|
GLOBALIZMI EKONOMIK DHE PROGRESI I VERTETE
Nga Agim DALIPI |
GDP nuk na jep tė dhėna pėr mirėqėnien sepse ajo nuk mund tė llogarisė shterimin e kapitalit njerėzor apo natyror. Kjo gjė ėshtė harruar kur flitet pėr zhdukjen e sistemeve apo njohurive lokale ekonomike, pėr rrallimin e pyjeve,tokave nėn ujė apo fermave, pėr shterimin e naftės, mineraleve apo tė ujrave nėntokėsore, pėr vdekjet, shkatėrrimet e sjella nga luftrat dhe katastrofat natyrore.Dhe gjithashtu GDP nuk llogarit koston e ndotjes dhe tė pėrfitimeve jashtė tregut tė shitjes, lidhur kjo me shėrbimet ndaj ekosistemeve tė siguruara nga vetė natyra .
GLOBALIZMI EKONOMIK DHE PROGRESI I VERTETE
NJE KONTRAST NE RRITJE
Era e globalizimit është shoqëruar nga përmirësime të dukshme në shumë fusha si në indeksin e zhvillimit të shoqërisë, jetesës, prodhimin e drithërave,dhe në përhapjen e teknologjive të informacionit . Megjithatë dihet se treguesit e globalizimit s’kanë lidhje me katastrofat e mëdha mjedisore dhe humane mbi planet.Ato maskojne padrejtesitë e mëdha në shpërndarjen e burimeve dhe dështojne në rënien e mirëqënies , qe vjen si pasojë e humbjeve në komunitet ,kulturë dhe mjedis. Diskutohet , për shembull se GDP dështon si masë e vërtetë për rregullimin e mirëqënies sociale. Ndërkohe që ajo mat vlerën ekonomike të konsumit ,nuk thotë asgjë për cilësinë e jetës. Në 1906, ekonomisti I. Fischer përdori termin “te ardhurat psiqike-mendore” për të përshkruar përfitimet e vërteta të të gjitha aktiviteteve social-ekonomike. “Të mirat materiale dhe shërbimet nuk vlerësohen në fakt për vete , argumentoi ai , por në proporcion me kënaqesinë psiqike që marrim nga to. Nivelet e larta të konsumit mund ose jo të kenë lidhje me një nivel më të mirë jetese në qoftë se konsumi do te jetë i dëmshem për shëndetin personal ,të të tjerëve ose të mjedisit.
GDP nuk na jep të dhëna për mirëqënien sepse ajo nuk mund të llogarisë shterimin e kapitalit njerëzor apo natyror. Kjo gjë është harruar kur flitet për zhdukjen e sistemeve apo njohurive lokale ekonomike, për rrallimin e pyjeve,tokave nën ujë apo fermave, për shterimin e naftës, mineraleve apo të ujrave nëntokësore, për vdekjet, shkatërrimet e sjella nga luftrat dhe katastrofat natyrore.Dhe gjithashtu GDP nuk llogarit koston e ndotjes dhe të përfitimeve jashtë tregut të shitjes, lidhur kjo me shërbimet ndaj ekosistemeve të siguruara nga vetë natyra . GDP ka gjithashtu të meta , sepse ajo llogarit shpenzimet e luftes si permiresim i mireqenies sociale edhe pse teorikisht ,shume mire,cfare bën shpenzimi ushtarak ,është te mbaje mireqenien ekzistuese nepermjet demtimeve.
Shifrat e te ardhurave dhe te tregetise jane duke u rritur gjithashtu sipas treguesve makroekonomikë. Rritja per person e te ardhurave nuk thote asgje per shperndarjen e asaj te ardhure; mund te bie per shumicen, te arrije majat per nje pjese te vogel , dhe prape te tregoje si perfundim fitim te pergjithshem.Ne te vertete, nderkohe qe te ardhurat per person u ngriten me 9 % ne Shtetet e Bashkuara ne 2005,e gjithe kjo rritje shkoi per 10 % të popullsise që janë më të pasurit . Ne menyre te ngjashme, nje komb mund te kete ngritje te menjhershme te vellimeve tregtare por: humb vende pune te panumerta qe eksportohen ne rajone “me te efektshme” ,behet me i cenueshem sepse vertet ekonomia e tij behet me e specializuar por humb nivelin e vet-vendosmerise ekonomike dhe keshtu zoterimi dhe kontrolli mbi vendimmarrjet ekonomike zhvendoset per tek zyra me te largeta te koorporates.
Treguesit tradicionale te mikroekonomise per bizneset dhe institucionet po vjetrohen gjithashtu. Cmimi baze i nje kompanie mund te ngrihet sipas burimeve te reja te fitimit, shkrirjeve te kompanive etj,por me mijera njerez mund te ndjejne perbuzje per pagat CEO te pahijshme dhe per nje perqendrim me te madh te fuqise se tregut. Ne agrikulture, konglomeratet globale jane bere shume te afte ne permiresimin e efikasitetit te prodhimit te ushqimit kur matet me prodhim per dollar. Ne te njejten kohe ,sasia e ushqimit per hektar ka patur renie krahasuar me ate qe prodhohej ne ferma me te vogla qe supozohet te jene me pak te efektshme, duke krijuar keshtu “shkretetira ushqimore” ne disa nga regjionet agrikulturore me produktive. Dhe si perfundim,ne nivel personal,duhet matur progresi ekonomik nga permasat e pagave, aksionet baze ,shtepite apo ndoshta edhe nga numri I televizoreve plasma, kompjuterave etj…
E VERBER NDAJ KRIZAVE EKONOMIKE , SOCIALE DHE MJEDISORE
Katastrofat me tragjike njerezore dhe natyrore te 5 viteve te fundit kane qene te pa vena re nga llogaritjet e GDP. Ne Sudan ,per shembull, per person GDP është rritur me 23 % ne kete dekade,nderkohe qe 600,000 njerez kane qene ne rrezik ose duke vuajtur urie si pasoje e nje thatesire te tejgjate ne 2001.Gjithashtu me shume se 400,000 njerez u vrane atje dhe rreth 2.5 milione te tjere u shperngulen nga genocidi I pretenduar I Darfurit ndermjet viteve 2003 dhe 2007. Ne menyre te ngjashme ne Sri Lanka ,cunami qe vrau te pakten 36,000 njerez dhe shkretoi infrastrukturen bregdetare ne 2004, nuk preku rritjen e vazhdueshme te GDPs se ketyre vendeve.
Ne periudhen 2003 -2005 ,Shtetet e Bashkuara harxhuan mbi $1.4 trilion per mbrojtje($188 bilion per luften ne Irak) dhe vuajti humbje te medha si pasoje e Uraganit Katerina . Megjithate GDP atje vazhdoi te rritet. Pabarazia e te ardhurave te amerikaneve ne 2005 arriti nivelet e saj me te larta qe nga viti 1928.
E verber ndaj krizave ekonomike, sociale dhe mjedisore GDP deshton ne pranimin e faqes bosh te materializmit. Nje fushe qe do perhapet shume shpejt e quajtur “hedonics” kombinon ekonomine dhe psikologjine ne perpjekje per te arritur nje mirekuptim me efikas ne ate cfare quajme: ndjenja te kenaqesise apo dhimbjes, te interesit dhe merzitjes, te gezimit apo te brenges” .
Nje organizem I madh dhe I fuqishem kerkimi per hedoniket konfirmon ate cfare njerezit
e dine intuitisht : pas nje “pragu” te caktuar, shendeti I shumte material është nje zevendesues I varfer per kohezionin (terherqjen reciproke) e komunitetit , maredhenieve te shendetshme me njeri-tjetrin , sensin “per te patur nje qellim”, lidhjen me natyren dhe dimensioneve te tjera te lumturise njerezore.
Ne librin e tij te fundit “Ekonomia e thelle” Bill McKibben na jep nje pershkrim te shkelqyer te zbulimeve ne kete fushe. Nje zbulim per shembull është se tek personat me te ardhura me te larta se afersisht $10,000, vihet re se lidhja reciproke midis lumturise se personit dhe te ardhurave nuk ekziston me.
Duke iu referuar Bankes Boterore , treguesit e ekonomise servirin tre funksione baze: ata sigurojne matjen e shendetit, ndihmojne ne trajtimin e politikave per zhvillim dhe informojne shtetasit mbi menaxhimin e ekonomive te tyre keshtu ata mund te bejne nje zgjedhje te pershtatshme politike duke u perpjekur te kontrollojne qeverite e tyre. Per te perfundur te gjithe kete ,duket qarte se disa tregues jane te nevojshem.
ZHVILLIMI I QENDRUESHEM , KUFIRI I FUNDIT
Ne pergjigje te zymtesise se realitetit te ndryshimit te klimes,te shterimit te resurseve, te kolapsit te ekosistemeve,te cenimit te ekonomise dhe krizave te tjera te shekullit te 21, po shqyrtohet nje konsensus midis shkencetareve, qeverive dhe shoqerise civile rreth nevojes per nje kalim te shpejte por te menaxhueshem drejt sistemeve ekonomike ku progresi matet me permiresime te mireqenies e jo ne zgjerimin e shkalles dhe qellimive te aktivitetit ekonomik te tregut.
Ne duhet te matim progresin ekonomik duke llogaritur se sa pak mund te konsumojme dhe te arrijme nje cilesi me te mire jetese .Ne duhet ta matim progresin duke llogaritur se sa shpejt mund te ndertojme nje platforme energjie te rinovueshme , te perballojme nevojat e njerezve, te shkurajojme konsumin e tepërt dhe te investojme e jo te shkretojme kapitalet natyrore e kulturore. Ne na duhet nje sistem ekonomik qe zevendeson konkurencen brutale e te padobishme midis kombeve, bizneseve dhe individeve me ate sistem qe na bashkon neve te gjithe ne struktura bashkepunuese per te zgjidhur problemet me urgjente te civilizimit.
Ne na duhet nje sistem ekonomik qe vendosmerisht “strehohet” ne limitet ekologjike ne Toke dhe qe drejtohet nga tradita shpirterore dhe etike. Ne na duhet nje sistem ekonomik qe është ndryshe, i pershtatshem dhe elastik!
Te gjithe keto objektiva mund te grupohen nen nje titull per zhvillim te qendrueshem: “Kufiri i fundit per progresin ne shekullin e 21”.
Ne 1987 Komisioni Boteror mbi Mjedisin dhe Zhvillimin e percaktoi zhvillimin e qendrueshem si “nevojat e se tashmes pa kompromentuar aftesine e gjenerates se ardhshme per te ndeshur nevojat e tyre ”. Qe prej atehere ka pasur nje shtim te shpejte te stukturave duke i dhene permbajtje ketij percaktimi baze duke specifikuar e qartesuar qellimet ,objektivat, standartet dhe treguesit e zhvillimit per shoqerite si nje e tere, per sektore te gjere ekonomike dhe per institucione individuale. Ne “The Sustainability Revolution” , A. Edwards sugjeron 7 objektiva te perbashketa te te gjthe sistemeve : administrim, respektimi i limiteve, ndervartesi, ristrukturim ekonomik, marketing i drejte,
perspektive shume-gjeneratash dhe natyra si model dhe si mesuese…
Administrim, respektimi i limiteve, ndervartesi, ristrukturim ekonomik, marketing i drejte, perspektive shume-gjeneratash dhe natyra si model dhe si mesuese…
Ne duhet te matim progresin ekonomik duke llogaritur se sa pak mund te konsumojme dhe te arrijme nje cilesi me te mire jetese
|