aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


SHISHET PLASTIKE DHE KOSTOT E TYRE
» 26/06/2011 - 04:58
Miliona ton naftė kthehet nė shishe plastike , shumica e tė cilave nuk riciklohen. Pėr shembul , nė SHBA, norma kombėtare pėr riciklimin e PET ėshtė vetėm 23,1 pėr qind , mė poshtė normės 39,7 pėr qind ka arritur njė dekadė mė parė.

SHISHET  PET  DHE  KOSTOT  E  TYRE

 

Uji i ambalazhuar mund të jetë  fitimprurës për industrinë , por është një humbje e madhe për mjedisin

 

   Miliona ton naftë kthehet në shishe plastike , shumica e të cilave nuk riciklohen. Për shembul , në SHBA, norma kombëtare për riciklimin e PET është vetëm 23,1 për qind , më poshtë normës 39,7 për qind ka arritur një dekadë më parë.

   PET (emërtimi shkencor -terephthalate polietileni)  , është materiali më i përdorur për të prodhuar këto shishe dhe ka një kosto që , përgjithësisht mendohet e vogël . Por e vërteta është krejt tjetër .

      1.  Për  prodhimin e një kilogram PET (25 shishe prej 1,5 litrash secila )  konsumohet 2 litra naftë dhe 17,5 litra ujë. Ato do të ambalazhojnë 37,5 litra ujë , pra vetëm dyfishin e ujit që është harxhuar për to.

     Kjo sasi lëshon në atmosferë : 40 gr. hidrokarbure;  25 gr. okside të squfurit;  20 gr. Oksid të  azotit;  18 gr. monoksid karboni dhe 2,3 kilogram dyoksid karboni, gazi serrë që po mundohemi të luftojmë sot . (State of the World -2004) .

   2. Për të kryer transportin e 15 ton ujë të ambalazhuar ,që  i korrespondon 10.000 shishe uji nga 1.5 litra, një kamion i mirë e në gjendje të përsosur pune konsumon 1 litër naftë çdo 4 km (25 litra per 100 km). Duke supozuar një distancë mesatare prej 300 km, duke përfshirë edhe rrugën e kthimit , një rrugë mesatare , kur dihet se uji vjen edhe nga Italia apo Greqia, konsumi i naftës arrin në 25 litra, e cila, e ndarë për 10.000 shishe llogaritet se harxhon rret 8 cm3  naftës për shishe. Po ti shumëzijmë këto me 250 shishe për person në vit (rreth një litër ujë në ditë) , del se transporti kërkon 2 litra naftë për person . Pra llogaritja  tregon se konsumi i naftës për të prodhuar e përdorur shishe plastike është :

 - 10 litra për prodhimin e 250 shisheve;
 -  Konsumi i kamionëve në naftë (shishe plastike bosh nga fabrika qi i prodhon tek kompania e prodhimit të ujit e pastaj në treg;

 - Konsumi i kamionëve që mbledhin e mbartin mbeturinat urbane , nga  koshat ku i hedhim në vendepozitimet ;
- Konsumi i benzinës apo naftës nga blerësit për në shtëpi (llogaritur vetëm për 25% të tyre që kanë makina;

  Nga këto  llogaritje del se për vetëm një njeri që përdor 250 shishe ujë të ambalazhuar në vit konsumi vjetor i karburantit është midis 12-15 litra naftë . Dhe për një familje prej 4 personash harxhon direkt për blerjen e ujit 400 euro dhe “djeg”  si karburant  42 deri 60 litra naftë që , me çmimin e tregut , kushton 55 deri 80 euro ,në vend që të pijë ujin nga rubineti i shtëpisë , që dhe atë e paguan. Këto janë llogari ekonomike pa përmendur që i bëjmë por duke menduar edhe avantazhet . Por edhe nga pikëpamja kimike e bakteriologjike nuk kemi ndonjë avantazh veçse e kemi bërë zakon të kërkojmë pastërtinë e ujit por dhe të ankohemi për erën e klorit . Por kjo bëhet e tjeshtë duke përdorur filtra të posaçëm , që edhe të shtrenjtë nuk janë ( blihen një herë në disa muaj apo në vit ) dhe filtrojnë dhe mbetje të tjera të ngurta që mund të ketë uji. Por duke kujtuar dëmin në shëndet e në mjedis avantazhi shkon përherë e më tepër tek uji i zakonshëm i rubinetave të shtëpisë .

 

www.bottledwater.org/content/statistics

 

 

Për  prodhimin e një kilogram PET (25 shishe prej 1,5 litrash secila )  konsumohet 2 litra naftë dhe 17,5 litra ujë.

 

 

Prodhimi i nje kilogram plastike lëshon në atmosferë : 40 gr. hidrokarbure;  25 gr. okside të squfurit;  20 gr. Oksid të  azotit;  18 gr. monoksid karboni dhe 2,3 kilogram dyoksid karboni, gazi serrë që po mundohemi të luftojmë sot .

 


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara