aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Studime
   Uji
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   EKOEKONOMIA
   LUMENJTE
   NGA MMAPU
   English
   LEGJISLACIONI MJEDISOR, VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME E PASTER DHE E BUKUR
   GREEN ELECTION 2011
   VEPRO TANI
   PYJET
   Nga grupimi Ekolevizja
   POLITIKA
   NJOFTIME
   RIO + 20
   ENERGJIA
   RICIKLIMI


Qendra e Grupimit Ekolevizja
Kush është Grupimi "Ekolëvizja"
“Ekolëvizja”
është aleanca e një Grupimi OJF-sh mjedisore, krijuar që në Janar të 2004-ës, me shtrirje mbarëkombëtare, që punojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Grupimi u krijua si rezultat i domosdoshmërisë së forcimit të zërit dhe veprimit të shoqërisë civile në këtë fazë të zhvillimit të vendit, kur ndodhin dëmtime në mjedis, zhvillime jo miqësore me të, me kosto të lartë për të ardhmen e vendit.

Misioni i Grupimit “Ekolëvizja” është:
Të bashkojë dhe forcojë zërin e shoqërisë civile në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, të bëhet faktor në proceset vendimmarrëse, përmes forcimit të integritetit të rrjetit të shoqatave mjedisore, rritjes së cilësisë së veprimtarive, zgjerimit të pjesëmarrjes, informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut.

Qëllimi dhe Programi
Grupimi Ekolëvizja ka për qëllim bashkimi dhe forcimin e lëvizjes mjedisore dhe aktiviteteve të
 sajë dhe ka programin e mëposhtëm:

- Të bashkoje dhe forcoje zëri dhe të rris ndërgjegjësimin e shoqërisë civile ne mbrojtjen e mjedisit dhe veprimeve të përbashkëta të shoqatave dhe individëve antare të këtij Grupimi.
- Të forcoje integritetin e shoqatave mjedisore me synimin rritjen e cilësisë sëveprimtarive, dhe zgjerimin e pjesmarrjes së tyre pë problemet që kan lidhje me mjedisin.
- Të jetë oponencë e fortë ndaj politikave anti-mjedisore të zhvillimit dhe monitoruese në zbatimin e këtyre politikave.
- Të jetë forcë aktive ndaluese ndaj politikave, vendimmarrjeve dhe praktikave anti-mjedisore me pasoja për ekonominë e vendit dhe shëndetin e popullit.
- Partnere dhe faktor aktiv në studimin dhe zgjidhjen e problemeve mjedisore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm duke zbatuar parimet bazë të ruajtjes së elementëve përbërës të tij, si biodiversiteti, peisazhi, parimet ekuilibrit bio-ekologjik etj.
- Të ofrojë këshillime dhe konsulencë si dhe të organizoj trainime për rritjen e cilësisë së aktiviteteve të shoqatave mjedisore shqiptare.
- Të jetë pjesëmarrëse aktive në hartimin e politikave të qëndrueshme mjedisore dhe në vendimmarrjet në fushën e mjedisit.
- Të ndërmarrë studime/kërkime dhe projekte konkrete dhe monitorime për mbrojtjen e mejdisit dhe zhvillimin e qëdrueshëm.
- Të ndërmar nisma lidhur me diskutimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, konventave ndërkombëtare që kan të bëjnë me mjedisin, me synim përshtatjen e legjislacionit aktual shqiptar me standartet Evropiane dhe ato ndërkombëtare dhe nohjen e publikut me to.
- Të përgatis dhe nxjer në qarkullim një gazetë për informimin e publikut dhe për të trajtuar problemet mjedissore dhe të tjera që lidhen me të.
- Një Qendër për koordinimin dhe menaxhimin e lëvizjes mjedisore dhe monitorimit të mjedisit.
- Një Qendër e grumbullimit, kërkimit/investigimit dhe monitorimit, me synim që të jetë një
- Një Qendër burimore-informacioni mjedisor dhe t’i shërbej komunitetit dhe publikut të gjerë dhe shpërndajë informacion mjedisor.

Motoja e “Ekolëvizjes” është: Sensibilizim, reflektim, ndërgjegjësim dhe veprim

Disa nga aktivitetet kryesore të Grupimit “Ekolëvizja” prej vitit 2004
Gjatë këtyre dy vjetëve të jetës së tij, grupimi Ekolëvizja ka bërë disa nga fushatat më të fuqishme mjedisore në rang kombëtar:

  1. Fushata kundër futjes së OMGJ-ve pa kontroll në Shqipëri. Kjo fushatë u kurorëzua me sukses duke arritur përmirësimin e ligjit dhe ndërgjegjësimin e publikut dhe të vendimmarrësve. 
  2. Fushata kombëtare kundër importimit të plehrave nga Italia. Grupimi “Ekolëvizja” realizoi një bashkëpunim me të gjithë shoqërinë civile ndaj këtij kërcënimi të madh mjedisore të Shqipërisë, dhe grupimi “Ekolëvizja” ishte gjithmonë bërthama e problemit. Fushata u kurorëzua me sukses me anulimin e marrëveshjes qeveritare.
  3. Fillimi i fushatës ndërgjegjësuese kundër Parkut Energjetik në Vlorë u kurorëzua me krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Gjirit të Vlorës.
  4. Fushata për reduktimin e ndotjes së ajrit në qytetin e Elbasanit, e cila është në vazhdim.


 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara