lëvizje sa më te shkurter te mjeteve të perpunimit.u ndërtuan dy pista shkarkimi paralele duke bërë të mundur avancimin deri tek tubacionet e biogazit . Po ashtu u realizua zgjatimi i tubacioneve të biogazit në vend depozitimin nr 1 dhe është realizuar hapja e kanalit anësor për kullimin siperfaqësor te vendepozitimit . Vëmendje të veçantë i është kushtuar lloit të mbetjeve që vinë në vendepozitim.si dhe trajtimit me përparësi të mbetjeve spitalore si një nga grup mbetjet që duhen të vinë të trajtuara .
Me gjithë kushtet e vështira të motit , orientimi i mbetjeve ka qënë aksi kryesor i vaskës nr 1 , kompaktimi i mbetjeve duke mbajtur në gadishëri pune të gjithe makineritë e impjantit
Per të patur të dhena më të sakta të rregjimit të temperaturave dhe rreshjeve specialistët e mjedisit janë interesuar dhe pranë Institutit të Meteriologjisë .
Ngarkesat e ardhura në vëndepozitim kanë qënë 2882 nga të gjitha subjektet të evidentuara për çdo dite me një sasi mujore 23360 ton ose 29200 m3 . Përsa i përket përbërjes merceollogjike të mbetjeve dhe parametrave të biogazit janë relativisht sipas tabelave . Parametrat e biogazit janë matur me sondë automatike të eksperteve të kooperacionit Italian dhe kanë vlerë të larte të H2S- rreth 254(ppm) , shifra më e lartë e CH4 është 67% dhe po kështu CO po tek ky pus arrin shifrën 50%
Shllami vazhdon të rrjedhe në prurje të luhateshme nga 5-6 litera në sekonde jashtë vaskes se fitodepurimit e cila nuk ka perfunduar nga kooperacioni por që gjate muajit aty vazhdoi të punohej . Marrja e kampionit të shllamit është bërë më 22.09.2010 dhe rezultati i analizave përcakton një substancë të lëngët të karakterizuar nga vlera të larta përcjellshmërie elektrike, amoniaku, kloruresh dhe nga disa metale të rënda si: bakër, krom total, arsenik dhe manganez.
Analizat e kryera të çojnë në konstatimet në vijim:
•Ujrat nëntokësore: nuk vihet re një ndikim negativ i aktivitetit të vënd-depozitimit tek ujrat nëntokësore të luginës së Erzenit;
•Ujrat sipërfaqësore: vihet re një ndotje e dukshme e Sharrës në luginën e vënd-depozitimit dhe ky fakt reflektohet edhe në lumin Erzen në luginën e kryqëzimit me Sharrën;
•Cilësia e ajrit: në afërsi të hyrjes së vënd-depozitimit vihet re një % metani padyshim e lartë po ashtu edhe në territorin përreth impiantit përqindja e metanit dhe monoksidit të karbonit është padyshim e lartë;
•Shllami: shllami, edhe pse duke shfaqur një lloj variabiliteti(ndryshueshmërie) të përbërjes përfaqëson gjithsesi një substancë të lëngët shumë ndotëse për matricat mjedisore me të cilat bie në kontakt, dhe më në veçanti me ujrat sipërfaqësore;
•Biogazi i vënd-depozitimit të ri: biogazi i pranishëm në këtë vënd-depozitim është në një fazë jo të maturuar por shfaq një tendencë për të arritur një nivel të mirë prodhimi në një periudhë afatgjatë;
•Biogazi i vënd-depozitimit të vjetër: analizat tregojnë që bëhet fjalë për një biogaz të maturuar me cilësi të mirë të pranisë së metanit dhe ka të ngjarë të ketë një rezervë prodhimi të konsiderueshme;
Nga çka u përmënd më lart është e rëndësishme, për të kufizuar fenomenet ndotës së ujrave, të merren masa për trajtimin në një farë mënyre të shllamit sepse në të kundërt do reflektohet direkt në Sharrë duke e ndotur atë. Për sa i përket cilësisë së ajrit rezulton e nevojshme mbledhja e emetimeve të biogazit nga vënd-depozitimi i ri dhe i vjetër me qëllim që të pakësohet ose ndalohet përhapja e hidrokarbureve të metanit dhe monoksideve të karbonit.
Duhen kufizuar fenomenet ndotës së ujrave duke marre masa për trajtimin e shllamit sepse në të kundërt do reflektohet direkt në Sharrë duke e ndotur atë dhe është e nevojshme mbledhja e emetimeve të biogazit nga vënd-depozitimi i ri dhe i vjetër me qëllim që të pakësohet ose ndalohet përhapja e hidrokarbureve të metanit dhe monoksideve të karbonit.
Shllami vazhdon të rrjedhe në prurje të luhateshme nga 5-6 litera në sekonde jashtë vaskes se fitodepurimit e cila nuk ka perfunduar . Marrja e kampionit të shllamit është bërë më 22.09.2010 dhe karakterizohet nga vlera të larta përcjellshmërie elektrike, amoniaku, kloruresh dhe nga disa metale të rënda si bakër, krom total, arsenik dhe manganez.
|