aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


ZONAT E MBROJTURA, PARQET KOMBĖTARE DHE MENAXHMI BASHKĖKOHOR I TYRE Nga: Mehmet METAJ, Albaforest
» 15/06/2012 - 03:39
Tranzicioni qė po kalon shoqėria shqiptare shfaqi simptomat e tij pothuajse nė tė gjitha sferat, si nė atė politike, ekonomike, sociale, demografike, ashtu dhe kulturore, pa kursyer dhe sistemin e manaxhimit te burimeve natyrore dhe nė veēanti tė biodiversitetit dhe zonat turistike, me vlera tė veēanta .Ruajtja e natyres dhe biodiversitetit pėrbjnė aktualisht sot njė ndėr problemet mė tė mėdha nė bote. Ėshtė vlerėsuar se rrjedha nė kėtė trend e kėrcėnimit tė ekosistemeve natyrore do tė paraqes rrezik pėr tė ardhmen e njerėzimit dhe mund te sjell pasoja tė rėnda nė natyrė.

ZONAT E MBROJTURA, PARQET KOMBËTARE DHE MENAXHMI BASHKËKOHOR I TYRE

 Nga: Mehmet METAJ, Albaforest

   Tranzicioni që po kalon shoqëria shqiptare shfaqi simptomat e tij pothuajse në të gjitha sferat, si në atë politike, ekonomike, sociale, demografike, ashtu dhe kulturore, pa kursyer dhe sistemin e manaxhimit te burimeve natyrore dhe në veçanti të biodiversitetit dhe zonat turistike, me vlera të veçanta siç është dhe parku kombëtar dhe kompleksi ligatinor “Divjakë-Karavasata”. Ruajtja e natyres dhe biodiversitetit përbjnë aktualisht sot një ndër problemet më të mëdha në bote. Është vlerësuar se rrjedha në këtë trend e kërcënimit të ekosistemeve natyrore do të paraqes rrezik për të ardhmen e njerëzimit dhe mund te sjell pasoja të rënda në natyrë.

  Ruajtja e natyrës brenda sistemit të zonave të mbrojtura (ZM) është vlerësuar si nje instrument i rendësishëm për ruajtjen “in situ” të biodiversitetit dhe sot si një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit dhe punësim. Zgjerimi i rrjetit të zonave të mbrojtura është një nga objektivat më të trumbetuara në programet e planet e Qeverisë dhe të Ministrise së Mjedisit nga viti 2005. Në fakt ka nje rritje qe sot arrin rreth 15% të territorit të vendit duke llogaritur edhe parkun detar të Karaburunit.

  Por nga ana tjetër kjo rritje me vendime pa vlerë të zonave të mbrojtura po shoqërohet me nje rritje të problemeve që lidhen me mungesen e planeve të menaxhimit për ZM-të ; me krijimin e funksionimin jo të duhur të administratave të ZM-ve , me mungesën e personelit dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre; mungesen e mjeteve dhe burimeve financiare; zbatimin dhe promovimin e praktikave tradicionale të perdorimit e planifikimit të territorit, dhe të zhvillimit të ekoturizmit miqësor me mjedisin si dhe vlerësimin dhe ruajtjen joefikase të botës bimore e shtazore brenda dhe jashtë sistemit të zonave të mbrojtura.

   Administratat e ZM-ve sot janë brenda struktures organizative të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor në rrethe. Objekti i veprimtarisë së këtyre administratave janë kryesisht parqet kombëtare, rezervat natyrore të menaxhuara, peizazhi i mbrojtur si dhe pjesë të ekonomive pyjore, si dhe monumentet e natyrës, pavarsisht se ku ndodhen. Detyrat dhe pergjegjësit e punonjësve të administratës janë të percaktuara në Vendimin e KM “Për krijimin e administratave të zonave të mbrojtura” dhe në dispozitat e ligjit “Për zonat e mbrojtura”. Duhet të përmiresohet urgjentisht administrata , rritja e niveleve të personelit e punonjësve që do të merren me administrimin dhe menaxhimin e ZM-ve që nga niveli profesional me kualifikim universitar, të cilët, krahas punëve drejtuese e organizative, të ndjekin dhe mbikqyrin programet e zhvillimit e të  menaxhimit.

  Identifikimi i të mirave dhe shërbimeve te ZM-ve, shërbimet dhe matja e këtyre vlerave nuk është gjithmonë një proçes i drejtpërdrejtë. Të mirat dhe shërbimet përfshijne turizmin dhe rekreacionin, habitatet natyrore, llojet e florës dhe faunës së egër, burimet gjenetike, furnizimin me ujë, mbrojtjen nga katastrofat natyrore, mbrojtjen e nga erërat e erozioni, përmiresimi i klimes, sigurimi i oksigjenit dhe sekuestrimi i karbonit, etj. Shumë nga to nuk janë të tregtueshme dhe si rrjedhim nuk kanë një vlerë të qartë tregu. Vlerat e tyre është e nevojshme të maten dhe shprehen në vlera monetare aty ku është e mundur, në mënyrë që ato të vlerësohen me të njëjtën shkallë si dhe komponentet e tjerë të tregtueshëm. Instrumentat ekonomike e financiarë duhet të mbeten ndër paresorët për funksionimin e administratës dhe të menaxhimit të ZM-ve, ruajtjes së mjedisit dhe përdorimit të burimeve bionatyrore . Taksat e tarifat ,si për ndotjen e mjedisit, pastrimin e tabelat, për biznesin e te turizmin, hyrjet e vizitorëve,  dhënies në përdorim apo me qera të sipërfaqeve pyjore, kullotave, tokave me bimësi pyjore, etj. zbatohen pjesërisht dhe në zonat e mbrojtura. Në gjendjen aktuale të ZM, të shërbimit pyjor dhe të administrimit të tyre vet-financimi do të jetë tepër i vështirë, pasi më parë duhen bërë përmirësime ligjore përfshi dhe ato në buxhetin e shtetit.

 Nga pikpamja ligjore ligji i zonave të mbrojtura miratuar në 2002 ka ezauruar rolin e tij duke sjellë nevojën imediate për tu ribërë. Tre janë drejtimet kryesore ku duhet të mbështetet ligji i ri :  

1. Futja e koncepteve europiane në ZM-të (Natura 2000 dhe Direktivat Europiane), ZM detare; 

2. Përcaktimi i qartë i zonimit, menaxhimit dhe aktiviteteve që nuk lejohen në këto zona ;

3. Ndarja e administratës së zonave të mbrojtura nga personeli pyjor dhe bërja e tyre të pavaruara në menaxhimin e zonave duke krijuar bordet e menaxhimit ndërinstitucional.

  Krijimi dhe konservimi i parqeve kombëtare dhe zonave të mbrojtura në përgjithesi ka  njëkohësisht qëllime dhe objektiva ruajtjeje e zhvillimi si tw trashëgimisë natyrore dhe shumëllojshmërisë së specieve , ruajtjen e vlerave ekologjike e kulturore dhe zhvillimin e turizmit si dhe promovimin dhe zhvillimin e rolit estetik dhe ekonomiko-social të tyre.

   Gjatë tranzicionit janë zaptuar rreth 50 mijë ha territore në bregdet dhe zona tw tjera me vlera natyrore duke shkatërruar me vandalizëm pyllëzimet e zonës bregdetare, rivierën e vendit dhe resortet turistike dhe duke rrezikuar në mënyrë të parikthyeshme potencialet e zhvillimit të vendit, që nga Velipoja e Kune-Vaini, Patoku e duke vazhduar nw Gjirin e Lalësit e Golem, Divjakë dhe deri në rivierën e Vlorë-Sarandës, etj, fenomen ky që vazhdon ende, megjithë kuadrin ligjor të miratuar, konventat e ratifikuara nga vendi ynë dhe V. K.M-tw. Janë dëmtuar rëndë dhe janë në gjendje të shkatërruar zonat që janë biokoridore të rëndësisë ndërkombëtare si masivi Dajt-Bizë-Martanesh, tjetwrsuar PK-Lurë dhe u prenë shumica e kurorave te qyteteve.

 Ne kemi sot të shpalluara (në letër!) si zona të mbrojtura dhe parqe kombëtare rreth 375,000 ha , rreth 12.5 % e teritorit të vendit (15 PK-re me sip.=188,945 ha)  dhe synojme që të shkojmë në rreth 15 % të teritorit , standard ky , që përkon me atë mesatare të vendeve Evropiane.  Shfarosjes së natyrës dhe biodivesitetit dhe pyjeve në pergjithesi nuk i kan shpëtuar as parqet kombëtare të vendit . Keqmenaxhimi dhe dëmtimi i ekosistemeve përbërës të tyre, siç është rasti i shkatërrimit të PK-Lurë , i cili sot s’është më “de facto” i tillë dhe kjo megjithëse ka një V.K.M. pwr ta shpalluar si “Zonw e rëndësisë së veçante” (v. 1996) dhe rivierës bregdetare . Ndikim ka edhe dhënia përmes V.K.M-ve abuzive e lejeve të shfrytëzimit të pyjve në këto zona për inerte, gurore dhe furra gëlqereje dhe bizneze turistike të paligjshme si dhe dhe pakësim të sipërfaqeve të tyre;

    Ndër masat që duhen marrë për përmirësimin e gjëndjes së ZM-ve , PK-re janë :

-Zhvillimi i mëtejshëm i kuadrit ekzistues ligjor dhe amendimi i Ligjit Nr. 8906, datë 06. 06. 2002  i “Zonave të Mbrojtura” dhe shoqërimi i tij me akte nën- ligjore dhe rregullatore ;

- Përmirësimi i administrimit dhe mbarështimit të qëndrueshëm i Zonave të Mbrojtura (ZM) dhe Parqeve Kombëtare (PK), të biodiversitetit dhe faunes së egër, në zbatim të Strategjive dhe Planeve të Veprimit të Biodiversitetit (SPVB) dhe Strategjisë së Sektorit të Pyjeve dhe Kullotave (SSPK) si dhe hartimi dhe zbatimi i Planeve të Menaxhimit (PM) të ZM dhe PK më prioritare.

  - Ristrukturimi i rrjetit ekzistues të ZM të vendit dhe shtrirja e sipërfaqes së tyre totale në 15 % të teritorit të vendit (430.000 ha ose 30 % e fondit pyjor dhe kullosor), duke riformuluar dhe legalizuar statusin e tyre sipas Ligjit të ZM, nr. 8906, dhe kritereve ndërkombetare të njohura të IUCN-se (Unionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës) si dhe  Konventave Ndërkombetare të ratifikuara nga vendi ynë, si dhe studimi dhe hartografimi i habitateve kryesore të vendit dhe database-t përkatëse.

  -Ngritja e strukturave dhe kapaciteteve menaxhues decentralizimi i politikave menaxhuese dhe administruese të ZM dhe PK; 

  - Promovimi i vlerave natyrore dhe te zhvillimit te turizmit dhe vënia e tyre në shërbim të komunitetit por pa cënuar kriteret e ruajtes së vlerave të biodivestistetit, peisazhit dhe ato ekologjike;  

  -Krijimi i administratës menaxhuese të parqeve kombëtare (sipas nenit 23 te Ligjit te ZM) dhe administrimi i pamvarur i parqeve-siç është rasti i PK-Butrint dhe Prespë;

  -Trainimi i administrates për menaxhimin e parqeve kombëtare;

  -Hartimi dhe apdeitimi i Planeve të Menaxhimit të PK-re dhe ZM-ra;

  - Krijimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së PK-re;

  - Kontrolli i biznesve dhe zaptimit të teritoreve të tyre nga ndërtimeve ilegale ;

  - Riinventarizimi i biodiversitetit dhe marrja e masave rehabilituese dhe konservuese;

  - Zhvillimi planeve të ruajtjes, rehabilitimit dhe zhvillimit të tyre me pjesmarrjen e komuniteteve në juridiksion dhe rreth tyre;

  - Mbeshtetja financiare dhe logjistike;

  - Kryerja e studimeve dhe e monitorimit te gjendjes se zonave te mbrojtura dhe parqeve kombëtare;

  - Forcimi i bashkëveprimit dhe  nxitja e OJQ-ve dhe komunitetit lokal për administrim dhe menaxhim të përbashkët të zonave të mbrojtura ;

  - Mbështetje e institucioneve kërkimore-shkencore për këto zona.


Printo Dergo me e-mail




 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara