aaKerko:a
 
aKONTAKT
aCilet jemi
aRedaksia
aLetra
aKa ndodhur
aKomente

aSHERBIME
aKonsulence mjedisore
aTrajnime
aLobim
aAbonime

aFORUM (Diskutoni)

aKATEGORITE
   Uji
   English
   Ajri
   Toka
   Biodiversiteti
   Interviste
   Reportazh
   Shendeti
   Energjia
   Aktivitete
   Politika
   Shoqeria Civile
   Ka ndodhur
   Kuriozitete
   Studime
   Nga bota
   TECI NE PORTO ROMANO
   TELEFON I GJELBER
   NGA MMAPU
   VENDIME
   BASHKIA E TIRANES
   SHQIPERIA IME EPASTER DHE E BUKUR
   VEPRO TANI


Qendra e Grupimit Ekolevizja


Trajnim mbi Bankat e Zhvillimit Ndërkombëtar


Ekolevizja, Qendra EDEN (qendra mjedisore për zhvillim, edukim dhe rrjetëzim) dhe  CEE Bankwatch Network (Rrjeti Vëzhgues i Investimeve Bankare për Evropën Jug Lindore) ka kënaqësinë t’ju ftojë në trainimin mbi Bankat e Zhvillimit Ndërkombëtar (MDBs), i cili do të mbahet në Hotel Tropikal Durrës më 14-15 prill 2007.

Trainimi do të fokusohet në mënyrën e operimit të tre MDBs – bankës Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim (EBRD), Bankës Europiane të Investimeve (EIB) dhe Bankës botërore (WB) – në Evropën Qëndrore dhe Lindore dhe në Shqipëri. CEE Bankwatch Network do të prezantojë eksperiencën e tyre me hartimin dhe zbatimin e politikave dhe instrumenteve bankare si dhe mësimet e nxjerra nga fushatat mbi projektet e financuara nga MDBs.

Aplikimet për pjesmarrje në këtë trainim jeni të lutur t’i dërgoni  në: info@eden-alb.org deri më 31 mars 2007 ora 16:00
Aplikimi duket të përmbajë informacionin e mëposhtëm:  

  • Emri i aplikuesit
  • Emri i OJF-së
  • Pozicioni i aplikuesit në OJF
  • Kontaktet: e-mail, telefoni, adresa, website (nëse ka)

Veç kësaj, aplikantëve të interesuar për trainimin u kërkohet të përgatisin një dokument përmbledhës në të cilin të prezantojnë një projekt që është financuar, po financohet apo ka mundësi të financohet nga MDB (EBRD, World Bank dhe EIB) në qytetin, rajonin apo vendin tuaj.
Dokumenti përmbledhës 1 – 2 faqe duhet strukturuar sipas termave të referencës  së mëposhtëme dhe të shkruhet mundësisht në Anglish. Pjesa me e madhe e informacionit të mbledhur do të finalizohet pas trainimit dhe do t’i prezantohen bankave të sipërpërmendura, institucionet dhe mediat ndërkombëtare.
Bazuar mbi njohuritë e marra gjatë trainimit, pjesmarrësit do të jenë të aftë të ndjekin monitorimin e këtyre projekteve duke kërkuar informacione nga bankat financuese, zyrat e shtetit apo autoritete të tjera.

Nëse do të hasni vështirësi në përgatitjen e dokumentit përmbledhës jeni të lutur të paraqisni një letër interesi dhe motivimin tuaj për pjesmarje në këtë trainim.
Letra duhet të jetë e shkruar në Anglish me rreth 250-350 fjalë.

Dokumenti përmbledhës mund të dergohet në formë elektronike tek: info@eden-alb.org jo më vonë se 1 javë përpara trainimit.

Termat e referencës për fushën e verpimit 

Për qartësinë tuaj, ju lutem ndiqni pyetjet e mëposhtme, para se të krijoni letrën përshkruese. Nëse nuk keni informacionin e duhur, jeni të lutur që ta shënoni.

  • Një përshkrimi i shkurtër i projektit
  • Informacioni bazë (emri, lokalizimi, donatori i projektit, statusi privat dhe publik, kostoja totale e projektit, përshkrimi i projektit) 
  • Aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtar (komuniteti lokal, sposnsori i projektit, autoritetet shtetërore, MDB)
  • Financimi i MDB-së në projekt
  • Përfshirja e MDB-së (shuma e financuar nga MDB, statusi i projektit në MDB)
  • Përfitimet e projektit
  • Përfitimet direkte (Ka/do të ketë komuniteti lokal, kompanitë dhe bashkia përfitim financiar nga projekti? Sa? 
  • Përfitimet e qëndrueshme (Ka/do të ketë ndikim projekti në zhvillimin e komuniteti lokal, rajonit ose vendit. Çfarë ndikimi ka/do të sjellë?)
  • Kërcënimet e projektit
  • Ndikimi në mjedis, ndikimi ekonomik dhe social (A ka kërcënuar mjedisin, shëndetin e komunitetit, aktivitetet sociale dhe ekonomike të komunitetit? Sa?)
  • E drejta e informacionit
  • Ofrimi i dokumentave të projektit (Çfarë informacioni mbi projektin është publikuar në gjuhën shqipe dhe atë angleze. Çfarë informacioni teknik keni mundur të merrni përgjatë projektit nga persona zyrtar?)
  • Raportimi për publikun (A ka informuar investuesi i projektit apo bashkia rreth fillimit dhe zhvillimit të projektit?) Pjesëmarrja publike
  • Konsultimet me publikun (A i është prezantuar projekti publikut nga bashkia, autoritetet shtetërore, kompania apo MDB-ja. A është ftuar komuniteti të marrë pjesë në ndonjë takim publik për të diskutuar mbi skicimin dhe impaktin e projektit? Kur dhe në çfarë forme?)
  • Gjithëpërfshirje
  • Mbulimi në media (A është informuar media rreth projektit? Cila media ishte? A ka qënë i përhershëm mbulimi në media?) 
  • Qëndrimi i OJF-ve (A është përpjekur OJF-ja juaj apo ndonjë grup tjetër të informoj publikun nëpërmjet fushatave sensibilizuese, takimeve apo web-site?)
  • Përfundime dhe rekomandime
  • Rekomandime (Çfarë mund të përmirësohet në projekt për të rritur zhvillimin e komunitetit dhe vendit tuaj në përgjithësi?

Kontatket e Koordinatori të trajnimit
Bujana Xhindoli
Mialing address: Qendra EDEN, Ish klinika e Udheheqes, shk3, ap 4 Tirane
Telephone: +355 4 234 851
E-mail: info@eden-al.org ose aninxhin@hotmail.com
Për të mësuar më shumë rreth organizatorëve të trajnimit mund të vizitoni faqet e tyre të internetit:

Ekolevizja
http://www.ekolevizja.org
EDEN Center
http://www.eden-alb.org
CEE Bankwatch Network
http://www.bankwatch.org

 

 



 
aTEMPERATURA

aGAZETA PDF

aSONDAZH
SA E NJIHNI DEMIN MJEDISOR TE PLASTIKES

Po
Jo


aProverbi i dites
aBotime
aStudime
aRaporte
aManuale

aRRJETI SHOQATAVE

aMBESHTETESIT
aDonatore
aPartnere

Kjo faqe u mbeshtet nga
Milieu Kontakt Internacional

 
Ndalohet rreptesisht kopjimi ose keqperdorimi i ndonje materiali nga faqja.
Copyright 2007 Qendra e Grupimit "Ekolevizja"
Te gjitha te drejtat e rezervuara